Një sulm me dron rus ka goditur një tren pasagjerësh në një stacion në rajonin verior Sumy të Ukrainës, duke plagosur 30 persona, përfshirë pasagjerë, thonë autoritetet lokale.
Përmes një mesazhi në Telegram, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësoi sulmin si një akt “terrorizmi” ndaj civilëve.
"Një sulm mizor me dron rus në stacionin hekurudhor të Shostka në rajonin Sumy. Të gjitha shërbimet e nevojshme janë tashmë në vendngjarje dhe kanë filluar t'u ofrojnë ndihmë njerëzve. Aktualisht raportohen dhjetëra të plagosur.
Rusët nuk mund të mos ishin në dijeni se po synonin civilët. Dhe ky është terrorizëm, të cilin bota nuk ka të drejtë ta injorojë. Çdo ditë, Rusia merr jetë njerëzore. Dhe vetëm forca mund t'i detyrojë ata të ndalen. Fjalët nuk janë të mjaftueshme tani. Nevojiten veprime të forta" tha Volodymyr Zelensky.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen e cilësoi tronditëse sulmin, teksa theksoi se BE është në krah të Ukrainës, ndërsa populli i saj po vuan sërish nga barbaria ruse.
Moska ka intensifikuar fushatën e sulmeve ajrore në infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës, duke e goditur atë pothuajse çdo ditë gjatë dy muajve të fundit.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen e cilësoi tronditëse pamjet nga stacioni hekurudhor ukrainas, ku Rusia kreu sulm me dron. “BE është në krah të Ukrainës, ndërsa populli i saj po vuan sërish nga barbaria ruse. Pamjet tronditëse që vijnë nga stacioni hekurudhor i Shostkës nxjerrin në pah dëshirën e pamëshirshme dhe të vazhdueshme të Rusisë për të sulmuar civilët. BE dhe partnerët e saj globalë duhet të vazhdojnë të rrisin presionin mbi Rusinë derisa ajo të pranojë më në fund një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” deklaron në rrjetet sociale presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
The EU stands ëith Ukraine as its people once again suffer at the hands of Russian barbarity.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 4, 2025
The shocking scenes emerging from Shostka railëay station highlight Russia’s reckless and continued ëillingness to target civilians.
The EU and its global partners must continue… https://t.co/jDVRkhFlzN
Komente
