Lufta në Ukrainë/ Samiti i NATO-s, deklarata përfundimtare: 40 miliardë euro ndihmë ushtarake për Kievin deri në vitin 2025

11 Korrik, 09:01| Përditesimi: 11 Korrik, 15:13

  • Share

Udhëheqësit e NATO-s u zotuan në samitin që u mbajt në Uashington t'i japin Ukrainës të paktën 40 miliardë euro ndihmë ushtarake "deri në vitin e ardhshëm" për ta ndihmuar atë të luftojë kundër Rusisë.

“Përmes kontributeve proporcionale, aleatët synojnë të sigurojnë një financim bazë minimal prej 40 miliardë eurosh deri në vitin e ardhshëm dhe të sigurojnë nivele të qëndrueshme të asistencës së sigurisë në mënyrë që Ukraina të mund të mbizotërojë”, thuhet në deklaratën përfundimtare.

Një angazhim që pason furnizimin me avionët luftarakë F-16, bateritë e mbrojtjes ajrore, si dhe një "rrugë të pakthyeshme" drejt anëtarësimit të Ukrainës në Aleancën Atlantike, siç u përsërit nga Sekretari në largim Stoltenberg: "Një pyetje kur, jo nëse".

Mbetet shqetësimi për intensifikimin e lidhjeve midis Kinës dhe Rusisë, siç thuhet nga liderët e NATO-s në Deklaratën e Samitit të Uashingtonit, por edhe ndërgjegjësimi për atë që është në rrezik.

"Aleatë, të bashkuar dhe në solidaritet kundër luftës brutale të agresionit të Rusisë në Ukrainë. Një moment vendimtar për sigurinë dhe paqen e Evropës", shkruan presidenti francez Macron në X.

Një zëdhënës i misionit kinez në Bashkimin Evropian ka kritikuar ashpër deklaratën përfundimtare të samitit të NATO-s në Uashington, e cila shpreh hapur shqetësimin perëndimor për rolin vendimtar të Pekinit në mbështetjen e fushatës ushtarake të Moskës në Ukrainë, me Kinën që vazhdon të sjellë “sfida sistemike në Evropë dhe sigurinë e saj”.

Fjalët “plot me retorikë luftarake, provokime, gënjeshtra dhe nxitje konflikti” që demonstrojnë një “mentalitet të luftës së ftohtë”, deklaron zëdhënësi kinez në një deklaratë, “me sa dinë të gjithë, nuk ishte Kina ajo që gjeneroi krizën në Ukrainë”.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Keci: 11/07/2024 19:47

    Kjo paraja e destinuar për UKR do dali nga buxheti i mbrojtjes apo fond i veçantë? Po qe se del nga i pari, atëherë mirupafshim rritje buxheti 2% GDP dhe modernizimin e sistemeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?