Lufta/ Moska: Shkatërruam 3 dronë duke u përpjekur të godasin urën e Krimesë! Zelensky: Ne po përparojmë

2 Shtator 2023, 07:34| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 20:49

  • Share

Administrata Biden do të dërgojë për herë të parë municione që përmbajnë uranium të varfëruar në Kiev, deri tani të dërguara vetëm nga Londra. 

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters, pas zbulimit të një dokumenti dhe ka marrë konfirmimin nga dy drejtues të SHBA. 

Predhat, të cilat mund të përdoren për të shkatërruar tanket ruse, janë pjesë e një pakete të re ndihme ushtarake prej 240 deri në 375 milionë dollarë, e cila do të prezantohet javën e ardhshme. Municionet mund të hidhen nga tanket amerikane Abrams, që u priten në Kiev në javët e ardhshme.

Nga ana tjetër Rusia pretendon se ka shkatërruar tre drone ukrainas që synonin një urë në Krime.

Ndërkohë nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Dmitri Medvedev deklaroi sot në mëngjes në kanalin e tij Telegram se Biden, Macron dhe Meloni janë bashkëpunëtorë të nazistëve.

‘Presidenti amerikan Joe Biden , kancelari gjerman Olaf Scholz , presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja Giorgia Meloni janë disa nga liderët botërorë “bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë” të nazistëve!

Lajmi në përditësim...

Ora 22:57
Irani merr aeroplanin e parë trajnues Yak-130 nga Rusia

1693687959_fff.jpg

Forcat Ajrore të Iranit kanë marrë disa avionë rusë trajnues për të “përmirësuar aftësitë luftarake dhe trajnimin”, njoftuan sot mediat lokale.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, “një numër avionësh trajnimi Yak-130” u dorëzuan në Teheran dhe janë tashmë në bazën ajrore Shahid Babai në Isfahan, raportojnë mediat e huaja.

Agjencia, duke cituar shërbimin e marrëdhënieve me publikun e ushtrisë, shtoi se dorëzimi i këtyre avionëve është bërë në kuadrin e “kontratave të armëve midis Republikës Islamike dhe Federatës Ruse”.

Rusia dhe Irani janë subjekt i sanksioneve ndërkombëtare që kufizojnë tregtinë. Vitin e kaluar ata nënshkruan një sërë marrëveshjesh në shumë fusha, duke përfshirë bashkëpunimin ushtarak.

Ajo mund të përdoret gjithashtu si një avion zbulues dhe sulmues, e cila ka një shpejtësi maksimale prej 648 miljesh në orë dhe një rreze luftarake prej 345 miljesh.

Në muajin mars, Irani njoftoi se kishte rënë dakord të blinte avionë luftarakë Sukhoi-35 nga Rusia.

Ora 21:32
Ja si duken shkollat e ‘modernizuara’ në Ukrainë, 1 mijë nxënës do kalojnë orët mësimore në një metro

1693685443_mmm.jpg

Nën zjarrin e bombave ruse, një qytet në Ukrainë ka gjetur një zgjidhje të re për dërgimin e nxënësve në shkollë të hënën.

Përafërsisht 1 mijë nxënës në Kharkiv do t’i kalojnë orët mësimore në një metro të konvertuar nën qytet, raportojnë mediat e huaja.

“Ky është hapi i parë dhe kur prindërit shohin kushtet e krijuara këtu, jam i sigurt se numri i aplikantëve do të rritet. Asnjë qytet tjetër në botë nuk ka përvojë në gjëra të tilla, Kharkiv është i pari”, tha kryetari Ihor Terekhov.

Ora 21:10
Kremlini: Kërkesa e Danimarkës për reduktimin e stafit të ambasadës ruse tregon qëndrim armiqësor

1693681957_krem.jpg

Kërkesa e Danimarkës që Rusia të reduktojë stafin e ambasadës së saj në Kopenhagë është një tjetër manifestim i “pozicionit armiqësor” të saj, ka pohuar ministria e jashtme e Kremlinit.

“Natyrisht, do të nxirren përfundimet e nevojshme”, tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova, raportojnë mediat e huaja.

Danimarka, një anëtare e NATO-s, ka vendosur të kufizojë numrin e diplomatëve rusë të lejuar në ambasadën e Kopenhagës në pesë dhe stafin administrativ në 20, duke e detyruar Moskën të shkurtojë stafin e saj.

Ministria e Jashtme e vendit nordik ka thënë se Rusisë do t’i duhet të reduktojë personelin deri më 29 shtator.

Në prill 2022, Danimarka iu përgjigj pushtimit rus të Ukrainës duke dëbuar 15 diplomatë.

Ora 20:45
Ukraina 'sulmon' dy rajone ruse, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

1693680316_likjsds.jpg

Sulmet vdekjeprurëse kanë goditur rajonet Belgorod dhe Kursk të Rusisë, sipas guvernatorëve të tyre.

Nga ky sulm mbeti i vrarë një civil dhe plagosi dy të tjerë, tha Vyacheslav Gladkov i Belgorod.

Dronët ukrainas goditën lagjen Valuysky, duke dëmtuar një shtëpi, tha Gladkov, raportojnë mediat e huaja.

Një grua u plagos gjatë granatimeve të një fshati në Kursk fqinj, tha guvernatori Roman Starovoit.

Ai fajësoi Ukrainën, e cila nuk tha nëse ata filluan sulmet.

Ora 20:13
Ish-ambasadori i SHBA-së në Rusi: Putin ka shumë frikë nga humbja e Krimesë, ne mund ta sfidojmë dhe ta dëbojmë atë

1693678497_lkjds.jpg

Ish-ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, beson se presidenti rus Vladimir Putin ka shumë frikë nga humbja e Krimesë. 

Duke folur në kanalin ukrainas "Espresso TV" ish-ambasadori tha: “Putini i frikësohet transferimit të luftës në Krime, në vendin tuaj, jo të tijin. Kjo është ajo që ai ka më shumë frikë, sepse kjo do të minonte legjitimitetin e luftës së tij në Rusi".

McFaul shtoi se paaftësia e Putinit për të mbajtur Krimenë do të ishte një "pasojë kërcënuese për regjimin e tij". 

Duke iu referuar pjesëmarrjes së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në samitin e BRICS në vend të Putinit, ish-ambasadori tha se kjo ishte provë e frikës së Putin për t'u paraqitur para Gjykatës Penale Ndërkombëtare në rast arrestimi. 

Ora 19:05
Lavrov do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

1692465689_sergeilavrovrusinatoshba.jpg

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si dhe do të marrë pjesë në takime dypalëshe dhe ngjarje shumëpalëshe. 

Ministria e Jashtme ruse deklaroi se puna e sezonit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të nisë më 5 shtator.

“Puna e sezonit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të nisë më 5 shtator. Delegacioni rus do të udhëhiqet nga ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili do të flasë gjatë diskutimit të përgjithshëm politik dhe do të marrë pjesë gjithashtu në një sërë takimesh dypalëshe dhe ngjarjeve të shumta”, tha Ministria e Jashtme ruse.

Ora 18:14
Ukraina: Mospërfillja e Nobelit për Rusinë 'rivendos drejtësinë' në ceremoninë e çmimit

1693671198_kjhsa.jpg

Ukraina e ka quajtur vendimin e Fondacionit Nobel për të ndaluar pjesëmarrjen e Rusisë dhe Bjellorusisë nga ceremonia e çmimit të saj në Stokholm si një rivendosje të drejtësisë.

Disa orë më parë, fondacioni ka anuluar një ftesë për të dy kombet dhe Iranin, pas kritikave të Kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson për ftesën e ambasadorit rus i cili tha se nuk do të merrte pjesë në ceremoni, nëse aty do të kishte përfaqësues rus.

"Faleminderit për të gjithë ata që kërkuan rivendosjen e drejtësisë. Ne jemi të bindur se një vendim i ngjashëm duhet të merret edhe për ambasadorët rusë dhe bjellorusë në Oslo”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Kryeministri suedez i bëri jehonë komenteve të Nikolenko.

“Reagimet e shumta dhe të forta tregojnë se e gjithë Suedia qëndron pa mëdyshje në anën e Ukrainës kundër luftës së tmerrshme të agresionit të Rusisë”, tha Kristersson.

Udhëheqësit e disa partive politike suedeze kërcënuan se do të bojkotojnë ceremonitë e çmimeve kur fondacioni fillimisht ftoi Rusinë dhe Bjellorusinë të enjten.

Ora 17:41
Parlamenti ukrainas do shkarkojë ministrin e mbrojtjes javën e ardhshme! Kush do e zëvendësojë atë?

1693669391_llllll.jpg

Parlamenti ukrainas, Verkhovna Rada, do të shkarkojë ministrin e Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, javën e ardhshme. 

Kjo u raportua nga burime të informuara për media ukrainase RBC Ukraine. 

Reznikov akuzohet për korrupsion ndaj një rasti që përfshin disa furnizime ushtarake me çmime të larta dhe supozohet se ka dhënë dorëheqjen prej ditësh. 

Sipas medias ukrainase, konkretisht ministri ukrainas i mbrojtjes do të japë dorëheqjen dhe vendin e tij do ta zërë kreu i Fondit të Pronës Shtetërore, Rustem Umerov.

Ora 17:02
Media turke: Marrëveshja e re e grurit do të siguronte shkrirjen e aseteve ruse

1693498548_grure.jpg

Një paketë e re propozimesh të OKB-së për një marrëveshje gruri kërkon rilidhjen e Rosselkhozbank me Swift dhe shkrirjen e aseteve ruse, raportoi agjencia turke Anadolu.

Në një konferencë për shtyp në Moskë me homologun e tij rus Sergej Lavrov, ministri i Jashtëm Hakan Fidan pohoi se OKB-ja ka përgatitur një paketë të re propozimesh, duke marrë parasysh kontributin e Turqisë.

Sipas Ankarasë, kjo do të përbënte një bazë të përshtatshme për rinisjen e nismës.

Më e rëndësishmja e kësaj pakete propozimi ishte rilidhja e Bankës Bujqësore të Rusisë me sistemin Swift dhe shkrirja e aseteve të Rusisë.

Ora 15:48
Medvedev: Biden, Scholz, Macron dhe Meloni janë bashkëpunëtorë të nazistëve

1692193997_7.jpg

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit shkroi sot Telegram, Dmitri Medvedev, se Presidenti amerikan Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidenti framcez Emmanuel Macron dhe Kryeministrja Giorgia Meloni janë disa nga liderët botërorë bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të nazistëve

“Presidenti amerikan Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja Giorgia Meloni janë disa nga liderët botërorë bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të nazistëve”, shkroi Medvedev.

 Ai gjithashtu shkroi se udhëheqësit e Ukrainës Banderiane po diskutojnë nevojën për të vendosur para drejtësisë rusët, i cili iu referua nacionalistit ukrainas Stepan Bandera.

"Udhëheqësit e Ukrainës Banderiane po flasin gjithnjë e më shumë për nevojën për të 'sjellur të gjithë rusët para drejtësisë’, është e qartë se me 'rusët' nënkuptojnë të gjithë popullsinë e vendit tonë, pavarësisht nga kombësia. Kjo ka ndodhur diku më parë, apo jo?", shkroi Medvedev.

Ora 15:29
Zelensky: Pavarësisht gjithçkaje, ne po përparojmë

1693237304_zz.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se pavarësisht gjithçkaje forcat ushtarake ukrainase po përparojnë kundër agresorit rus.

Ai shtoi se kjo ishte më e rëndësishmja për ukrainasit.

"Forcat ukrainase po përparojnë. Pavarësisht gjithçkaje dhe pavarësisht nga ajo që thuhet, ne po përparojmë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Jemi në lëvizje", shkroi në Telegram Zelensky.

Ora 09:45
Sulmi në aeroportin rus, Ukraina: Dronët janë nisur nga Rusia

Sulmi i fundit me dronë në veriperëndim të Rusisë, i cili dëmtoi disa aeroplanë transportues, është planifikuar brenda territorit rus, njofton inteligjenca ushtarake e Ukrainës.

Sulmi i kësaj jave në aeroportin Pskov, rreth 700 kilometra larg Ukrainës, shënoi një ndër sulmet e fundit në territorin rus, prej kur Kievi është zotuar në korrik se do ta “kthejë” konfliktin në Moskë.

“Dronët e përdorur për ta sulmuar bazën ajrore ‘Kresty’ në Pskov janë nisur nga Rusia. Katër aeroplanë transportues IL-76 janë goditur si rezultat i sulmit. Dy janë shkatërruar dhe dy janë dëmtuar rëndë”, ka thënë shefi ukrainas i inteligjencës, Kyrylo Budanov.

I pyetur për pretendimet e Ukrainës, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka refuzuar të përgjigjet duke kërkuar që pyetjet t’i bëhen Ministrisë së Mbrojtjes.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Imperialistet: 02/09/2023 08:38

    Ato arme qe jane te ndaluar me ligjin nderkonbetar Amerika po i dergon ne Ukraine dhe asnje nuk flet per kete gje , ese do ta bente ndonje shtet tjeter do ishte ber nami ,keshtu funksionon bota demokratike e horrave

    Përgjigju
    • Titi: 02/09/2023 10:47

      Paske mendjen e Enverit. Celularin hidhe poshte se eshte kapitalist, plako.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?