Pas luftës në Ukrainë, çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008, ku një fuçi nafte e papërpunuar arriti në 140 dollarë. Rritja e çmimit të naftës është ndjerë edhe në vendin tonë, ku çmimet po pësojnë ndryshime ditë pas dite.
Rritja e paprecedentë ka sjellë reagimin e Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure. Në një deklaratë për media, shoqata ka kërkuar që të mos sulmohen kompanitë e naftës në vend, por të bëhet një analizë e plotë dhe e thelluar e gjendjes aktuale të krizës së çmimeve të lëndëve të para në të gjithë botën. Në fillim të luftës, sipas shoqatës është shkëputur furnizimi me kompani që burimet i kishin nga Rusia, drejt atyre kompanive që kanë burime nga vende të tjera kryesisht arabe, duke garantuar furnizimin e tregut.
Sipas Shoqatës së Hidrokarburëve rritja e çmimeve në bursë javën e fundit ka qenë galopante. Shoqata e hidrokarbureve sqaron se çmimet tashmë mund të krahasohen me krizën e viteve 70, por sidoqoftë jemi në një kohë krize që siç mund të ketë edhe më shumë rritje ashtu dhe mund të qetësohet situata.
'Duke ndjekur me preokupim situaten e luftes ne Ukraine dhe krizen qe po e shoqeron ate ne mbare globin, shprehim shqetesimin tone per sulmet e padrejta qe i drejtohen sektorit te tregtimit te karburanteve te cilat behen pa nje analize te plote dhe te thelluar te gjendjes aktuale te krizes se cmimeve te lendeve te para ne te gjithe boten, ku dhe Shqiperia pa dyshim nuk mund ti rri larg ketyre efekteve. Ne fakt te gjitha vendet sot, ku cdo ekonomi eshte e integruar me njera tjetren, po perballen me nje inflacion ne rritje e qe ka pesuar nje rritje te pa pritur e te metejshme sidomos ne 10 ditet e fundit me ngjarjet e Ukrahines.
Nje nga sektoret e goditur me shume eshte ai i energjise ne teresi kryesuar nga karburantet dhe gazi. Per vete specifiken e zonave ku shtrihen burimet kryesore per kete sektor lidhur me vendin tone sqarojme konsumatoret dhe te gjithe opinionin publik:
Se pari furnizimi i tregut eshte i garantuar per vete pergjegjesine e operatoreve perpara konsumatorit jo vetem me rezervat ligjore 90 ditore por dhe ne vazhdim pasi operatoret e kesaj fushe qe ne fillimin e kesaj krize kane arritur te shkepusin furnizimin nga kompani qe burimet i kishin nga Rusia drejt atyre kompanive qe kane burime nga vende te tjera kryesisht arabe. Se dyti cmimet nga bazat grosiste dalin cdo dite me bursen korente dhe marrin rritje graduale te koordinuar me rezervat qe ka gjendje ne pikat e karburantit me furnizimin e ri por fatkeqesisht rritja e cmimeve ne burse javen e fundit ka qene galopante (sqarojme se rezerva tre mujore qe mbahen si mbas ligjit eshte gjithnje ne depo fizikisht por cmimi kurre nuk mund te mbyllet ose fiksohet vetem ne diten qe hidhet ne treg per konsum). Se treti cmimet vertete kane arritur rekord historik dhe krahasohen me krizen e viteve 70te por kush deshiron vertete te kuptoj qarte qe jemi jo ne nje krize por ne nje lufte ne zemer te eksportit boteror te karburanteve dhe sic mund te kemi akoma rritje ashtu mundet qe situata dhe te qetesohet. Ne afat shkurter 3-4 muaj me shume siguri eshte, se presioni do rritet mbi vendet e Opec per te hedhur ne treg sasite e munguara te Rusise, keshtu qe kompanite boterore dhe si rrjedhoje edhe ato shqiptare do gjejne rruge dhe marredhenie te reja e cila do sjelli stabilizimin e cmimeve.'- thuhet në reagimin e Shoqatës së Hidrokarburëve.