Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Lufta në Ukrainë/ Shtatë dronë rus rrëzohen gjatë natës, Zelensky drejtuar SHBA-së: Na jepni raketa Atacms të godasim Krimenë

30 Mars, 08:57| Përditesimi: 30 Mars, 14:01

  • Share

Forcat e Kievit thonë se shtatë dronë rusë janë shkatërruar gjatë natës së djeshme në rajonet ukrainase të Dnipropetrovsk, Odessa dhe Kherson. Në një deklaratë në Telegram thuhet se sulmet synonin infrastrukturën energjitike.

‘Puna luftarake e forcave të mborjtjes ajrore zgjati më shumë se tre orë.’

Nga ana tjetër konfirmohet se nuk ka patur viktima apo dëme kritike. Ndërkohë presidenti Zelensky i ka bërë sërish thirrje SHBA-së për armatime.

Në një intervistë për Washington Post, Zelensky ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara raketa Atacms për të goditur aeroportet dhe aeroplanët në Krime.

Zelensky theksoi se Kievi nuk dëshiron të përdorë raketa me rreze të gjatë për të sulmuar territorin rus. Ai shton se do t’i dëbojë rusët nga aeroportet ashtu siç i zmbrapsi nga ujërat territoriale të Ukrainës.

I pyetur nëse beson se presidenti amerikan Joe Biden është i kujdesshëm në sigurimin e armëve,

Zelensky u përgjigj se Biden ‘është i kujdesshëm në lidhje me një sulm bërthamor nga Rusia.’ Nga ana tjetër, presidenti ukrainas thotë se opsionet e vendit të tij varen nga ajo që vendos Kongresi amerikan.

‘Nuk mund të humbim më kohë: Ukraina nuk mund të jetë një çëshje politike mes palëve’, tha ai.

Në këtë kontekst, Zelensky tha se kritikët e ndihmës ndaj Kievit nuk e kuptojnë se çfarë është në rrezik në luftë.

‘Nëse Ukraina bie, Putini do ta ndajë botën’ në miq dhe armiq të Rusisë, tha presidenti ukrainas.

Ora 13:58
Emigrantët nga Taxhikistani ‘arratisen’ nga Rusia pas sulmi terrorist në Moskë

1711803667_crocushall.JPG

Një valë emigrantësh nga Taxhikistani që punonin në Rusi janë kthyer në vendin e tyre të origjinës pas sulmit në Moskë më 22 mars, të marrë përsipër nga ISIS dhe të ekzekutuar nga katër terroristë taxhikistanas.

‘Ne marrim shumë telefonata, shumë qytetarë nga Taxhikistani shprehin fikë dhe panik’, i tha agjencisë Tass zëvëndësministri Shakhnoza Nodiri.

Tani po monitorohet situata, shton ai, pasi ka më shumë njerëz që vijnë nga Taxhikistani se largohen.

Ora 10:11
Shefi ushtarak i NATO-s: Nuk ka shenja se Rusia do të sulmojë ndonjë vend të Aleancës

1711790009_robbauer.JPG

Admirali holandez, Rob Bauer i cili është shefi ushtarak i NATO-s tha se aktualisht nuk ka asnjë shenjë se Rusia po planifikon ndonjë sulm ndaj vendeve të NATO-s.

‘Nuk ka asnjë indicie se Rusia po planifikon sulme ndaj një shteti të NATO-s. Nuk mendoj se ka ndonjë kërcënim direkt’, u shpreh Bauer.

Sidoqoftë, ai thekson se ambiciet e Rusisë, ‘shkojnë përtej Ukrainës’.

‘Ne e dimë që Aleanca si e tërë duhet të jetë më e përgatitur,’ shton ai.

Presidenti rus Vladimir Putin tha më herët se Rusia nuk ka sulmuar ndonjëherë asnjë vend të NATO-s dhe as nuk ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?