Volodymyr Zelensky

 Lufta në Ukrainë/ Shumë humbje, Zelensky zëvendëson kreun e Forcave të Armatosura

25 Qershor, 10:26| Përditesimi: 25 Qershor, 14:06

  • Share

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar mbrëmë (24 qershor) se ka shkarkuar nga detyra komandantin e Forcave të Armatosura të Ukrainës, Yuri Sodol.

Ai akuzohet se "vrau ​​më shumë ushtarë ukrainas se çdo gjeneral rus".

“Kam vendosur të zëvendësoj komandantin e Forcave të Bashkuara të Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjeneralin Yuri Sodol, me gjeneral brigade Andri Gnatov”, tha Zelensky në një fjalim drejtuar kombit.

Disa orë më parë, kreu i Brigadës Azov të Gardës Kombëtare të Ukrainës, Bogdan Krotevich, njoftoi se kishte kërkuar zyrtarisht hapjen e një hetimi kundër një gjenerali ukrainas që çoi në vdekjen e ushtarëve ukrainas dhe tërheqje në front.

Mediat ukrainase kishin zbuluar se ishte Sodol, emërimi i të cilit në shkurt të këtij viti si komandant i Forcave të Bashkuara u prit me kritika të ashpra dhe akuza për paaftësi.

Ora 14:04
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arrest për 2 besnikët e Putinit

1719317822_wfwqfwqfwqfe.JPG

Valery Gerasimov, Vladimir Putin dhe Serghei Shoigu

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arrest për ish-ministrin rus të Mbrojtjes, Serghei Shoigu, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov .

Sipas medias italiane SkyTg24, ata akuzohen për "krime lufte" dhe "krime kundër njerëzimit". 

Gjykata Penale Ndërkombëtare tha në një deklaratë se dy urdhër-arrestet u lëshuan pasi gjyqtarët gjetën se kishte arsye të forta për të besuar se Shoigu dhe Gerasimov ishin përgjegjës për "sulmet me raketa të kryera nga forcat e armatosura ruse kundër infrastrukturës së energjisë elektrike të Ukrainës" në periudhën prej 10 tetor 2022 deri, të paktën, 9 mars 2023. "

Kujtojmë se më herët Gjykata e Hagës ka lëshuar një urdhëe-arrest edhe për vetë presidentin rus

Ora 11:41
Ursula Von der Leyen: Hapja e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë për hyrjen në BE është një lajm i shkëlqyer

Foto: Volodymyr Zelenskyy dhe Ursula von der Leyen 

Ukraina do të nisë zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian sot, në atë që Presidenti Volodymyr Zelenskyy e ka përshkruar si një ëndërr të realizuar për qytetarët e vendit të tij më shumë se dy vjet në një luftë me Rusinë.

Zëvendëskryeministrja për integrimin evropian dhe euroatlantik, Olga Stefanishyna do të drejtojë delegacionin e Ukrainës në një konferencë ndërqeveritare në Luksemburg që shënon hapjen zyrtare të bisedimeve për të harmonizuar ligjet dhe standardet e vendeve me ato të bllokut 27-vendesh.

Më pas ka qenë Moldavia, ajo e cila aplikoi për t'u anëtarësuar në BE pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022 dhe iu dha statusi i kandidatit katër muaj më vonë,  gjithashtu do të marrë pjesë në një konferencë të veçantë ndërqeveritare për të nisur zyrtarisht procesin e saj të anëtarësimit.

Për hapjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë për hyrjen në BE  ka reaguar presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

"Urime Moldavisë dhe Ukrainës për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ky është një lajm i shkëlqyer për qytetarët e Ukrainës, Moldavisë dhe për të gjithë Bashkimin Evropian. Rruga përpara do të jetë sfiduese, por plot mundësi. Ju urojmë një fillim pozitiv”, shkruan në X Ursula von der Leyen.

“25 qershori 2024 do të hyjë në histori. Sot ne fillojmë negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë drejt anëtarësimit" në Bashkimin Evropian. "Ky është një moment i rëndësishëm që na forcon, që na bashkon si një familje. E ardhmja jonë e përbashkët fillon tani”, shkruan Roberta Metsola, në X.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?