Bota

Bombardohet Odessa, vritet një 15-vjeçar në kishë! Nën sulmet ruse edhe Mariupoli! Berlini: Gati për embargo ndaj naftës ruse! Përfshihet nga flakët fabrika e barutit në Rusi

2 Maj 2022, 07:58| Përditesimi: 2 Maj 2022, 22:34

  • Share

Lufta në Ukrainë ka mbërritur në ditën e 67-të, ndërsa këtë mëngjes ka rifilluar edhe operacioni i evakuimit të qindra civilë ukrainas në uzinën e çelikut në Mariupol. Gjatë natës ka pasur dy shpërthime në Belgorod të Rusisë, por nuk janë raportuar viktima apo dëme. Ndërkohë 100 persona janë evakuuar dje nga fabrika e çelikut Avostal, teksa ende janë brenda edhe 200 civilë dhe 20 fëmijë.

Dëshmitë e para të tyre tregojnë se si i kanë përjetuar momentet e tmerrit teksa kanë qëndruar për 2 muaj në errësirë, pa e parë dritën e diellit dhe mendonin se nuk do të mbijetonin.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka kërcënuar sërish Perëndimin me luftë bërthamore, duke thënë se rreziku nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë ndërsa iu referua Italisë si vendi i parë kundër Moskës. Një nga komandantët e regjimentit Azov, Svyatoslav Palamar ka thënë se ata nuk kanë ndërmend të dorëzohen, por se shpreson të evakuohen të gjithë civilët.

Presidenti turk Erdogan ka thënë se ka në plan të bisedojë me kreun e Kremlinit, Vladimir këtë javë. "Unë po planifikoj negociata me Putinin këtë javë," u tha gazetarëve pas faljes së Bajramit në xhaminë Camlica të Stambollit. Erdogan shprehu shpresën se do të merren masa konkrete në Ankara apo Stamboll për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Ministri gjerman për Çështjet Ekonomike Robert Habeck tha se pas 2 muajsh punë Gjermania është gati për embargon ndaj gazit rus. Ai sqaroi se një vendim i tillë do të ketë pasoja, por kurrsesi nuk do të ndikonte në tërësinë e ekonomisë së vendit.

Bombardimet janë intensifikuar edhe në Odessa mbrëmjen e kësaj të henë. Një djalë 15-vjeçar u vra dhe një tjetër adoleshente u plagos rëndë.

Në përditësim...

Ora 22:34
Përfshihet nga flakët fabrika e barutit në Rusi, humbin jetën 2 punëtorë, plagoset rëndë një tjetër

 

Sipas “Moscow Times” dhe agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Ria Novosti një fabrikë baruti në Perm të Rusisë është përfshirë nga flakët.

Fabrika e Permit prodhon gjithashtu barut për disa armatime, duke përfshirë sistemet raketore Grad dhe Smerch. 

Sipas të dhënave paraprake dy punëtorë kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Ora 22:19
I sheh të gjithë si tradhtarë dhe është paranojak! Ish agjenti i KGB-së shton dyshimet për gjendjen shëndetësore të Putin

1651522791_Capture.JPG

Boris Karpichkov ish agjenti i KGB-së ka bërë deklarata të forta teksa ka komentuar dhe gjendjen shëndetësore të presidentit rus Vladimir Putin.

“Putin ka të ngjarë të vuajë nga Parkinson dhe Demenca në fazën e hershme, ndërkohë që paranoja dhe frika e tij ndaj tradhtarëve po e çmendin atë. Ai i sheh të gjithë si tradhtarë”, ka thënë ish agjenti.

Shëndeti i Putinit ka qenë prej kohësh burim spekulimesh, me inteligjencën perëndimore që sugjeron se ai ka probleme serioze shëndetësore.

Pavarësisht se sekretari i shtypit i Putinit, Dmitry Peskov, këmbëngul se shëndeti i Putinit është "i shkëlqyer", daljet e tij të fundit publike pas pushtimit të Ukrainës kanë ndezur zëra për gjendjen e tij fizike.

Ora 21:22
‘Shembet’ shkolla që u mbijetoi dy luftërave botërore, por jo agresionit rus

1651519405_Capture.JPG

Gjimnazi Multidisiplinor Lysychansk i mbijetoi dy luftërave botërore por jo agresionit rus, ai është shkatërruar plotësisht pasi u përfshi nga flakët nga granatimet e shumta ruse.

“Gjimnazi i mbijetoi dy luftërave botërore dhe betejës për qytetin në vitin 2014, por u dogj për shkak të kafshëve pa vlera në vitin 2022", tha maturantja Yana Honcharenko teksa e përshkroi gjimnazin si "ndër 100 shkollat ​​më të mira në vend".

Gjimnazi ishte ndërtuar në shekullin e 19 dhe ishte pjesë e trashëgimisë arkitekturore belge të Lysychansk.

Rusia ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore, pasi tërhoqi forcat e saj nga afër kryeqytetit Kiev.

Ora 21:17
Shtëpia e Bardhë: Biden nuk ka plane të vizitojë Kievin

“Biden nuk ka plane të vizitojë Ukrainën për momentin”. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, e tha këtë në një konferencë shtypi, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me deklaratat e Adam Schiff, president i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, se një mision i presidentit amerikan në Kiev "është vetëm çështje kohe".

Ora 21:13
Bombardimet me Odessa, vritet një 15-vjeçar në kishë

Sulmi raketor rus në Odessa goditi një kishë ortodokse. Një djalë 15-vjeçar (u vra dhe një tjetër adoleshente u plagos rëndë. Kështu ka thënë sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Oleksiy Danilov, cituar nga agjencia Interfax Ukraine. Çatia e kishës u shemb, shtoi Danilov. Sipas burimeve të tjera, kisha ndodhet shumë pranë një strukture ushtarake.

Ora 19:11
Një tjetër sulm me raketa në qytetin e Odesës

1651515076_httpscdn.cnn.comcnnnextdamassets22041814590201ukrainegalleryupdate041822.jpg

Një tjetër sulm me raketa ka goditur qytetin port të Odesës vetëm pak ditë nga sulmi në pistën e aeroportit.  

 

“Një shpërthim i fortë u dëgjua në qytet i ndjekur nga një shtëllungë tymi”, tha qendra e shtypit për Forcat e Sigurisë.

Deri tani nuk ka të dhëna në lidhje me të plagosurit nga sulmi por mësohet se është goditur infrastruktura urbane dhe një objekt fetar.

Ky është sulmi i dytë në pak ditë në qytetin e Odesës pasi të shtunën një tjetër raketë goditi pistën e aeroportit. 

 

Ora 19:02
Kiev: Kremlini do detyrojë 500 të burgosur ukrainas të marrin pjesë na paradën e 9 majit në Moskë

Sipas Kievit Kremlini do të detyrojë 500 të burgosur ukrainas të parakalojnë në paradën që do të zhvillohet më 9 maj në Moskë.

Lajmin e ka njoftuar OJF-ja Gulagunet, e cila ndjek rastet e korrupsionit dhe torturës në burgjet ruse, të disidentit Vladimir Osechkin. Megjithatë vendimi përfundimtar do të merret më 6 maj.

“Dita e Fitores”, është një festë kombëtare që përkujton fitoren e Rusisë ndaj Gjermanisë naziste në 1945.

Ora 17:01
Video prekëse, humbi këmbët nga bombardimet ruse, e reja vallëzon me dashurinë e saj si më parë

Lufta i mori gjithçka këtij çifti nga Ukraina, por jo dashurinë për njeri-tjetrin.

Oksana, vajza 23-vjeçare, humbi këmbët nga një shpërthim rus në Lysychansk, por pavarësisht kësaj dashuria e Viktorit u bë edhe më e fortë.

Në një video që është publikuar orët e fundit, çifti i ri shihet teksa vallëzon në një dhomë spitali, ku e reja aktualisht po merr shërbimin mjekësor.

Oksana dhe Viktor janë evakuuar në Lviv në Ukrainën perëndimore.

Ora 16:39
Televizioni rus thirrje Putin: Shkatërro Britaninë e Madhe me armën tënde më të fuqishme bërthamore

“Le të fshimë nga harta Britaninë e Madhe me armën tonë më të fuqishme bërthamore”. Kjo ishte thirrja e një televizioni rus ndaj presidentit Vladimit Putin.

Dmitry Kiselyov, një njeri i njohur si “zëdhënësi i Putinit”, ka përdorur emisionin e tij të së dielës mbrëma për të bërë një thirrje për sulm në Britani me dronin  nënujor, “Poseidon”.

Ai tha se raketa do të shkaktonte një valë radioaktive shumë të madhe, e cila do të kishte fuqinë të zhyste Britaninë në thellësi të oqeanit.

 “Droni ka kapacitet për një kokë luftarake deri në 100 megaton”, tha moderatori, ndërsa shtopi se ka një fuqi mijëra herë më të fortë se bomba e hedhur në Hiroshima.

Ora 16:03
Kthehet buzëqeshja në Bucha dhe Borodyanka, fëmijët dalin pa frikën e bombardimeve nga shtëpia dhe luajnë në park

Pas kaosit të bombardimeve dhe raketave ruse, fëmijët e mbetur në Bucha dhe Borodyanka duket se po shijojnë tashmë një “copëz” përditshmërie. Si dikur...

Pas tërheqjes së trupave ruse, zonat po i kthehen gradualisht jetës së mëparshme.

Ora 15:55
SHBA mund të rihapë ambasadën e saj në Kiev

1651499753_Capture.JPG

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe stafi diplomatik mund të rikthehen në Kiev deri në fund të Majit.

Lajmin e ka bërë të ditur e dërguara me punë Kristina Kvien gjate një konference për shtyp të mbajtur sot në Lviv.

"Ne shpresojmë shumë që kushtet do të na lejojnë të kthehemi në Kiev deri në fund të muajit. Ne dëgjojmë profesionistët e sigurisë dhe kur ata të na thonë se mund të kthehemi, ne do të kthehemi," tha ajo.

SHBA vendosi të mbyllë Ambasadën e SHBA në Kiev më 14 shkurt dhe zhvendosi përkohësisht një numër të vogël të personelit diplomatik të mbetur në vend në Lviv, vetëm 10 ditë përpara pushtimit rus të Ukrainës.

Ora 15:49
Berlin: Ne jemi gati për embargon ndaj naftës ruse

Ministri gjerman për Çështjet Ekonomike Robert Habeck tha se pas 2 muajsh punë Gjermania është gati për embargon ndaj gazit rus.

Ai sqaroi se një vendim i tillë do të ketë pasoja, por kurrsesi nuk do të ndikonte në tërësinë e ekonomisë së vendit.

“Me një embargo të naftës ruse do të kishim një problem lokal dhe padyshim një rritje të çmimeve dhe ndoshta zinxhirët e furnizimit nuk do të ishin të sigurt, por nuk do të ndikonte në ekonominë kombëtare në tërësi. Kështu, pas dy muajsh punë, mund të them se Gjermania nuk është kundër një embargoje të naftës ndaj Rusisë. Është e qartë se është një ngarkesë e rëndë për t'u përballuar, por ne jemi të gatshëm ta bëjmë.", tha ai.

Ora 15:30
Kiev: Mbi 3 mijë civilë kanë humbur jetën në Ukrainë

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut raporton se më shumë se 3000 civilë kanë humbur jetën që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara deri më tani ka mundur të verifikojë vdekjen e 3153 personave, por thekson se numri është vetëm i përafërt, duke pasur parasysh vështirësitë në gjetjen e informacionit. Mendohet se numri i vërtet i personave që kanë humbur jetën gjatë luftës është më i lartë.

Ora 14:42
Vonesa në evakuimin nga Mariupoli, civilët janë ende në pritje të autobusëve

1651470464_560x1.jpg

Evakuimi i planifikuar për sot nga Mariupoli ka vonesa.

Këshilltari i kryetarit të bashkisë kishte njoftuar nisjen e autobusëve nga qyteti në mëngjes, por më pas korrigjoi komentin e tij me një mesazh që konfirmoi se do të kishte vonesë në evakuim.

Civilët janë ende në pritje të autobusëve të cilët duhet të kishin mbërritur në orën 07:00 sipas orës lokale.

Ora 14:04
Zelensky: Mariupol dhe fabrika e çelikut mbrohen nga Forcat e Armatosura! Askush nuk mund të luftojë si ata

1651260972_16498188119826.jpg

"Mariupol mbrohet nga ushtarë profesionistë, jo vetëm nga batalioni Azov, por edhe nga pjesëtarë të Gardës Kombëtare, roje kufitare dhe parashutistë. Me respektin e duhur për të gjithë vullnetarët që kanë kontribuar që në fillim të luftës, askush nuk mund të luftojë si Forcat e Armatosura”.

Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për gazetën greke Ept News.

“Pa marrë se cilët janë vullnetarët, të cilëve u jemi mirënjohës, vetëm ushtarët profesionistë mund të mbrojnë fabrikën e çelikut Azovstal dhe Mariupol siç bëjnë ata", tha Zelensky.

Ora 13:01
Zelensky: Besimi në premtimet e Rusisë është zero

"Besimi në premtimet dhe angazhimet e palës ruse është zero. Putin tha se nuk do të sulmonte kurrë Ukrainën dhe rusët përdorën bomba fosfori të ndaluara në Mariupol, Kharkiv, Zaporizhzhia dhe gjetkë.", tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy gjatë një interviste për gazetën greke “Kathimerini”.

Ora 12:53
Rifillon bombardimi i fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol

1651489024_6e8646e02438490a947d85c73ec4b659.jpg

Forcat ruse kanë rifilluar të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol pas evakuimit të dhjetëra civilëve nga zona industriale, tha një zyrtar ukrainas.

 

Ora 11:40
Zonja e Parë e SHBA-së do të vizitojë Rumaninë dhe Sllovakinë

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, do të vizitojë Rumaninë dhe Sllovakinë nga data 5 deri më 9 maj, për të takuar anëtarë të shërbimeve amerikane atje, refugjatë ukrainas, punonjës të organizatave humanitare e të tjerë, bëri të ditur zyra e saj.

Rumania dhe Sllovakia vende anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian kanë pranuar qindra mijëra refugjatë nga Ukraina, që kur Rusia ka nisur pushtimin e saj, më 24 shkurt.

Udhëtimi i zonjës Biden pason udhëtimin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në Kiev, në fundjavën e shkuar. Pelosi u takua atje me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, afro 5.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit. Mbi 3 milionë janë vendosur në Poloni. Rumania, ndërkaq, ka pranuar 817,000 dhe Sllovakia gati 372,000.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka propozuar një paketë të madhe, në vlerë prej 33 miliardë dollarësh, për armatimin dhe mbështetjen e Ukrainës./REL

Ora 11:20
Brenda fabrikës së çelikut në Avozstal janë ende 200 persona, mes tyre 20 fëmijë

1651483469_5c3e064e0e7c4709847718c00f7eafdf1.jpg

Brenda fabrikës së çelikut në Avozstal kanë mbetur ende të bllokuar rreth 200 persona, mes tyre 20 fëmijë. Një komandant ukrainas, Denys Shleha tha se njerëzit e tij përjetuan një natë të lodhshme pasi nxorën nga uzina disa persona.  

"Sapo evakuimi i civilëve përfundoi dje, armiku filloi të përdorë të gjitha llojet e armëve. Nuk pati asnjë tension gjatë natës. Artileria detare ruse punoi në Azovstal nga ora 2 e mëngjesit deri në 3 të mëngjesit. Në mëngjes ishte më qetësi", tha Shleha.

Ndërkohë është e paqartë nëse një grup tjetër civilësh të bllokuar brenda fabrikës së çelikut do të mund të largohen sot. "Nuk do të them asgjë për evakuimin nga Azovstal. Ne po mundohemi ta bëjmë çdo gjë", tha Shleha.

Ora 11:07
VIDEO/ Duke i shpëtuar makthit! Momentet e nxjerrjes së civilëve nga Fabrika e çelikut në Mariupol

 

Momentet e para kur njerëzit po nxirren nga fabrika e çelikut në Mariupol.

Ora 11:01
Droni ukrainas shkatërron dy anije ruse në Detin e Zi (VIDEO)

Një dron ukrainas Bajrakatm prodhim turk, ka shkatërruar dy anije patrullimi ruse në Detin e Zi, pretendojnë zyrtarë të Kievit.

"Dy anije ruse u shkatërruan në agim sot pranë ishullit të Gjarprinjve", tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valeriy Zaluzhniy.

Janë publikuar edhe video që tregojnë dy anije që janë shënjestruar nga raketat ndërsa patrullojnë në Detin e Zi. Moska ende nuk i është përgjigjur këtij pretendimi.

Ora 10:46
Ukraina: Ka 23 800 të vdekur në radhët e rusëve

Humbjet në radhët ruse që nga dita e nisjes së sulmit të Moskës ndaj Ukrainës më 24 shkurt arrijnë në 23 800. 

Të dhënat janë publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, i cili raporton shifra që nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, deri më sot humbjet ruse arrijnë në rreth 23 800 burra, 1 048 tanke, 2 519 automjete të blinduara, 459 sisteme artilerie, 152 raketahedhës të shumëfishtë, 80 sisteme të mbrojtjes kundërajrore. Sipas buletinit, ku saktësohet se të dhënat po përditësohen për shkak të luftimeve intensive, forcat ruse kanë humbur gjithashtu 194 avionë, 155 helikopterë, 1824 makina, 8 njësi detare, 76 cisterna karburanti dhe 271 dronë.

Ora 10:45
Moska: Krerët e shtetit që armatosin Kievin janë kriminelë lufte

"Të gjithë krerët e shteteve që furnizojnë Ukrainën me armë duhet të shkojnë para drejtësisë si kriminelë lufte". Kështu ka shkruar presidenti i Dumës, dhoma e ulët e parlamentit rus, Vyacheslav Volodin.

“Udhëheqësit e shteteve evropiane të udhëhequr nga Gjermania mund të tërheqin popujt e tyre në probleme të mëdha. Ata bëhen pjesë e konfliktit duke furnizuar me armë Ukrainën. Të gjithë krerët e shteteve që kanë vendosur të furnizojnë armë duhet të sillen para drejtësisë si kriminelë lufte”, ka shkruar Volodin.

Ora 10:32
Hungaria: Nuk do vendosim sanksione ndaj naftës dhe gazit rus  

Hungaria ka konfirmuar dhe një herë pozicionin e saj në lidhje me refuzimin e vendosjes së sanksioneve ndaj natës dhe gazit rus.
“Pozicioni i Hungarisë për sanksionet e naftës dhe gazit kundër Rusisë mbetet i pandryshuar, ne nuk i mbështesim ato”, kjo ishte ajo që deklaroi nw Twitter Zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs.

Ora 09:53
Identifikohen 621 rusë të dyshuar për krime lufte

Autoritetet ukrainase deri më tani raportojnë se kanë identifikuar 621 shtetas rusë të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës në pushtimin e Ukrainës.

Lajmin e bëri të ditur Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës. Mësohet se të dyshuarit janë përfaqësues të udhëheqjes ushtarake dhe politikës ruse, ministra, deputetë, oficerë të komandës ushtarake, zyrtarë dhe krerët e zbatimit të ligjit.

Që prej 24 shkurtit dhe deri më tani ka pasur 9 247 procedime penale për agresion dhe krimet e luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.

Ora 09:31
Turqia: Sulmet ruse i vështirësojnë negociatat


Turqia ka bërë të ditur se sulmet e ushtrisë ruse në Ukrainë krijojnë vështirësi në zhvillimin e negociatave mes Moskës dhe Kievit.

“Konflikti i stërzgjatur dhe sulmet nga Rusia e bëjnë procesin më të vështirë”, tha Ibrahim Kalin, Zëdhënës i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ora 09:21
Gjermania po përgatit embargon ndaj naftës ruse

Mësohet se Gjermania së shpejti do të vendos embargon ndaj naftës ruse. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

“Gjermania po përgatitet të vendosë një embargo ndaj naftës ruse dhe po lëviz për të shkurtuar varësinë e saj energjetike nga Moska sa më shpejt të jetë e mundur.”, kjo ishte deklarata e Ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë një interviste.

Baerbock tha se embargoja e naftës duhet të përfshihet në paketën e gjashtë të sanksioneve të Bashkimit Evropian. Ajo shtoi gjithashtu se heqja e sanksioneve ruse mund të jetë e mundur nëse Rusia tërheq të gjitha trupat e saj nga territori ukrainas.

Ora 09:01
Evakuimi në Mariupol, rrëfen gruaja: Mendova se nuk do të mbijetonim, nuk e pamë dritën e diellit për 2 muaj

1651474978_Screenshot7.jpg

Një grua e evakuuar nga fabrika e celikut në Mariupol ka rrëfyer tmerrin që përjetoi në 2 muaj. Ajo tha se nuk e pa dritën e diellit dhe mendonte se nuk do të mbijetonin.

“Nuk mund ta besoj, qëndruam 2 muaj në errësirë. Nuk e kemi parë dritën e diellit, kishim frikë”, tregoi Natalia Usmanova.

Rusia tha se dhjetëra civilë kanë mbërritur në një fshat. Ditën e djeshme, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy tha se një grup i madh është rrugës për në Ukrainë, në Zaporizhia.

“Grupi i parë me rreth 100 persona po shkon drejt një zone të kontrolluar. Do të takohemi me ta në Zaporizhia. Jam mirënjohës për skuadrën tonë! Tani po punojmë për evakuimin e civilëve të tjerë”, shkroi Zelensky në Tëitter.

Ora 09:01
Fjalët e tij janë të pafalshme! Reagon Izraeli pas deklaratave të Lavrov për origjinën hebreje të Hitlerit, thërret ambasadorin rus

Ministria e Jashtme izraelite ka thirrur ambasadorin rus në Izrael në shenjë proteste pas deklaratave të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se Hitleri ishte gjithashtu me origjinë hebreje dhe se antisemitët më të mëdhenj janë pikërisht hebrenjtë.

Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid tha se Izraeli pret të marrë një falje për fjalët e Lavrov.

"Fjalët e tij janë të pafalshme, ambasadori do të thirret për konsultim," tha Lapid.

Ora 08:52
Londra: Moska ka humbur një të katërtën e forcave të saj që nga fillimi i konflikit

“Më shumë se një e katërta e njësive ushtarake të dedikuara për pushtimin rus të Ukrainës ndoshta janë bërë të paefektshme në luftime", tha Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Londra raporton se Rusia angazhoi mbi 120 batalione, rreth 65% e të gjithë forcës së saj luftarake tokësore. Më shumë se një e katërta e këtyre njësive ka të ngjarë të jenë bërë luftarake joefektive. Disa nga njësitë më elitare të Rusisë, duke përfshirë forcat ajrore VDV, kanë pësuar nivelet më të larta të dëmtimit.

Ora 08:43
Rifillon evakuimi në Mariupol

Raportohet se evakuimi i civilëve nga Mariupoli ka rifilluar mëngjesin e sotëm në orën 7:00.

Lajmin e bëri të ditur Këshilli Bashkiak i qytetit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 02/05/2022 19:44

    Keto ruset kalamanje mbeten gjithmone,te pakten qe ne kohen e stalinit e ketej,vetem krehosen, sikur e fituan ata LDB e jo blloku antalintik qe ishte dominant dhe thelbesor. Shiko cfar thote Lavrov... Kush furnizon me arme ukrainen eshte kriminel lufte. Termi kriminel lufte eshte mese i qarte ne nocion,,, ai qe vret gra,femije,civile te pambrojtur, ai qe ben genocid apo spastrim etnik,etj te kesaj natyre. Ne kete rast kush po e ben mor z.Lavrov??? Ushtria ukrainese nuk ka vrare asnje civil rus vetem ushtare pushtues qe po vrasin gra e femije ukrainase e po shkaterrojne çdo gje. Pastaj ka rreth dy muaj qe nuk po jua varin fare keto diplomatet e natos, e normalisht qe jeni te deshperuar... Nuk e di a e kuptoni se 5 aleate ne bote nder 190 e ca shtete keni ne kete lufte( Ketu nuk perfshihet Kina e Koreja e Veriut). Dhe ato shtete nuk njihen akoma nderkombetarisht pervec Bjellorusise qe edhe ate e mbani me force.

    Përgjigju
  • Gripi: 02/05/2022 13:27

    Hungaria shikon hallin e saj dhe te popullit te saj dhe nuk vendos sanksione. Sanksione vendos Rama se ju jep pensionisteve 3 mije leke shtese ne muaj. Thika ne kocke nga cmimet e larta dhe spekulimet e olikargeve. Shsshttt mos protesto thote Rama se quheni pro ruse. Edhe bar do hame dhe nuk do kerkojme te drejtat tona se quhemi pro ruse. Ukraina u rrafshua, keta thone po fiton. Degjoni Tv italiane ku njerezit shprehin hapur mendimet e tyre dhe ketu si ne diktature. 7 miliard euro ne muaj kerkon Zelensky qe te luftoje, tha nje ekonimist italian. Ku ti gjejme tha? T'ja heqim popullit dhe t'ja japim ukraines? Duhet te behemi realiste, duhet te duam me shume veten se te tjeret. Lufta ne ukraine nuk eshte ne interes as te shqiperise dhe as pupujve te europes dhe as te popullit te ukraines. Udheheqsit drejtojne nga zyrat dhe bunkeret, populli vriten dhe vuan pasojat e luftes.

    Përgjigju
    • Gripi: 02/05/2022 20:40

      Luli ti ke emer me te bukur por kjo nuk nuk te jep te drejten e te vertetes praktike.Mund te na thuash se perse kjo Rusi agresive e sulmoi Ukrainen paqesore qe donte te antarsohej ne Nato? Ti merresh me Orban, por hape pak shtypin e pacensuruar europian dhe shiko pak cmimin e gazit dhe nafte ne hungari.Praktikisht mund te na thuash se cfare solli pranvera arabe per popujt arabe? Sikur u mbeshtet fuqishem nga amerika dhe qe rezultoi me krijimin e kalifatit dhe miliona te vrare. U sulmua Iraku me preteksin e armeve por nuk u gjend asnje prove. U braktis afganistani duke lene ne dore te talebaneve nje arsenal te frikshem ushtarak. U shkaterua Siria, Libia dhd plot te tjera qe tashme kontrollohen nga grupe te ndryshme pa shtet. Cili ishte qellimi praktik i gjithe kesaj? Nga kjo lufte ekonomikisht po goditet europa apo amerika? Praktikish kush e nxiti luften ne ukraine? Praktikisht nga 2014 kush e furnizoi me arme ukrainen duke e bere kjo qe eshte sot? Perse i braktisen ameriianet qindra mijra afgane, apo i harrove pamjet e aeroporteve. Sa para po gjeneron industria e armeve kete periudhe? Ti flet per serbine me krahe kur batalionet ukrainase kane bere krime ne luften e kosoves, apo te ka shpetuar ky detaj praktk. Nese amerika do te vihet be krye te rendit te ri boteror, le te dergoje trupat e saj ne ukraine dhe te fitoje luften, mos na genjeje me propagande dhe censure se ukraina e shkateruar po e fiton luften. Mos na trego perralla praktike ketu por ba thuaj cilat jane te vetme 2 shtete qe perfitojne nga kjo lufte.

    • Lui: 02/05/2022 14:54

      O Gripi, se paske dhe emer shume te bukur, teorikisht ti nuk je keq. Por ai Orbani ne Hungari me mosvendosjen e sanksioneve i ka mbajtur cmimet te ulta?! Apo ti nuk di gje?! Kur thua qe lufta ne Ukraine nuk eshte ne interes te Shqiperise dhe as popujve te Europes prap je ne rregull me teorine. As SHBA nuk kishte interes ne luften e dyte boterore, sepse mendoi keshtu sic Po mendon ti. Por kur i erdhi Japonia dhe e sulmoi e pa qe kishte bere gabim qe ishte vonuar me mosreagimin dhe mos futjen ne lufte te SHBA. Me kete dua te them qe lufta ne Ukraine eshte pikerisht ne interes te Europes, SHBA, dhe njerezimit. Dhe sidomos ne interes te Shqiperise. Sepse nese nuk ndalohet tani Putini, Rusia do te vazhdoje me shtetet e rradhes. Dhe ndikimi per ne shqiptaret eshte se Serbia do behet me krahe dhe do jete akoma me shume agresive kunder shqiptareve, dhe Ballkanit. Ukraine duhet te fitoje, dhe nese Rusia nuk ndryshon kurs ne politiken e jashtme, do jete fundi i saj duke u shperbere. DHe pak nga pak vendoset rendi i ri boteror, me komandant SHBA..

    • Leli: 02/05/2022 14:38

      Ke te drejte po kujt i thua deleve ? Te kemi shendoshe ameriken dhe europen kurse ne le te vdesim per buke , kjo eshte diktatura dhe jo ajo qe thone keta ne Rusi

  • Reg: 02/05/2022 11:57

    Bindi po ashtu te njohin Kosoven

    Përgjigju
  • Lel: 02/05/2022 11:01

    Keta flasin qe u vrane aq dhe kaq ushtare Rus po ne radhet e ushtrise Ukrainase sa jane vrare apo akoma asnje ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?