Starlink ka ndaluar së funksionuari në të gjithë vijën e frontit në Ukrainë, një incident që përkon me ndërprerjen e përgjithshme të shërbimit të njoftuar nga Elon Musk, pronari i kompanisë së telekomunikacionit satelitor.
"Starlink është përsëri jashtë shërbimit në të gjithë vijën e frontit", tha Robert 'Madyar' Brovdi, komandant i forcave të dronëve të ushtrisë ukrainase.
Kritikat e Elon Musk ndaj Kievit kanë ngritur shqetësime se miliarderi mund të ndërpresë ofrimin e shërbimeve për forcat e saj të armatosura.
Gjatë vitit të parë të luftës, Ukraina kritikoi Musk për refuzimin e aktivizimit të shërbimit Starlink në Krime, gjë që do të kishte lejuar një sulm ukrainas ndaj objektivave ruse në gadishullin e pushtuar nga Moska.
Musk shpjegoi se ai e hodhi poshtë kërkesën e Kievit për të shmangur implikimin e drejtpërdrejtë të kompanisë, e cila ofron shërbim të besueshëm interneti në të gjitha llojet e zonave, në një akt lufte.
Pronari i Starlink deklaroi gjithashtu se sanksionet e SHBA-së e pengojnë atë të operojë shërbimin në territorin e pushtuar në mënyrë të paligjshme nga Rusia.
Lajmi kryesor:
Ukraina/ Kremlini: NATO është tashmë në luftë me ne! Trump: Urrejtje e padepërtueshme mes Putin e Zelenskyt, duhet t’i bind për një takim
Xh.K/ReportTv.al
Komente
