Politikë

Lufta në Ukrainë/ Starmer: Putin po pengon paqen! Rama: Asnjë lider rus nuk ka vënë këmbë këtu, s'na merr malli

15 Maj, 12:53| Përditesimi: 15 Maj, 14:11

  • Share

Kryeministri britanik Keir Starmer komentoi edhe mospjesëmarrjen e Vladimir Putin në bisedimet e paqes në Stamboll. Në konferencën për mediat me Ramën, Starmer tha se Putin është ai që po përpiqet që të zvarrisë gjërat dhe të pengojë paqen, ndërkohë që Ukraina është dakordësuar për një armëpushim pa kushte 30 ditor.

“ Më lini që të jap përgjigje drejpërdrejt, ajo çfarë ka ndodhur sot është provë e mëtjeshme që është Putin që po i tërheq gjërat zvarrë, që po shkakton vonesa për armëpushim. Ukraina ka qenë e qartë prej muajsh se mund të ketë armëpushim 30 ditor pa kushte dhe Putin po pengon paqen. Ka qenë agresori, Rusia e nisi konfliktin dhe ky vend tashmë po pengonpoaqen. Patëm takim të mirë të shtunën e kaluar në Kiev ku arritëm të mblidhnim grup të gjerë vendesh për një qëndrim për armëpushim me sanksione. Për mua është provë e argumentit që e kam thënë, se Putin është ai që po i tërheq gjërat zvarrë prandaj kombet duhet të rradhiten si aleate që të kemi armëpushim dhe sanksione të miratuara në momentin që Putin vazhdon në këtë rrugë.”, u shpreh ai.

Ndërsa kryeministri Rama tha se në këto vite demokraci asnjë lider rus nuk ka shkelur në territorin shqiptar. Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria do të vijojë të jetë krah Ukrainës

“Më duhet t’ju informoj që jeni në një vend i cili që nga ndryshimi regjimit prej një diktatore në një demokraci 35 vjet më parë, asnjë president apo kryeministër rus nuk ka vënë këmbë këtu dhe asnjë prej këtej nuk ka fluturuar në Rusi. Nuk na merr malli, as po kërkojmë ta ndryshojmë sinqerisht por kjo është një histori e gjatë që lidhet historikun tonë, me ish Bashkimin Sovjetik dhe Rusinë. Thënë kjo duhet të them që ne kemi qenë qysh në krye të herës në krah të Ukrainës e do të vazhdojmë të jemi. Ne jemi të vetëdijshëm që edhe pse ky vend ka kryeministrin më të gjatë në NATO, nuk ka fuqinë apo peshën e shumë vendeve të tjera për të luajtur ndonjë lloj roli madhor apo përcaktuar, por nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se jemi të bekuar që kemi lindur në kontinentin e iluminizmit dhe me një hapësirë të njerëzimit ku lindi, pa dritën ëndrra e paqes së përhershme dhe vetë Europa është një projekt që ka qenë gjithnjë i orientuar drejt paqes. Kështu që, ndërkohë që ne do të bëjmë gjithçka që të sigurohemi që të kemi fuqinë për të mbrojtur lirinë tonë dhe vlerat tona, po kështu kurrë nuk duhet te heqim dorë nga kërkimi i paqes. Sigurisht, ndonjëherë duket shumë e padrejtë, por është natyra e të qenit europian dhe e të qenit nga ana e njerëzimit jo e barbarëve, që të kërkojmë paqe edhe me barbarët.”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Starmer nga Tirana: Do prodhojmë bashkë mjete ushtarake! Rama: U ul numri i emigrantëve të paligjshëm, mit që shqiptarët janë problem për Britaninë (FOTO+VIDEO)


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?