Lufta në Ukrainë, Steven Seagal besnik ndaj Kremlinit, aktori: Jam gati të vdes për Putin

12 Tetor, 15:34| Përditesimi: 12 Tetor, 15:48

  • Share

Moske- Do të vdisja për Putinin thotë Steven Seagal dhe ndoshta Rusia po përgatitet ta dërgojë atë në luftë kundër Ukrainës. Aktori 72-vjeçar amerikan, një shtetas rus që nga viti 2016, sapo ka prezantuar dokumentarin e tij më të fundit, “Në emër të drejtësisë”.

Seagal, protagonist i filmave aksion në vitet '80 dhe '90, u transferua në Rusi vite më parë dhe ndërpreu të gjitha marrëdhëniet me SHBA-në, ku do të duhej të paguante gjoba të mëdha për shkelje financiare e tatimore dhe ku rrezikon ndjekjen penale për akuza për sulm seksual. Me kalimin e viteve, aktori është kthyer në një zëdhënës të ideologjisë politike të Kremlinit, madje duke fituar rolin e 'Përfaqësuesit Special' për arsye kulturore.

Seagal, në dokumentarin "Në emër të drejtësisë", aktori vizitoi edhe territoret e pushtuara nga forcat e armatosura ruse dhe arriti edhe në qytetin e Mariupolit. Aktori gjithashtu i shkroi një letër Putinit, siç tregohet në një klip ku thotë:

Unë do të jem gjithmonë në anën e presidentit tim dhe do të luftoj përkrah tij. Unë jam gati të vdes nëse është e nevojshme”.

 Por ndërkohë njoftimi i Seagal tërhoqi vëmendjen e partisë 'Veteranët e Rusisë' e cila u vu menjëherë në lëvizje. Ata i kanë ofruar mundësinë aktorit që të shkojë të luftojë në Ukrainë.

Në një letër ata i shkruajnë “Ne do të donim t'ju ofrojmë të gjithë mbështetjen e nevojshme nëse vendosni të merrni pjesë në operacionin special,

 Partia e veteranëve e falenderon Seagal për mbështetjen e tij për Rusinë në një moment jashtëzakonisht kompleks dhe e vlerëson aktorin, një simbol i besnikërisë dhe patriotizmit.

Pergatiti: Arlind Isa

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 13/10/2024 13:26

    Uroj te plotesohet deshira .vdeksh per Putanen oops Putinin

    Përgjigju
  • Iris: 13/10/2024 04:19

    Cfare protagonist filmash eshte ky?!Ky eshte nje aktor i deshtuar i ca filmave akoma me deshtake.I duket vetja sikur eshte i rendesishem,por eshte nje FLOP total.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?