Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka përfunduar "90%" "planin e tij për fitore", të cilin do t'ua prezantojë aleatëve javën e ardhshme, duke filluar me Joe Biden , në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s (në largim) Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për radion britanike LBC tha se vendet anëtare të NATO-s duhet të marrë një vendim individual nëse do të lejojë apo jo Ukrainën të përdorë armë perëndimore sulme me rreze të gjatë në Rusi.
“I takon aleatëve të marrin këto vendime, por është e rëndësishme që ne të konsultohemi me kujdes për këto çështje,”, tha Stoltenberg.
Më tej ai shtoi se nëse aleatët do t'i jepnin dritën jeshile Ukrainës kjo do të thotë se NATO është drejtpërdrejt në luftë me Rusinë.
"Nuk ka opsione pa rrezik në luftë," komentoi më vonë sekretari mbi pretendimet e Moskës se një veprim i tillë do të nënkuptonte se NATO është drejtpërdrejt në luftë me Rusinë.
“Por unë ende besoj se rreziku më i madh për ne do të jetë nëse presidenti Vladimir Putin fiton në Ukrainë”, theksoi Stoltenberg.
Foto: Ushtarë rus
Vendimi i presidentit rus Vladimir Putin për të rritur numrin e forcave të armatosura ruse është për shkak të numrit të madh të kërcënimeve ndaj vendit dhe armiqësisë nga Perëndimi.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov.
“Ky vendim vjen për shkak të numrit të kërcënimeve që ekzistojnë për vendin tonë përgjatë perimetrit të kufijve tanë, për shkak të situatës jashtëzakonisht armiqësore në kufijtë perëndimorë dhe paqëndrueshmërisë në kufijtë lindorë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit.
Sipas Peskov, kjo situatë "kërkon miratimin e masave të duhura".
Ndërkohë numri i ukrainasve dhe rusëve të vrarë ose të plagosur në luftën dy vjet e gjysmë ka arritur në rreth një milion njerëz.
Kështu shkruan në një artikull të botuar ‘The Wall Street Journal’ (WSJ) duke argumentuar se përcaktimi i numrit të saktë të të vdekurve dhe të plagosurve në konflikt ka qenë i vështirë për shkak se Rusia dhe Ukraina ndonjëherë refuzojnë të publikojnë vlerësime zyrtare ose, nganjëherë, publikojnë shifra që janë dukshëm të pasakta.
Foto: Annalena Baerbock
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë një vizite në Moldavi njoftoi se Gjermania do t’i dhurojë Ukrainës edhe 100 milionë euro.
Baerbock shpjegoi se fondet do të transferohen në Kiev gjatë periudhës së dimrit për të ndihmuar Ukrainën të përballet me "një luftë dimërore" që Rusia po planifikon "për t'i bërë jetën e njerëzve në Ukrainë sa më të tmerrshme të jetë e mundur", shkruan La Repubblica.
Rusia ka nisur sërë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, siç janë termocentralet, duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të vendit.
Në qershor, Kievi tha se nevojiteshin më shumë mbrojtje ajrore për të lejuar riparimet e infrastrukturës në mënyrë që të sigurohet kërkesa për dimër, kur kërkesa për energji është në nivelin më të lartë pasi temperaturat bien shumë nën zero.