Sulmet ruse ndaj Ukrainës vijuan edhe në orët e para të kësaj të mërkure, me kharkivin që objektivi i radhës së ushtrisë së Putinit. Të paktën 17 dronë rusë u rrëzuan në disa lagje gjatë natës. Një pallat me 15 apartamente u dogj ndërsa autoritetet vijojnë kontrollet për njerëz të bllokuar në flakë.
Bilanci i njoftuar nga autoritetet ukrainse është për të paktën dy të vdekur dhe 60 të plagosur por viktima të tjera mund të gjenden nën rrënoja. Katër ditë më parë Kharkivi - qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, u godit nga raketa, dronë dhe bomba që vranë katër civilë dhe plagosën dyzet të tjerë. Alarmi ndërkohë u dha edhe në Kiev, por sipas shumë mediave shpërthime në qytet nuk u dëgjuan.
Pas sulmeve, Presidenti ukrainas Zelensky kërkoi më shumë presion ndaj rusisë me qëllim që të arrihet më shpejt drejt armëpushimit dhe paqes.
Thirrje e bërë shpesh ditët e fundit nga Zelensky mori një përgjigje nga BE. Presidentja e KE Ursula Von Der Leyen njoftoi një ditë më parë propzoimet për paketën e 18 të sanksioneve europiane ndaj Rusisë, ku përfshihen masa mbi naftën ruse dhe gazin. Komisioni Evropian propozon të ulë çmimin maksimal të naftës ruse, duke e çuar atë nga 60 në 45 dollarë për fuçi.
Në konstrast me masat europiane, nga SHBA vjen një lajm jo i mirë për Ukrainën, pasi financimi amerikan për ndihmën ushtarake për Ukrainën do të reduktohet në buxhetin e ardhshëm të Mbrojtjes. Këtë e konfirmoi shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, në një seancë dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve.
Lëvizja me ulja e financimit do të sillte më pak armë për Ukrainën për të luftuar Rusinë, duke dobësuar forcën e saj në luftë.
Komente
