Zjarri në pallatin e Lviv

Lufta në Ukrainë/ Jenssen: Ukraina mund të heqë dorë nga një pjesë e territorit në këmbim të anëtarësimit! Përgjigja e Podolyak: Heqja dorë nga territori është qesharake

15 Gusht 2023, 09:39| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 20:42

  • Share

Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se të shkëmbesh territore për anëtarësimin në NATO është qesharake. Ai tha se kjo gjë do të thotë të zgjedhësh qëllimisht humbjen e demokracisë, duke inkurajuar një kriminel global.

Një zyrtar i lartë i aleancës, Stian Jenssen, tha se Ukraina do t’i duhet të pranojë të japë një pjesë të territorit të saj të pushtuar nga Rusia nëse dëshiron të anëtarësohet në NATO. 

Raketat ruse pranë Polonisë, kanë vrarë 3 punonjës të kompanisë suedeze Skf. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kompania Skf. Kompania Skf është një kompani gjigante e specializuar në prodhimin e kushinetave. 

Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar se vendet e NATO-s po vazhdojnë të zhvillojnë potencialin e tyre ushtarak dhe po përpiqen të konfrontohen me Rusinë.

"Vendet anëtare të NATO-s vazhdojnë të ndërtojnë dhe modernizojnë aftësitë e tyre sulmuese, në përpjekje të një konfrontimi ushtarak, më mjete ushtarake dhe joushtarake të presionit," tha Putin në një fjalim video drejtuar pjesëmarrësve në Konferencën e Moskës për Sigurinë Ndërkombëtare" tha Putin.

Shpërthime të forta janë dëgjuar gjatë natës në rajonin perëndimor të Ukrainës, në kufi me Poloninë, ku një raketë goditi një pallat, e për pasojë humbën jetën 3 persona. Ndërsa 30 persona janë vrarë pas një shpërthimi në një pikë karburanti në Rusi, në Dagestanit në Kaukaz.

Banorët e rajonit perëndimor të Ukrainës kanë dëgjuar shpërthime të forta gjatë, pasi raketat ruse goditën një pallat në Lviv.Alarmi u dha pak pas orës 3 të mëngjesit, ku disa orë më vonë u raportua se raketat po ndryshonin vazhdimisht drejtim, duke rrezikuar të gjitha rajonet perëndimore.

Ndonëse nuk dihet ende nëse ndërtesa ka qenë objrektiv i sulmit, guvernatori i rajonit, Maxim Kozitsky, ka njoftuar se nga shpërthimet kanë vdekur 3 persona.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovy thotë se zjarri ka mbuluar katet e sipërme të një ndërtese.

"Ne po evakuojmë njerëzit," tha ai.

Po ashtu, një ndërmarrje industriale u godit në Lutsk, ku  sipas informacioneve paraprake raportohet për viktima.

Ndërsa shpërthim të fuqishme u dëgjuan edhe në Rusi, ku një pikë karburanti në Dagestanit shpërthu, në rrethana ende të paqarta duke shkaktuar 27 viktima dhe 75 të plagosur.

“Kërkimi për viktimat dhe pastrimi i mbeturinave mbetet në vazhdim”, tha TASS. Hetimet për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës, kane nisur dhe mendohet se një mosrespektim i rregullave të sigurisë mund të ketë shkaktuar shpërthimin në pikën e karburantit.

Ora 21:51
Samiti G20 në Indi përjashton Ukrainën dhe fton Rusinë

1692129015_jkgf.JPG

India ka zgjedhur të mos e ftojë Ukrainën në samitin e G20 muajin e ardhshëm. Rusia është ftuar edhe një herë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për të larguar Kremlinin nga grupi ndërqeveritar. Moska pritet të marrë pjesë, por Putin thuhet se po e shqyrton këtë çështje nëse do të paraqitet personalisht.

Një listë formale e të ftuarve të publikuar në faqen e internetit të G20 tregon se tetë shtete joanëtare janë ftuar: Bangladeshi, Egjipti, Mauritius, Holanda, Nigeria, Omani, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. 

I takon vendit pritës të vendosë se cilët jo-anëtarë do të ftojë çdo vit. Ukraina u ftua në samitin e Indonezisë vitin e kaluar, me Presidentin Zelenskyy që u shfaq virtualisht përmes një lidhjeje Skype, raportojnë mediat e huaja.

Ukraina ishte gjithashtu e ftuar në samitin më ekskluziv të G7 në Japoni në fillim të këtij viti. Por India ka treguar se është ndër aleatët më të fortë ekonomikë të Rusisë që nga fillimi i luftës, duke injoruar sanksionet perëndimore duke vazhduar të importojë sasi të mëdha nafte ruse.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu u shfaq në vend të tij vitin e kaluar. Samiti i muajit të ardhshëm do të jetë i pari që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​një urdhër arresti për presidentin rus, duke e akuzuar atë për deportim të paligjshëm të fëmijëve në Rusi. 

Urdhri kufizon teknikisht se ku mund të udhëtojë Putin, vendet e regjistruara në gjykatë në teori do të detyrohen ta arrestojnë atë nëse ai shkel në territorin e tyre. Kjo është arsyeja pse ai vendosi të anashkalojë samitin e BRICS në Afrikën e Jugut muajin e kaluar.

Ndryshe nga Afrika e Jugut, India nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale ICC-së, kështu që Putin mund të marrë pjesë pa frikë, i cili nuk do mund të arrestohet nga autoritetet indiane.

Ora 20:41
Podolyak: Është qesharake të shkëmbesh territore për anëtarësimin në NATO

1692124840_myk.JPG

Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se të shkëmbesh territore për anëtarësimin në NATO është qesharake.

"Të tregtosh një territor për një ombrellë të NATO-s? Është qesharake”, shkroi në Telegram Mykhailo Podolyak duke komentuar fjalët e shefit të shtabit të NATO-s, Stefan Jenssen, sipas të cilit Ukrainës mund t'i jepet anëtarësimi në Aleancë në këmbim të dhënies së një pjese të territorit të saj Rusisë. 

Ai tha se kjo gjë do të thotë të zgjedhësh qëllimisht humbjen e demokracisë, duke inkurajuar një kriminel global.

"Kjo do të thotë të zgjedhësh qëllimisht humbjen e demokracisë, të inkurajosh një kriminel global, të ruash regjimin rus, të shkatërrosh ligjin ndërkombëtar dhe t'ua kalosh luftën brezave të tjerë”, tha Jenssen.

Ora 20:24
Dyshohej se ishin spiunë rus, Britania arreston 5 persona

1692123854_4.JPG

Zyrtarët në Britani kanë arrestuar 5 persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë. 

Komanda kundër terrorizmit e Policisë Metropolitane po shqyrton hetimin për 5 personat, të akuzuar sipas Aktit të Sekreteve Zyrtare.

Katër arrestime u bënë në në Londër, ndërsa i pesti në qytetin Norfolk, Britani.

Tre nga pesë u arrestuan në shkurt dhe më pas u akuzuan për posedim të dokumentave të rreme të identitetit me qëllim të pahijshëm. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit.

Dy të tjerët janë liruar me kusht dhe pritet të kthehen muajin e ardhshëm.

Ora 20:06
Zyrtari i NATO-s: Ukraina mund të heqë dorë nga një pjesë e territorit në këmbim të anëtarësimit

1692122695_stian.JPG

Një zyrtar i lartë i aleancës, Stian Jenssen, tha se Ukraina do t’i duhet të pranojë të japë një pjesë të territorit të saj të pushtuar nga Rusia nëse dëshiron të anëtarësohet në NATO.

Stian Jenssen, i cili shërben si shef i shtabit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, po fliste për mediat norvegjeze, raportojnë mediat e huaja.

Edhe pse Stoltenberg ka shmangur prej kohësh pyetjet se çfarë mund të duhet të bëjë Ukraina për t'i dhënë fund luftës, Jenssen tha se ai ofroi të dhëna se Ukraina mund të ketë vërtet një rrugë drejt NATO-s.

"Ka një lëvizje të konsiderueshme në çështjen e anëtarësimit të ardhshëm në NATO për Ukrainën. Është në interesin e të gjithëve që lufta të mos përsëritet. Rusia po lufton jashtëzakonisht shumë ushtarakisht dhe duket joreale që ata mund të marrin territore të reja. Tani është më tepër një çështje se çfarë arrin të marrë Ukraina”, tha ai.

Ora 18:40
Raketat ruse pranë Polonisë, vriten 3 punonjës të një kompanie suedeze

1692117622_kljd.JPG

Raketat ruse pranë Polonisë, kanë vrarë 3 punonjës të kompanisë suedeze Skf.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kompania Skf. Kompania Skf është një kompani gjigante e specializuar në prodhimin e kushinetave. Kushineta është një pjesë makine e përbërë nga dy rrathë çeliku.

 “Ne jemi shumë të pikëlluar të konfirmojmë vdekjen e tre prej punonjësve tanë në këtë sulm”, shkroi zëdhënësi i SKF-së Carl Bjernstam, duke shtuar se shkalla e dëmit të shkaktuar nga sulmi aktualisht po hetohet.

Ora 18:30
OKB: 10 mijë civilë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës

1692116999_fm.JPG

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka njoftuar se rreth 10 mijë civilë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës. 

Raporti i publikuar sot konfirmon vdekjen e 9,444 civilëve, ndërsa 16,940 të tjerë janë plagosur që nga shkurti 2022.

Midis viktimave janë të paktën 500 fëmijë, shton agjencia e OKB-së e cila pranon se numri i të vdekurve nga konflikti mund të jetë ende më i lartë sepse nuk ka të dhëna të përditësuara për shumë rajone dhe qytete, veçanërisht ato që janë pushtuar nga rusët. 

Sipas të dhënave të konfirmuara të marra nga OKB-ja, 7339, u vranë në rajonet ukrainase të bombarduara nga rusët dhe të mbrojtura nga ushtria ukrainase. 

Ora 17:41
Putin kritikon Perëndimin: Ka qasje ‘egoiste, neo-koloniale’

1690702685_Screenshot3.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin ka shfrytëzuar hapjen e një konference për sigurinë në Moskë, për t’i kritikuar fuqitë e Perëndimit, duke thënë se ato janë fajtore për nxitje të trazirave në botë.

Konfliktet në pjesë të mëdha të botës janë shkaktuar nga “aventurat gjeopolitike dhe sjellja egoiste, neo-koloniale e Perëndimit”, u ka thënë Putin pjesëmarrëvesve përmes një video-mesazhi. Në mesin e tyre ka qenë ministri i ri i Mbrojtjes në Kinë, Li Shangfu.

Putin, i cili e ka nisur luftën më të madhe në Evropë prej vitit 1945, kur ka vendosur ta pushtojë Ukrainën 18 muaj më parë, ka thënë se forcat perëndimore janë duke i nxitur njerëzit kundër njëri-tjetrit, me qëllim të krijimit të shteteve vasale. 

Sipas tij, qëllimi i Perëndimit është “shfrytëzimi i pamëshirshëm i të gjitha burimeve përmes një sistemi neo-kolonial”. Shefi i Kremlinit e ka akuzuar Perëndimin për komplot kundër gjithçkaje ruse.

Retorika e tij është bërë gjithnjë e më kërcënuese prej shpërthimit të luftës në Ukrainë, dhe goditjes së Rusisë me sanksione nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz pati thënë vitin e kaluar se bota e Putinit është mbështjellë nga “mania e fuqisë së madhe dhe imperializmit”. Rusia është duke tentuar ta shfrytëzojë Konferencën e 11-të të Moskës për Siguri Ndërkombëtare, që t’i rrisë aleancat me shtetet tjera.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka thënë se Moska dëshiron ta rrisë bashkëpunimin me shtetet aziatike sikurse India, Vietnami, Mianmari, Mongolia, Laosi, Indonezia dhe Bangladeshi. Mediat shtetërore ruse kanë thënë që më shumë se 800 përfaqësues nga 76 kombe janë duke marrë pjesë në konferencë, përfshirë zyrtarët kinezë.

Kina është partnerja më e madhe tregtare e Rusisë, e cila nuk i ka vënë sanksione Moskës për nisjen e luftës në Ukrainë. Ajo as nuk e ka dënuar publikisht luftën dhe është pozicionuar si ndërmjetësuese në mes të të dyja palëve./ REL

Ora 17:27
Kryeministri ukrainas: Do të marrim pjesë vetëm nëse Rusia dhe Bjellorusia nuk do jenë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike

1692113275_fnsd.JPG

Që nga fillimi i luftës, pjesëmarrja e Ukrainës në Lojërat Olimpike të Parisit ka qenë në diskutim e sipër. Ukraina kishte pohuar për muaj të tërë se ata nuk do të merrnin pjesë, por ata kanë nënvizuar se pjesëmarrja e tyre do të ishte vetëm nëse atletët rusë dhe bjellorusë nuk do të jenë pjesëmarrës. 

Ministri ukrainas i sportit u tha mediave japoneze se atletët e Ukrainës "duhet të jenë në Lojërat Olimpike".

“Flamuri ynë do të jetë në ceremoninë e hapjes, në garat, sportistët tanë do të përfaqësojnë shtetin tonë në mënyrë që të gjithë në botë të shohin se Ukraina është, ishte dhe do të jetë”, tha ai.

Por sot, kryeministri i vendit, Denys Shymal, ka shtuar përsëri dyshimet për pjesëmarrjen e Ukrainës, i cili në Telegram ka shkruar se vend i tij "i gatshme të bojkotojë" Paris 2024, nëse Rusia dhe Bjellorusia lejohen.

"Shtetet që janë njollosur me gjakun e ukrainasve nuk mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike", tha ai.

Shymal shtoi se ai pret që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, i cili është përgjegjës për Lojërat, t'i dëbojë me vendosmëri vendet.

"Një koalicion i fuqishëm ndërkombëtar për sportin e ndershëm është shfaqur, duke përfshirë 35 shtete", shtoi ai.

Muajin e kaluar, organizatorët olimpikë ndaluan në mënyrë efektive Rusinë dhe Bjellorusinë të konkuronin pasi vendosën të mos bënin ftesa zyrtare për Lojërat e vitit të ardhshëm. 

Por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha se nuk kishte vendosur ende nëse do t'i lejonte rusët dhe bjellorusët të garonin si neutralë.

Ora 17:01
Suedia njofton paketën e 13 të mbështetjes ushtarake prej 300 milionë dollarëshe për Ukrainën

1690090790_ukraine.JPG

Suedia njoftoi një tjetër paketë mbështetjeje ushtarake për Ukrainën, me vlerë rreth 315 milionë dollarë, tha në një deklaratë të martën Ministria e Mbrojtjes e vendit. 

“Ndër të tjera, Ukraina ka kërkuar pjesë këmbimi për automjetet luftarake 90 dhe mjetet luftarake 122 që Suedia i dhuroi vendit”, tha ministria në një deklaratë.

Ministria e Mbrojtjes tha se qeveria tani po i përgjigjet kësaj nevoje dhe po dhuron pjesë rezervë dhe furnizime emergjente. që mund të kursehet për një kohë të kufizuar në një vlerë maksimale prej 1.1 miliardë SEK (rreth 102 milionë dollarë). 

Sipas ministrisë, në këtë paketë të re do të përfshihen edhe automjetet e transportit, mallrat e emergjencës dhe pajisjet e pastrimit të minave, të cilat mund të kursehen për një kohë të kufizuar në një vlerë prej pak më pak se 200 milionë dollarë. Kjo është paketa e 13-të e mbështetjes së Suedisë.

Ora 16:50
Zelensky viziton trupat e vijës së parë në rajonin e Zaporizhia

1690528561_zelensky.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vizitoi trupat ukrainas që marrin pjesë në kundërsulmin e Kievit në rajonin e Zaporizhia, deklaroi zyra e tij në një deklaratë të martën.

“Gjatë një udhëtimi pune në rajonin Zaporizhia, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy vizitoi pozicionet e brigadave të përfshira në operacione sulmuese në sektorin e Melitopolit”, tha zyra e tij.

Zelensky u takua me komandantin e grupit operativ dhe strategjik të trupave Tavria, Oleksandr Tarnavskyi, si dhe me disa njësi, duke përfshirë Brigadën e 3-të Operative.

“Brigada mori pjesë në misione luftarake në rajonet Donetsk dhe Luhansk, në betejat mbrojtëse për Kharkiv, në çlirimin e fshatrave dhe qyteteve pranë Kharkiv, dhe aktualisht po kryen operacione sulmuese në drejtimin Zaporizhzhia. Ne diskutuam çështjet më problematike me komandantin e brigadës”, shkroi Zelensky në Telegram.

Ora 15:33
Letonia është gati të transportojë grurë ukrainas në vjeshtë

1690640221_grure.jpeg

Këtë vjeshtë Letonia mund të fillojë transportin e grurit ukrainas, deklaroi drejtori, Rinalds Plavnieks, në një intervistë për radion Letoneze. 

Plavnieks tha se transportimi i grurit ukrainas nuk do të paraqiste probleme logjistike për kompaninë e tij.

"Transporti përfshin disa mijëra tonë në muaj për të cilat rrjetet dhe sistemet adekuate të transportit janë zhvilluar tashmë. Përmes korridorit tonë tranzit, 500 mijë deri në një milion ton mund të transportohen në vit”, tha ai.

Ora 13:56
Putin: NATO kërkon të zgjerojë zonat e konfrontimit me Rusinë

1690702650_vladimirputin.JPG

Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar se vendet e NATO-s po vazhdojnë të zhvillojnë potencialin e tyre ushtarak dhe po përpiqen të konfrontohen me Rusinë.

"Vendet anëtare të NATO-s vazhdojnë të ndërtojnë dhe modernizojnë aftësitë e tyre sulmuese, në përpjekje të një konfrontimi ushtarak, më mjete ushtarake dhe joushtarake të presionit," tha Putin në një fjalim video drejtuar pjesëmarrësve në Konferencën e Moskës për Sigurinë Ndërkombëtare" tha Putin.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se e gjithë kjo po ndodh në sfondin e shkatërrimit të sistemit të kontrollit të armëve.

Ora 13:15
Sulmet ruse në Ukrainën perëndimore, 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Tre persona u vranë në rajonin Volyn të Ukrainës veriperëndimore në kufirin me Poloninë pas sulmeve ajrore të natës të nisura nga forcat ruse.

Kështu ka bërë të ditur guvernatori i rajonit, i cili zbuloi shifrën aktuale të viktimave.

"Deri më tani, tre persona kanë humbur jetën. Shumë të tjerë janë në spital," tha Yuriy Poguliaiko, guvernatori i Volyn.

Bastisjet ruse, goditën Lutsk, kryeqytetin e Volyn, dhe Lviv.

Ora 10:02
Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Dagestan, në Rusi! 30 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

 

Të paktën 30 persona janë vrarë pas një shpërthimi në një pikë karburanti në republikën ruse të Dagestanit në jug të Rusisë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 21:40, në kryeqytetin rajonal Makhachkala, i cili ndodhet në bregun e Detit Kaspik.

Dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi , shkaku i të cilit ende nuk dihet.

“Gjithashtu, 75 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë ruse të Menaxhimit të Emergjencave.

Mediat raportojnë se zjarri ishte përhapur në një sipërfaqe prej 600 metrash katrorë dhe se ekzistonte rreziku i shpërthimeve të mëtejshme.

“Kërkimi për viktimat dhe pastrimi i mbeturinave mbetet në vazhdim”, tha TASS.

Hetimet për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës, kane nisur dhe mendohet se një mosrespektim i rregullave të sigurisë mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 15/08/2023 21:04

    Uau,çfare declarate paska dhene ky i Nato-s.Filloi sperdredhja e perendimit.Kjo declarate bombe,duhet te beje buje dhe eshte shume demoralizuese per Ukrainen.E paskan ndare mendjen me ja dhene Putinit ate qe ka pushtu,d.m.th. fiton Rusia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?