Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky se një kundërsulm ndaj forcave ruse është tashmë duke u zhvilluar por nuk pranoi të jepte ndonjë detaj.
"Veprimet kundërsulmuese dhe mbrojtëse po zhvillohen në Ukrainë: në të cilën fazë nuk do të flas në detaje", tha Zelensky në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
Deklaratat e Zelenskit pasojnë ato të presidentit rus Vladimir Putin sipas të cilit kishte filluar kundërofensiva e madhe ukrainase për të zmbrapsur trupat ruse: dje, shefi i Kremlinit kishte shtuar gjithashtu se ushtria e Kievit nuk kishte arritur asnjë objektiv gjatë këtyre sulmeve dhe po pësonte humbje të mëdha.
Në vend të kësaj, autoritetet e Kievit janë përpjekur të zvogëlojnë shtrirjen e luftimeve, pa dashur të zbulojnë më shumë rreth strategjisë së tyre. Të enjten, zëdhënësi i Komandës Lindore të ushtrisë ukrainase, Serhiy Cherevati tha në TV se trupat ukrainase kishin arritur të përparonin 1,400 metra rreth qytetit të shkatërruar të Bakhmut në lindje.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Malyar shkruan se forcat ukrainase kanë përparuar në Bakhmut dhe Donetsk.
Një sulm me dron rus ndodhi të premten vonë në mbrëmje në rajonet e Odessa dhe Mykolaiv në Ukrainën jugore. Sipas njoftimeve nga Komanda Jugore e Forcave të Armatosura të Ukrainës, janë përdorur drone sulmuese të tipit Shahed-136/131 të prodhuara nga Irani. Nga sulmi raportohet se kanë humbur jetën 3 persona dhe 10 të tjerë janë plagosur. Kjo u raportua nga komanda jugore e ushtrisë së Kievit.
Kriza humanitare në Ukrainë është "jashtëzakonisht më e keqe" pas prishjes së digës Kakhovka: tha kreu i Çështjeve Humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, siç raporton Guardian. Griffiths tha se 700,000 njerëz kanë nevojë për ujë të pastër.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të shtunën, më 10 qershor, se një kundërsulm ndaj forcave ruse është tashmë duke u zhvilluar por nuk pranoi të jepte ndonjë detaj.
"Veprimet kundërsulmuese dhe mbrojtëse po zhvillohen në Ukrainë: në të cilën fazë nuk do të flas në detaje", tha Zelensky në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
Një gazetar i kërkoi Zelenskit të komentonte pasi presidenti rus, Vladimir Putin, pretendoi se kundërofensiva e shumëpritur e Kievit tashmë po dështonte.
"Është interesante se çfarë tha Putin për kundërsulmin tonë. Është e rëndësishme që Rusia ta ndiejë gjithmonë këtë: se nuk ka shumë kohë, për mendimin tim", tha Zelensky.
Ai shtoi se ishte në kontakt të përditshëm me komandantët ushtarakë, duke përfshirë shefin e forcave të armatosura, Valery Zaluzhny, dhe "të gjithë janë pozitiv tani -- thuaja këtë Putinit", u shpreh Zelensky.
Pushtimi rus i Ukrainës filloi në shkurt të vitit 2022 kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi forcat ushtarake ruse që të niseshin drejt Ukrainës. Që nga ajo koha Ukraina është duke u përballur me pushtimin rus dhe prej javësh është duke u folur për mundësinë e një kundërsulmi të forcave ukrainase.
Islanda ditën e sotme ka marrë vendimin për të mbyllur ambasadën e saj në Rusë që nga data 1 gusht për shkak të nivelit të ulët të marrëdhënieve tregtare dhe politike mes vendeve duke i kërkuar Moskës zvogëlimin e marrëdhënieve diplomatike.
Ky veprim i Islandës pati edhe reagim nga ministria e Jashtme e Rusisë që e quajti këtë një shklatërrim të bashkëpunimit dypalësh mes vendeve.
“Vendimi i marrë nga autoritetet islandeze për të ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë shkatërron të gjithë gamën e bashkëpunimit ruso-islandez”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.
"Ne do ta marrim parasysh këtë vendim jomiqësor kur ndërtojmë lidhjet tona me Islandën në të ardhmen. Të gjitha veprimet anti-ruse të Reikjavikut do të pasohen në mënyrë të pashmangshme nga një reagim përkatës," thuhet më tej në deklaratë.
Kur shpalli vendimin e saj, Islanda, tha se marrëdhëniet diplomatike nuk ishin ndërprerë dhe se ambasada do të rihapet sapo të normalizohen marrëdhëniet.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, vizitoi Kievin të shtunën në një akt mbështetjeje teksa Ukraina po përgatitet për një kundërsulm të madh kundër forcave ruse dhe derisa po përballet me sulme të rregullta ajrore.
Trudeau bëri nderime në një vend përkujtimor në qendër të Kievit për ushtarët ukrainas që u vranë duke luftuar forcat proruse që nga viti 2014.
Kanadaja, anëtare e NATO-s, e cila ka një nga diasporat më të mëdha ukrainase në botë, ka ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare për Ukrainën gjatë pushtimit në shkallë të plotë të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Udhëtimi i Trudeau në Kiev pasoi një natë sulmesh me raketa dhe dronë rusë në objektiva jashtë kryeqytetit, duke përfshirë Odesën, rajonin e Poltava dhe Harkiv.
Kriza humanitare në Ukrainë është "jashtëzakonisht më e keqe" pas prishjes së digës Kakhovka: tha kreu i Çështjeve Humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, siç raporton Guardian.
Ukraina, nënvizoi zyrtari i lartë, po përballet me një situatë humanitare "jashtëzakonisht më të keqe" se në të kaluarën pas rënies së digës.
Griffiths komentoi se 700,000 njerëz kanë nevojë për ujë të pastër dhe se përmbytja e tokës bujqësore në një nga 'hambarët' më të mëdhenj në botë do të shkaktojë një "kaskadë problemesh", duke përfshirë reduktimin e eksporteve të drithërave, rritjen e çmimeve globale të ushqimit dhe uljen e disponueshmërisë së ushqimit për miliona njerëz në nevojë.
"Gjatë operacioneve të evakuimit, trupat ruse qëlluan përsëri në qendrën rajonale" të Khersonit, "për pasojë tre persona u plagosën, mes tyre një vajzë e mitur". Kështu shkruan në Telegram Prokuroria e Përgjithshme e rajonit Kherson, duke iu referuar një sulmi me bombë pasditen e së premtes.
"Infrastruktura civile është dëmtuar. Prokurorët, së bashku me hetuesit policorë, vazhdojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të dokumentuar krimet e luftës të ushtrisë ruse," vazhdon ai.