Të paktën një person ka humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur pas një serie sulmesh ajrore të nisura nga forcat ruse në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë kryeqytetin Kiev.
Kështu ka deklaruar kryetari i komunës së Kievit, Vitali Klitschko, raporton “The Guardian”, duke saktësuar se një person ka vdekur në lagjen Solomyansk. Dhjetë shpërthime thuhet se u dëgjuan në breshërinë e parë të sulmeve.
Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin regjistroi urimet e Vitit të Ri ku ishte së bashku me disa persona të tjerë me uniformë ushtarake.
"Viti i kaluar ishte një pikë kthese që do të bëhet themeli i së ardhmes dhe pavarësisë së Rusisë. E vërteta është në anën tonë, ne po mbrojmë njerëzit tanë në territoret tona historike.
Për shumë vite, elitat perëndimore na kanë siguruar për qëllimet e tyre paqësore, veçanërisht në rajonin e Donbasit, duke mbështetur neonazistët”, thotë Putin.
Presidenti rus ka falënderuar ushtarët rusë për “forcën e shpirtit dhe guximin dhe shprehu bindjen e tij se Rusia "do të kapërcejë çdo vështirësi dhe do të mbetet e madhe dhe e pavarur". Në kohën e transmetimit të këtij video-mesazhi, Rusia po bombardonte Ukrainën. Zyrtarët ukrainas raportojnë për sulmet në qytetet Kiev, Khmelnytskyi dhe Mykolaiv.
Spekulimet se Vladimir Putin është sëmurë janë shtuar edhe më shumë ditën e sotme, në videomesazhin e tij natën e ndërrimit të viteve. Sipas videos që po shpërndahet në rrjetin social Twitter, pjesë e shkurtër e fjalimit të tij – Putini shihet derisa kollitet shpesh derisa tentonte të fliste, kollitja po ia pamundësonte atij të shprehte fjalët.
"Korrektësia morale dhe historike është në anën tonë”. Kështu tha presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij tradicional të fundvitit, ndërsa vendi përballet me dënimin ndërkombëtar për ofensivën e tij në Ukrainë.
“Kjo është ajo për të cilën ne po luftojmë sot, për të mbrojtur popullin tonë në territoret tona historike, në entitetet e reja përbërëse të Rusisë”, tha ai duke iu referuar rajoneve ukrainase që Rusia pretendon se i ka aneksuar.
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Perëndimi po përdor Ukrainën si një mjet për të dobësuar dhe ndarë" Rusinë dhe se Rusia nuk do të dorëzohet kurrë para këtyre përpjekjeve".
"Perëndimi gënjeu për paqen ndërsa përgatitej për agresion dhe tani po e pranon hapur, pa hezitim. Dhe në mënyrë cinike po përdor Ukrainën dhe popullin e saj për të dobësuar dhe përçarë Rusinë," tha kreu i Kremlinit në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar kombit.
"Ne kurrë nuk kemi lejuar askënd ta bëjë këtë dhe nuk do ta bëjmë kurrë," theksoi ai, duke shtuar se rusët po luftojnë në Ukrainë për të mbrojtur atdheun e tyre dhe për të garantuar "pavarësinë e vërtetë" për popullin e saj.
“Gjëja kryesore është fati i Rusisë.”, tha Putin.
Të paktën dhjetë shpërthime u raportuan në Kiev,në rajonin Kharkiv, Khmelnytskyi dhe Zaporizhzhia pasi sirenat e alarmit u dëgjuan në të gjithë Ukrainën në mesditë.
Disa rajone ndërprenë furnizimin me energji elektrike për shkak të sulmit raketor rus. Rusia dëmtoi sërish infrastrukturën energjitike të Ukrainës. Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas sulmeve ajrore. Kështu ka deklaruar kryetari i komunës së Kievit, Vitali Klitschko.
Në Solomyan, në jugperëndim të qytetit, të paktën tre gra u dërguan në spital. Një hotel dhe një shtëpi u goditën nga raketa.
Rusia vjen me një lajm të ri për të gjithë ata ushtarë që po luftojnë kundër Ukrainës, duke gjetur një formë inkurajuese për ta. Ushtarëve rusë dhe nëpunësve civilë që po luftojnë në Ukrainë nuk do t'u kërkohet më të deklarojnë të ardhurat e tyre.
Kremlini e njoftoi këtë dhe u tha se është një tjetër nxitje që u jepet atyre që janë përfshirë në atë që regjimi e quan "operacioni special".
“Masa ka të bëjë me ata që punojnë në katër territoret e okupuara", shpjegoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, përkatësisht rajonet Donetsk, Lugansk, Kherson, Zaporizhzhya).
Dispozita vlen edhe për bashkëshortët dhe fëmijët e mitur të palëve të interesuara dhe është aktive nga 24 shkurti, dita kur filloi pushtimi në Ukrainë.
Në Ukrainë, autoritetet po hetojnë rreth 2200 raste të dyshuara për bashkëpunim me forcat ruse. Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i parë i Brendshëm Jevhen Yenin.
Zyrtari qeveritar shtoi gjithashtu se që nga fillimi i pushtimit rus, janë demaskuar edhe 108 tentativa "sabotazhi" dhe janë arrestuar më shumë se 1880 persona në lidhje me këto akte.
Gjithashtu, edhe në Rusi ka ndodhur e njëjta situatë, ku madje sipas mediave të huaja konsiderohet edhe më e rëndë për imazhin që Rusia dëshiron të ruaj në arenën politike ndërkombëtare si "super fuqi". Shumw ushtarët rus nuk kanë pranuar të shkojnë në luftë kundër Ukrainës dhe kanë deklarauar se janë kërcënuar e nuk kanë pasur zgjidhje tjetër.
Ukraina ka mundur të çliroj një tjetër fshat dhe të rikthej sigurinë në atë zonë.
Ushtria ukrainase çliroi fshatin Novoselivske, pjesë e rajoni i Lugansk. Sipas raportimeve të mediave të huaja, është e mundur kapja e ushtarëve rus në atë fshat. Tashmë, fshati është në kontrol total të ukrainës.
Ukraina ka një lajm të mirë për popullin e saj pasi ka njoftuar që ka siguruar ushqim të bollshëm për vitin e ardhshëm në rast se lufta vazhdon. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministri Denys Shmyhal duke thënë se ka qëndrueshmëri në sektorin e bujqësisë, duke treguar që ia kanë dalë mbanë të bëjnë mbjelljen më të vështirë në historinë e Ukrainës, për faktin se janë në luftë dhe kushtet nuk janë favorizuese.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim sektorin bujqësor, i cili gjithashtu ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Ne ndamë gjithsej 80 miliardë UAH për 38,000 fermerët tanë gjatë këtyre muajve të luftës. Ne ndihmuam për të kryer mbjelljen më të vështirë në historinë e Ukrainës Në kohë. Falë kësaj, janë korrur më shumë se 60 milionë tonë kultura. Dhe Ukraina patjetër i ka siguruar vetes ushqime për vitin e ardhshëm”, tha Shmyhal në një mbledhje të qeverisë.
Gjithashtu, Ukraina ka eksportuar këtë vit 15 milionë ton produkte edhe si shkak i iniciativës së saj për të fituar të ardhurat nëpërmjet grurit, si gjithnjë, por këtë herë më tepër për shkak të mungesës së stabilitetin që do sillte lufta. Në veçanti, më shumë se 10 milionë tonë u eksportuan përmes porteve të Danubit.
ZOTI e Ndihmofte Russine e Shenjte!
PërgjigjuRusia eshte shtet diktatorial, i kooruptuar totalisht ne nivelet e larta te qeverisjes. A mund te jete i shenjte nje vend me nje patriark te kishes me 4 miliard dollare pasuri dhe qe nxit luften (JO PAQEN)? Ushtaret ruse po vriten ne lufte, ndersa oligarket e putinit pasurohen nga tenderat per furnizimet e ushtrise. Nuk duhet te jesh shqiptare por ruse ose serbe qe mbeshtet agresorin, vrasesit. Ose paguesh nga KGB, UDB.
O den IDJOTI që ve 100 emra. Jo Arbëror, emigranti, Arbri e tani Den suma. Po Gent Çafaj ka shkruajtur që putini është kriminel apo je analfabet sdi me lexu. E ky Zotnia që ta ka vu emrin den bushtra ka shum të drejt se është inteligjent sështë IDJOT si ty. A e ke pa çe ka gjet Evropën që po flasin me vete 1 litër Diezel 2 euro e 10 vez 4 euro. Po ku mer vesh ti mor qeni Arbëror ose den bytha.
PërgjigjuKush po lufton per te mbrojtur Europen o kurve ? Ata thjesht po i perdor amerika per te shkaterruar ekonomine Europiane , lepiresa si puna jote na dalin si atdhetare te flakte kur ne te vertet jeni bushtrat e perendimit qe po skllaveron boten
PërgjigjuO Ukraina Putin krimineli po ju rafshon me tokën po ju bën hi e ju thoni gjuj dhe njëher se ta tregojm ne. Po lërini kto budallalliqe e ulun7 bëni marveshje se i shove popullin Ukrainas o Zhelensk plera spiun i Amerikës.
PërgjigjuPo o klysh kurve i putin hitlerit,or qen shqipfoles. Ukraina lufton per mbrojtjen e saj dhe ne te njejten kohe dhe per Europen kunder hordhive muzhike te stepave