Tre persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën gjatë natës në një sulm me raketa ruse në qytetin e Odesës, në jug të Ukrainës.
Oleg Kiper, kreu i administratës ushtarake rajonale, njoftoi në Telegram se ‘ka dëme në civilë dhe në infrastrukturë’.
Sipas disa kanaleve lokale Telegram, sulmi u nis nga territori i Krimesë së pushtuar.
Ndërsa një ditë më parë një tjetër sulm rus me raketa vrau pesë persona në Odesa, i cili është një port jetik për eksportet e Ukrainës në Detin e Zi dhe vazhdimisht është vënë në qendër të sulmeve ruse me raketa dhe dron.
Rusia ka sulmuar rajonin Kharkiv të Ukrainës verilindore me bomba të drejtuara ditën e sotme, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur dy të tjerë.
Kjo u raportua nga guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.
Dy personat humbën jetën kur një makinë u përplas në fshatin Zolochiv, ku u godit edhe një shtëpi private.
Ndërkohë që dhe dhjetra banesa të tjera në Kharkiv u dëmtuan gjithashtu, por sulmi nuk shkaktoi viktima. Rajoni i Kharkiv ka qenë nën bombardime intensive që nga fillimi i pranverës, me forcat ruse që sulmojnë vazhdimisht infrastrukturën civile dhe energjetike.