Lufta në Ukrainë trazon botën e brendshme të fëmijëve, Ministria e Arsimit ende asnjë udhëzues si të trajtohen këto ngjarje në shkolla

5 Mars 2022, 09:02| Përditesimi: 5 Mars 2022, 09:34

  • Share

Konflikti i dhunshëm në Ukrainë po trazon edhe botën e fëmijëve shqiptarë. Shumë prej tyre janë njohur me pasojat e kësaj lufte nga rrjetet sociale, televizori, ose nga diskutimet e prindërve. Ndërsa në shkollë, kjo temë trajtohet vetëm në mënyrë sporadike.

“Në televizor po,por në klasë nuk na kanë folur. Kjo luftë bëhet për pushtet sepse do Rusia pushtet.”-thotë një nxënës.

“I kam thënë babit dhe mamit,por ata s’më janë përgjigj”

“Më kanë thënë që është luftë e rrezikshme”, thanë disa fëmijë

Në faqen zyrtarë te Ministrisë së Arsimit ende nuk nuk ka asnjë udhëzim për trajtimin apo jo të kësaj teme në institucionet arsimore. Ekspertët e arsimit thonë se tema është shumë delikate dhe se trajnimet e mësuesve për të informuar fëmijët rreth këtyre zhvillimeve, duhet të kishin nisur ditë më parë.

“Në fakt unë prisja të kishte një udhëzim nga ministria e arsimit apo nga agjencia e sigurimit të cilësisë së arsimit parauniversitar. Të thoshte çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet ta trajtojmë. Padyshim që kjo prek një sërë lëndësh apo fushash të të nxënit ku përfshihet qoftë komunikimi, qoftë toleranca, qoftë mirëkuptimi, në fushën e edukimit qytetar,historia, gjeografia.”- shprehet Ndriçim Mehmeti, ekspert arsimi.

“Sigurisht që pa ndonjë udhëzim, nuk mund të përfshihet vetë me iniciativën e shkollës.Detyrimisht fëmijët janë në brendësi të këtij informacioni, ajo çfarë ne duhet të bëjmë,është që duhet ta trajtojmë këtë pjesë.”- shprehet Qemal Çejku, ekspert arsimi.

 

Ekspertët propozojnë mënyra jodirekte të përcjelljes së këtij informacioni, qoftë nëpërmjet vizatimeve apo letrave, në mënyrë që përjetimet e tyre të jenë sa më të lehta.

“Në formë të aktiviteteve, duke ngjyrosur harta, duke ngjyrosur flamuj,pra me aktivitete të ndryshme.”- tha Qemal Çejku.

“Po themi orë mësimi sensibilizuese, ndërgjegjësuese ndaj një konflikti i cili nuk duhet të kishte ndodhur,ndaj mbrojtjes së të drejtave të individit.”-tha Ndriçim Mehmeti.

Edhe punonjësit socialë rekomandojnë kujdes të shtuar të prindërve gjatë diskutimeve, në mënyrë që informacioni që fëmijët marrin , të jetë i filtruar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?