Foto ilustruese

Sport

Lufta në Ukrainë, UEFA sposton ndeshjen në 'Elbasan Arena'

12 Shkurt, 10:18| Përditesimi: 12 Shkurt, 10:21

  • Share

Për shkak të situatës së pazakontë në Ukrainë, UEFA ka vendosur që ndeshja Ukrainë - Kroaci, e vlefshme për Grupin B4 të Nations League për vajza, të luhet në Shqipëri.

FSHF do të organizojë këtë sfidë më 25 shkurt, në orën 18:00 në stadiumin ‘Elbasan Arena’. Skuadrat do të përgatiten dhe do të zhvillojnë stërvitjet e tyre zyrtare në vendin tonë sipas protokollit të UEFA-s.

Kujtojmë se Ukraina dhe Kroacia janë pjesë e Grupit B4, ku ndodhet edhe Shqipëria dhe Çekia.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?