Forcat e armatosura ruse kanë vendosur të kryejnë stërvitje në të cilat do të simulojnë "detyrat e kryerjes së një sulmi masiv bërthamor me forcat sulmuese strategjike në përgjigje të një sulmi bërthamor armik".
Kështu deklaroi ministri rus i Mbrojtjes Andrei Belousov, teksa i raportonte presidentit Vladimir Putin.
Kështu raporton agjencia Interfax, sipas së cilës stërvitjet do të “mbikëqyren” nga presidenti rus.
Duke folur me liderët ushtarakë përmes video-lidhjes, Putin tha se stërvitjet do të simulojnë veprimet e zyrtarëve më të lartë për përdorim të armëve bërthamore, dhe do të përfshijnë lëshim praktik të raketave me kapacitet bërthamor, dhe atyre lundruese.
Presidenti rus theksoi se arsenali bërthamor i Rusisë vazhdon të jetë “garantues stabil i sovranitetit dhe sigurisë së shtetit”.
Një numër i vogël i ushtarëve të Koresë së Veriut janë tashmë brenda Ukrainës dhe së shpejti mund të përforcojnë vijën e frontit rus. Këtë e raporton CNN.
Ushtarët e Koresë së Veriut në Rusi
Një numër i vogël i ushtarëve të Koresë së Veriut janë tashmë brenda Ukrainës dhe së shpejti mund të përforcojnë vijën e frontit rus. Këtë e raporton CNN.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Moska apo Korea e Veriut lidhur me numrin e ushtarëve që kjo e fundit dërgoi në Rusi, por thuhet se numri arrin në 12 mijë.