Ushtarë rus

Bota

Lufta në Ukrainë/ Ushtria ruse: Ka filluar faza e tretë e stërvitjeve bërthamore! Kievi përballet me sulm 'masiv' me dronë

31 Korrik 2024, 10:54| Përditesimi: 31 Korrik 2024, 11:01

  • Share

Moska njoftoi se ka nisur fazën e tretë të stërvitjeve të saj për përdorimin e armëve bërthamore taktike.

Sipas asaj që deklaroi Ministria e Mbrojtjes ruse "kjo fazë e stërvitjes përfshin trajnimin e sistemeve raketore Iskander-M dhe avionëve të ndryshëm".

Ndërkohë forcat ruse nisën "një nga sulmet më masive me dron" në Ukrainë në mesnatë, me 89 mjete ajrore pa pilot. Lajmi u bë i ditur nga Forcat Ajrore të Kievit Telegram të cilët theksuan se "të gjitha objektivat u rrëzuan".

“Armiqtë përdorën të njëjtin numër Shahed (dronësh) si në natën e Vitit të Ri, 1 janar 2024”, thuhet në mesazh.

Rusët lëshuan edhe "një raketë të drejtuar X-59 nga hapësira ajrore e rajonit të pushtuar Kherson për të sulmuar rajonin e Mykolaiv" dhe ajo gjithashtu u shkatërrua, theksojnë Forcat Ajrore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?