Lufta në Ukrainë/ Erdogan do t'i propozojë Putinit një armëpushim të hershëm! Arrestohet informatorja ruse, po përgatiste sulmin ndaj Zelensky

7 Gusht 2023, 09:16| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 22:37

  • Share

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se nëse Rusia vazhdon të dominojë Detin e Zi dhe ta bllokojë atë me raketa, ata do të mbeten pa anije deri në fund të luftës. Sipas liderit ukrainas, tani rusët nuk mund të fitojnë, ndaj duan ta vënë Ukrainën në vështirësi duke përdorur armë dhe dhunë. 

Prej më shumë se 530 ditësh, Ukraina vazhdon të përballet me sulme të njëpasnjëshme me raketa dhe dronë nga Moska. Mbrëmë gjatë luftimeve, në fushë afër Zaporizhzhia, u vra ish-deputeti ukrainas, Serhiy Slabenko, ndërsa luftime të ashpra kanë vijuar edhe gjatë natës në e Dnipropetrovsk.

Një breshëri raketash ka goditur disa rajone të Ukrainës gjatë orëve të fundit, nga të cilat u vra edhe ish-deputeti ukrainas Serhiy Slabenko, i cili ndodhej në frontin e luftimeve Zaporizhzhia.

Këtë lajm e bënë të ditur vetë autoritetet ukrainase, teksa njoftojnë se trupi i tij do të sillet sot në shtëpi. Serhiy Slabenko, i cili ishte deputet midis viteve 2002 dhe 2006 do të kishte mbushur 58 vjeç për 20 ditë

Ndërsa luftime të ashpra kanë vijuar edhe gjatë natës në Ukrainë, ku dy rrethe të rajonit të Dnipropetrovsk u bombarduan mbrëmë.Kreu i administratës ushtarake , Serhii Lysak, shkroi në Telegram se një raketë armike goditi rajonin dhe shkaktoi shpërthime në lagjen Synelnyky.

Kievi, nga ana tjetër, ka goditur dy ura që lidhin Krimenë me rajonin e pushtuar Kherson. Në planin diplomatik, një dritëz vjen nga bisedimet e Jeddah me Kievin, të cilat flasin për konsultime produktive.

Ndërkohë Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan synon të propozojë rifillimin e bisedimeve të paqes për Ukrainën për të arritur një armëpushim të hershëm gjatë bisedimeve të planifikuara me Vladimir Putin.

Ora 21:54
​​​​​​​Lufta/ Kievi: 5 të vdekur dhe 18 të plagosur nga sulmi rus në Pokrovsk

1691438263_steptodown.com953192.jpg

Pesë të vdekur dhe të paktën 18 të plagosur është bilanci i sulmit rus në Pokrovsk.

 Shefi i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak , shkruan në Telegram , duke dhënë një vlerësim të ri për sulmin rus që mbrëmjen e sotme goditi një ndërtesë banimi në Pokrovsk në rajonin e Donetskut.

Ora 21:17
Ministri i Jashtëm ukrainas i kërkon SHBA-së raketa me rreze të gjatë

1689143604_dmytrokulebarusiukraine.jpg

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka bërë një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Antony Blinken, ku bëri i kërkoi SHBA-së raketa me rreze të gjatë veprimi ATACMS.

"Blinken dhe unë diskutuam hapat e mëtejshëm për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën e Paqes dhe zgjidhjet për të zgjeruar eksportet e grurit. Falenderova SHBA-në për të gjithë ndihmën e dhënë dhe theksova nevojën për të përmirësuar aftësitë e Ukrainës me rreze të gjatë duke ofruar ATACMS”, shkroi Kuleba në Twitter.

Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, ra dakord t'i jepte Ukrainës municione thërrmuese të diskutueshme për t'i përdorur kundër trupave ruse.

Municionet thërrmuese shpërthejnë në ajër dhe lëshojnë "bomba" që shpërndahen në zona të mëdha. 

Kundërshtarët thonë se ata vrasin pa dallim dhe se disa nga municionet më të vogla mund të dështojnë të shpërthejnë, duke paraqitur një rrezik afatgjatë për civilët.

Ora 19:49
Putin urdhëron prodhimin e më shumë dronëve sulmuese

1690702685_Screenshot3.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar shefin ekzekutiv i Rostec, Sergei Chemezov, të rrisë prodhimin e dronëve sulmues.

Rostec është Korporata Shtetërore për Promovimin e Zhvillimit, Prodhimit dhe Eksportit të Produkteve të Teknologjisë së Lartë.

Në pamjet e transmetuara nëpër media të ndryshme, Putin shihet duke iu drejtuar Sergei Chemezov, gjatë një takimi mes dy palëve, duke u bërë thirrje që të rritet prodhimi i modeleve ruse të dronëve të tipit Kub dhe Lancet.

Në një deklaratë të veçantë, Chemezov zbuloi se Rostec do të fillojë prodhimin e aeroplanit të pasagjerëve MC-21 deri në vitin e ardhshëm.

Putin theksoi se prodhuesit rusë tani mund të zënë një hendek në treg pasi kompanitë e huaja tërhiqen.

Ora 19:35
Komandanti ukrainas: Rusia vazhdon të përdorë armë kimike në Ukrainë

1691430505_9745.jpg

Forcat ruse po vazhdojnë të përdorin armë kimike në Ukrainë, duke shkelur konventat ndërkombëtare, sipas komandantit ukrainas, Oleksandr Tarnavskyi.

Oleksandr Tarnavskyi, komandanti për sektorin ushtarak Tavria, tha se një incident kishte ndodhur në afërsi të Novodanylivka, po nuk raportohej për viktima.

Ai i tha Kyiv Independent se një substancë e quajtur kloropicrin ishte vendosur nga forcat ruse, por nuk u raportuan viktima. 

Avujt e substancës së kloropicrinës shkaktojnë acarim intensiv të lëkurës dhe syrit, dhe thithja e saj mund të dëmtojë organet e brendshme. 

Edhe pse dikur ishte përdorur gjatë Luftës së Parë Botërore, kjo substancë tani është e ndaluar universalisht për qëllime ushtarake. 

“Rusët po përpiqen të ndalojnë përparimin tonë, por përpjekjet e tyre do të jenë të kota”, tha Tarnavskyi.

Ky nuk është rasti i parë i raportuar i Rusisë që përdor luftë kimike në konfliktin e saj me Ukrainën.

Shërbimi Kufitar i Ukrainës kishte raportuar më parë vendosjen e ushtrisë ruse të municioneve aerosol irrituese dhe granatave kimike pranë Avdiivka, rajoni Donetsk, më 26 maj.

Ora 17:53
Polonia dërgon 1000 trupa shtesë në kufi me Bjellorusinë

1691423544_poloni.jpg

Ministria polake e mbrojtjes ka dërguar tashmë mbi 1000 trupa në kufirin prej 250 miljesh gjatë javëve të fundit, të nxitur nga shqetësimet për praninë e grupit mercenar Wagner brenda shtetit pro-rus me kërkesë të rojes së saj kufitare.

Ajo është e shqetësuar për rritjen e tensionit në zonë pas inkursionit të dy helikopterëve ushtarakë në hapësirën ajrore polake javën e kaluar.

Shërbimet kufitare polake regjistruan rreth 3,900 tentativa për të kaluar kufirin vetëm në korrik, muajin kur shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin njoftoi se kishte filluar stërvitjen e ushtrisë bjelloruse për t’u bërë “ushtria e dytë më e mirë në botë”.

Instituti për Studimin e Luftës tha se Wagner ka kryer stërvitje në një kamp në Brest, qyteti i gjashtë më i madh Bjellorusi, i cili është disa qindra metra nga kufiri polak.

Ora 17:19
Zelensky: Rusia do të mbetet pa anije nëse vazhdon sulmet ndaj porteve

1691406376_zelensky.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se nëse Rusia vazhdon të dominojë Detin e Zi dhe ta bllokojë atë me raketa, ata do të mbeten pa anije deri në fund të luftës.

“Nëse Rusia vazhdon të dominojë Detin e Zi dhe ta bllokojë atë me raketa, atëherë edhe Ukraina do të bëjë të njëjtën gjë, e cila është një mbrojtje e drejtë e aftësive tona. Nëse vazhdojnë të gjuajnë, mund të mbeten pa anije deri në fund të luftës", deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për mediat e Amerikës Latine.

Sipas liderit ukrainas, tani rusët nuk mund të fitojnë, ndaj duan ta vënë Ukrainën në vështirësi duke përdorur armë dhe dhunë. 

"Prandaj, Ukraina patjetër do t'i përgjigjet çdo sulmi ndaj popullatës civile dhe korridoreve të grurit", shtoi Zelensky.

Ora 16:40
Erdogan do t'i propozojë Putinit një armëpushim të hershëm

1689347699_rusiturqivladimirputinerdogan.jpg

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, synon të propozojë rifillimin e bisedimeve të paqes për Ukrainën për të arritur një armëpushim të hershëm gjatë bisedimeve të planifikuara me presidentin rus, Vladimir Putin së shpejti.

Kështu ka deklaruar Erdogan për agjencinë shtetërore të lajmeve ruse Ria Novosti një burim nga administrata e Ankarasë. 

“Erdogan do të ofrojë ndërmjetësimin e tij duke ripërsëritur tezën se nuk do të ketë fitues në luftë dhe humbës në procesin e paqes”, tha burimi, duke e quajtur presidentin turk “të vetmin lider botëror” që gëzon “besimin e sinqertë” të Putinit dhe Zelensky".

Ora 16:06
Peskov: Putin do t'i fitojë lehtësisht zgjedhjet e reja

1690702701_vladimirputin.jpg

Një vit para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Rusi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha New York Times se presidenti Vladimir Putin, “do të rizgjidhet vitin e ardhshëm me mbi 90 për qind të votave”.

Putin, që ka qenë në pushtet si kryeministër dhe president që nga fundi i vitit 1999, gjerësisht ka larguar elementet e demokracisë dhe lirisë që u vendosën tri dekada më parë pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Gjatë sundimit të tij, ai ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, që është konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në intervistën më 6 gusht, Peskov bëri një deklaratë befasuese për zgjedhjet presidenciale ruse, duke thënë se “nuk është demokraci, është një burokraci e kushtueshme”. Putin, i cili ka përdorur shtypjen më të ashpër ndaj opozitës ruse që nga kohët sovjetike, pritet t'i fitojë lehtësisht zgjedhjet.

Ai ka burgosur kundërshtarët, ka nënshtruar sistemin politik dhe ka shtypur lirinë e medias, duke i shndërruar zgjedhjet në një farsë të mbushjes së kutive të votimit dhe mashtrimeve zgjedhore.

Megjithatë, Kremlini ka vazhduar të insistojë se zgjedhjet ruse janë të lira. Pas publikimit të artikullit nga New York Times më 6 gusht, Peskov pretendoi se është keqcituar nga kjo media amerikane.

Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve RBK më 6 gusht, Peksov tentoi të riformulonte komentet e tij, duke thënë se “teorikisht” Rusia nuk ka nevojë të mbajë zgjedhje presidenciale sepse “është e qartë se Putin do të rizgjidhet”.

Është e paqartë se kush do ta sfidojë në zgjedhje Putinin, në një mjedis ku pothuajse çdo kritikë ndaj udhëheqësve rusë, çon në hetime. Javën e kaluar, Rusia dënoi me 19 vjet burgim liderin opozitar, Aleksei Navalny, i cili do të jetë prapa grilave deri në vitin 2040.

Navalny, që ka hetuar korrupsionin në nivelet më të larta të Qeverisë ruse, u dënua nën akuza për ekstremizëm. Ai tha se akuzat ndaj tij janë të pabaza. Ai është vetëm njëri nga disa liderë të opozitës që janë dënuar me burime të gjata për akuzat të sajuara që kur Putini nisi pushtimin e Ukrainës 17 muaj më parë./REL

Ora 15:59
Sllovakia lejon 9 shtetas të bashkohen me ushtrinë ukrainase

1691416693_lkjdf.jpg

Nëntë shtetas sllovakë do të lejohen të luftojnë për ushtrinë e Ukrainës, pasi presidenti i vendit hoqi dorë nga një ndalim efektiv.

Sipas ligjeve ekzistuese, shtetasit në Sllovaki mund t'i bashkohen forcave të armatosura të një vendi tjetër vetëm me lejen e presidentit, përndryshe ata rrezikojnë të ndiqen penalisht.

Media sllovake tha se 35 aplikime u dorëzuan në përgjithësi, por qeveria sllovake nuk ka shpjeguar pse disa u pranuan dhe disa të tjerët jo. 

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, ka mbështetur në mënyrë aktive Ukrainën gjatë luftës, me vendet që ranë dakord të punojnë së bashku për një sistem të ri artilerie muajin e kaluar.

Por këto plane mund të jenë një kërcënim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare këtë vit. Sondazhet sugjerojnë se Robert Fico pro Kremlinit pritet të bëhet kryeministër.

Ora 15:50
Shkëmbim i ri i të burgosurve, lirohen 22 ushtarë ukrainas

1691416177_kjnedsf.jpg

Ukraina ka njoftuar se 22 ushtarë të saj janë liruar nga rusët pas një shkëmbimi të ri të burgosurve mes dy palëve. 

“Sot, 22 ushtarë të tjerë ukrainas u kthyen në shtëpi nga robëria”, tha kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak. 

Yermak shtoi se në mesin e ushtarëve të liruar kishte oficerë, ushtarë dhe se disa prej tyre janë ende të plagosur. 

Një video i tregon ata duke u kthyer, duke u mbështjellë me flamuj ukrainas. Moska nuk ka komentuar ende për lirimin e të burgosurve dhe nuk dihet se sa ushtarë rusë janë liruar në këmbim nga Kievi.

Ora 15:25
Ministri i Jashtëm iranian: Ne nuk i dhamë Moskës drone për t'i përdorur kundër Kievit

1691414597_iran.jpg

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, deklaroi se pavarësisht një bashkëpunimi të mbrojtjes në vitet e fundit midis Teheranit dhe Moskës, Irani nuk i ka dhënë askujt asnjë lloj droni për t'u përdorur në Ukrainë. 

Ai mohoi përsëri pretendimet se Teherani i ka furnizuar Moskës drone të cilët më pas janë përdorur në konfliktin kundër Kievit. 

Dokumentat, ku supozohet se vërtetojnë furnizimin e dronëve iranianë, të paraqitura gjatë bisedimeve në vendet e treta midis zyrtarëve në Kiev dhe Teheran, janë të pavlefshme, tha Amirabdollahian gjatë një vizite në Tokio.

Ai shtoi: “Një raport i lëshuar në Japoni konfirmoi se shumica e armëve të përdorura në Ukrainë furnizohej nga SHBA dhe disa vende perëndimore. Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore duhet të ndalojnë akuzat e tyre pabaza kundër Republikës Islamike”.

Ora 13:03
Po planifikonte të vriste Zelenskyn, Ukraina arreston një informatore ruse

1691439686_gfgfgfgf.jpg

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës thotë se ka arrestuar një informatore ruse, e cila po përgatiste një sulm ajror në rajonin e Mykolaiv gjatë vizitës së Presidentit të Ukrainës, Zelensky në fund të korrikut.

Megjithatë, agjentët e SBU kishin marrë informacion në lidhje me aktivitetet e të dyshuares dhe kishin marrë masa shtesë sigurie.

Në  komunikime, SBU zbuloi se ajo kishte për detyrë të identifikonte vendndodhjen e sistemeve të luftës elektronike dhe magazinat me municione të forcave të armatosura.

Sipas hetimeve, gruaja ishte një banore në Ochakov, në jug të Ukrainës, dhe një ish-shitëse në një dyqan ushtarak në territorin e një prej reparteve ushtarake të rajonit.

Ajo dyshohet se udhëtoi në Mykolaiv dhe filmoi vendndodhjet e objekteve ukrainase.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?