UKRAINË- Në ditën e 260 të luftës, pas tërheqjes së trupave ruse nga Kherson, ukrainasit ngritën flamuj dhe festuan në rrugë. Ashtu sikurse ky rajon, Presidenti Zelensky u zotua se do të çlirohen dhe Donbassi me Krimenë.
Fshati Hornostaivka i pushtuar nga Rusia, u bombardua nga Moska me raketa Grad për të bindur banorët të evakuoheshin. Kjo u raportua nga guvernatori i Kherson Oblast, Yaroslav Yanhushevych, duke shtuar se në sulm u vranë dy gra dhe u shkatërruan gjashtë shtëpi.
"Me këto metoda - shkroi Yanhushevych në Telegram - rusët po përpiqen të bëjnë presion mbi banorët e Hornostaivka në një të ashtuquajtur "evakuim". Vetë ushtarët rusë detyrohen të fshihen në bodrumet me banorët”.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij iranian janë zotuar të forcojnë lidhjet ekonomike, politike dhe tregtare, teksa lufta vazhdon.
President i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka njoftuar se pas tërheqjes së trupave ruse nga Kherson, autoritetet ukrainase kanë zbuluar më shumë se 400 krime lufte të kryera nga ushtria e Moskës, ndërsa tha se situata në rajon mbetet ende shumë e rrezikshme.
President i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka njoftuar se pas tërheqjes së trupave ruse nga Kherson, autoritetet ukrainase kanë zbuluar më shumë se 400 krime lufte të kryera nga ushtria e Moskës.
“Hetuesit kanë dokumentuar tashmë më shumë se 400 krime lufte ruse, janë gjetur trupa civilësh dhe ushtarësh”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes duke iu referuar Khersonit.
Ai deklaroi se situata në rajon mbetet ende shumë e rrezikshme.
Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Bali të Indonezisë për samitin e grupit G20 të ekonomive të mëdha.
Biden, i cili mbërrin pas pjesëmarrjes së tij në samitin e klimës COP27 në Egjipt, do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping për takimin e tyre të parë ballë për ballë që kur lideri amerikan mori detyrën në janar 2021.
Lufta e Rusisë në Ukrainë do të jetë ndër temat e para në agjendën e takimit të parë të të dy presidentave.
Në një intervistë Biden tha: "Unë e njoh Xi Jinping, kam kaluar më shumë kohë me të se çdo lider tjetër botëror. Unë kam pasur gjithmonë diskutime të drejtpërdrejta me të. Nuk ka asnjëherë ndonjë llogaritje të gabuar se ku qëndron secili prej nesh”.
Jake Sullivan, një këshilltar për sigurinë kombëtare i zotit Biden, tha se takimi mund të zgjasë "disa orë".
"Presidenti i sheh Shtetet e Bashkuara dhe Kinën si të përfshirë në një konkurrencë të ashpër, por kjo konkurrencë nuk duhet të kalojë në konflikt ose konfrontim. Duhet të menaxhohet me përgjegjësi dhe ka gjithashtu fusha ku mund të punojmë së bashku”, u tha Sullivan gazetarëve.
Kina ka shmangur kryesisht kritikat e armiqësive ruse, por deri më tani ka frenuar furnizimin me armë të Moskës.
Sipas raporteve, Vladimir Putin ka propozuar ndryshime në një projekt-ligj që do t'i lejojë Kremlinit t'u heqë pasaportat qytetarëve që nuk kanë lindur në Rusi dhe atyre që kritikojnë luftën në Ukrainë.
Ndryshimet, të cilat vijnë pasi trupat ruse u tërhoqën nga qyteti kyç i Khersonit, thuhet se do të synojnë ukrainasit që kanë marrë pasaporta ruse gjatë pushtimit të Moskës, raporton Kyiv Independent, duke cituar agjencinë e pavarur të lajmeve Meduza.
Veprimet që do të konsiderohen krim janë "diskreditimi i ushtrisë ruse", "përhapja e lajmeve të rreme" dhe "pjesëmarrja në aktivitetet e një organizate të padëshiruar".
Zyrtarët e Kremlinit kanë thënë vazhdimisht se informacione të rreme janë përhapur nga armiqtë e Rusisë si SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë në një përpjekje për të mbjellë përçarje mes popullit rus.
Në fillim të këtij viti, parlamenti rus solli ligje që kriminalizojnë protestën kundër luftës në Ukrainë dhe "diskreditimin" e ushtrisë ruse.
Ata që do kundërshtojnë rregullat ai tha se ata mund të përballeshin me 15 vite burg.
"15 vite burg për ata që kundërshtojnë rregullat", tha Putin.
Gjatë meshës për Ditën Botërore të të Varfërve ai përsëri ka dënuar luftën Rusi-Ukrainë, duke thënë se kjo luftë e tretë Botërore është mizore.
“E bëj edhe këtë pyetje sot: çfarë po na thotë Zoti përballë kësaj lufte të tretë botërore? Çfarë po na thotë Zoti? Mos ik dhe bëj pyetjen vetes: çfarë më thotë Zoti dhe çfarë të mirë mund të bëj?”, tha Papa.
Ai gjithashtu shtoi: “Sot secili prej nesh duhet të pyesë veten përballë kaq shumë fatkeqësive, përballë kësaj lufte të tretë botërore kaq mizore, përballë urisë së kaq shumë fëmijëve, të kaq shumë njerëzve. Unë mund të shpërdoroj , harxhoj para, harxhoj jetën time, humbas kuptimin e jetës sime pa marrë kurajo dhe duke ecur përpara?".
Ai ka folur edhe disa kohë më parë për luftën Ukrainë-Rusi, i cili u shpreh: “Ne mbetemi pranë vëllezërve dhe motrave tona të Ukrainës së torturuar, me lutje dhe solidaritet konkret. Paqja është e mundur, le të mos dorëzohemi në luftë”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka përshkruar rikthimin e forcave të tij në qytetin juglindor të Khersonit si “ditë historike”, por zyrtarët kanë paralajmëruar se do të ketë përpjekje të vështira në të ardhmen, edhe pse liderët e instaluar nga Rusia më në lindje të Ukrainës kanë sinjalizuar për një tërheqje të re të forcave ruse.
“Sot është ditë historike. Ne po kthehemi në Kherson”, tha Zelensky gjatë një adresimi në orët e vona të 12 nëntorit. Ai shtoi se “mbrojtësit tanë janë në periferi të qytetit”, dhe “njësitë speciale veçse janë në qytet”.
“Banorët e Khersonit kanë qenë në pritje për këtë. Ata kurrë nuk e braktisën Ukrainën. Shpresa për Ukrainën është gjithmonë e justifikuar dhe Ukraina do të marrë atë që i takon”, tha ai.
Zelensky i përshkroi si “ferr” betejat në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut. Atje, siç sugjerojnë raportimet, forcat ruse dhe ato pro-Moskës thuhet se po vazhdojnë luftimet e ashpra për të mbajtur territoret nën kontroll.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e tij kanë neutralizuar afër 650 trupa ruse më 12 nëntor, por ky pretendim nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur. Megjithatë, ky pretendim lë të kuptohet se Kievi po vazhdon me vetëbesim kundërofensivën për të marrë territorin e pushtuar nga forcat ruse.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të konfirmojë pretendimet e asnjërës palë në zonat ku ka luftime të ashpra. Njoftimi i zyrtarëve rusë se forcat e tyre po tërhiqen nga Dnjepër, lumë që gjendet në rajonin e Hersonit, u pa si sukses i madh i kundërofensivës ukrainase në jug të vendit.
Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar tërheqjen e Rusisë nga Hersoni si “fitore të jashtëzakonshme” për Ukrainën. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, parashikoi se “dështimi strategjik” i Moskës në Herson do të ndjellë mëdyshje në mesin e publikut rus lidhur me luftën në Ukrainë.
Autoritetet ukrainase thanë se kanë “stabilizuar” zonën, teksa po përballen me detyrën e vështirë në Herson për të çaktivizuar bombat dhe po ashtu për të siguruar ujë dhe rrymë dhe nevojat bazike për qytetarët.
“Para se të largoheshin nga Hersoni, pushtuesit shkatërruan të gjithë infrastrukturën kritike: komunikimet, ujin, ngrohjen dhe rrymën”, tha Zelensky.
Një tjetër shenjë e presionit ukrainas ndaj forcave pushtuese është se administrata e instaluar nga Rusia në qarkun Hahovka, në lindje të Novaja Herson, tha se po largon stafin “në një territor më të sigurt”./REL.
Ushtria ukrainase ka goditur pozicionet ruse në fushëbetejë. Një video e filmua nga helikopterët luftarakë, shihen se si goditen me raketa dhe mitralozë pozicionet e ushtrisë ruse.
Në video shihen helikopterët ukrainase duke fluturuar ulët dhe duke hapur zjarr mbi pozicionet e rusëve, që vazhdimisht goditeshin me breshëria raketash dhe plumbash.
Sulmi është realizuar në lindje të vendit, e operacioni është realizuar më 10 nëntor, ndërsa lokacioni i saktë nuk është bërë i ditur për arsye të sigurisë, raporton The Sun.
Rusët janë tërhequr nga Khersoni, dhe ushtarët ukrainas kanë hyrë në atë zonë dhe kanë marrë kontrollin e dhjetëra vendbanimeve.
Kjo nuk është hera e parë që rusët tërhiqen nga qytetet, që i kishin marrë nën kontroll nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Është kundërofensiva ukrainase dhe humbjet e mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, që po i detyron ushtarët e Vladimir Putinit që të tërhiqen.
Stërvitja ushtarake do të rifutet në shkollat ruse, sipas inteligjencës britanike.
Rikthimi i programit të epokës sovjetike të shpallur nga ministri i arsimit Sergej Kravstov, vjen pasi forcat pushtuese të Moskës pësuan pengesa në Ukrainë.
Stërvitja, e cila në të kaluarën përfshinte trajtimin e armëve, do të fillojë shtatorin e ardhshëm, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në përditësimin e saj të përditshëm.
Ai tha: "Ky trajnim ka të ngjarë të synojë të përgatisë studentët me aftësi ushtarake ndërsa ata i afrohen moshës së rekrutimit dhe të rrisë marrjen për mobilizim dhe rekrutim. Kjo nismë ka të ngjarë të jetë gjithashtu pjesë e një projekti më të gjerë për të rrënjosur një ideologji patriotizmi dhe besimi në institucionet publike në popullatën ruse”.
Rishi Sunak ka premtuar se do të sulmojë regjimin e Vladimir Putin në një mbledhje të liderëve botërorë në Indonezi. Sunak do udhëtojë në Bali të dielën pasdite për një samit të G20, ekonomitë më të mëdha në botë, raporton BBC.
Zyrtarët britanikë ishin përgatitur për këtë mbledhje duke supozuar se presidenti i Rusisë do të ishte atje. Kryeministri pritej të bashkohej me liderët e tjerë botërorë për të dënuar me fytyrë Vladimir Putinin.
Por Moska tha javën e kaluar se ai nuk do të merrte pjesë dhe Kremlini do të dërgonte ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në vend të tij. Kështu fjalët e zemërimit do t'i drejtohen atij.
"Lufta e Putinit ka shkaktuar shkatërrim në mbarë botën duke shkatërruar jetë dhe duke e zhytur ekonominë ndërkombëtare në trazira. Ky samit i G20 nuk do të jetë biznes si zakonisht. Ne do të thërrasim regjimin e Putinit dhe do të nxjerrim në pah përbuzjen e tyre të plotë për llojin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe respektin për forumet e sovranitetit siç përfaqëson G20", tha Sunak.
G20 është një grup vendesh me pak të përbashkëta përtej ekonomive të mëdha.
Alarm për sulm ajror u shpall në të gjithë Ukrainën mëngjesin e sotëm pas raportimeve për një fluturim MiG-31K nga territori bjellorus, i cili mund të mbajë raketa hipersonike Kinzhal. Ai u ngrit nga fusha ajrore Machulishi në Bjellorusi, ndërsa një avion luftarak u ngrit nga baza ajrore Baranovichi pak më herët, raporton agjencia e lajmeve UNIAN.
Qytetarëve iu kërkua që të shkojnë menjëherë në strehimore dhe të qëndrojnë të sigurt deri në përfundimin e alarmit.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se SHBA dhe NATO duan të dominojnë zonën e Azi-Paqësorit. Duke folur para gazetarëve në në samitin e ASEAN të mbajtur në Phnom Penh, ai tha se SHBA dhe NATO po e militarizojnë këtë zonë me qëllim frenimin e interesave të Kinës dhe Rusisë.
Situata humanitare në Kherson është e rëndë, mungon uji, ilaçet dhe buka, sepse furrat nuk mund të përdoren pa energji elektrike. Alarmi u dha nga kryebashkiaku i Roman Holovnia, i cili theksoi se ushtria ruse shkatërroi të gjitha infrastrukturat para se të tërhiqej nga qyteti.
Ministrat e Shëndetësisë dhe Financave të G20-s kanë iniciuar një fond prej 1.4 miliard dollarësh për t’u përballur me pandeminë e ardhshme globale, para se liderët e këtij grupi të mblidhen në samitin në Bali të Indonezisë. Megjithatë, presidenti i Indonezisë tha se ky fond nuk është i mjaftueshëm.
Fondi i krijuar nga 24 shtete po shihet si një prej rezultateve të hershme të samitit ku pritet të arrihet progres në samitin e javës së ardhshme për krizën në Ukrainë. Në samitin në Bali nuk do të marrë pjesë presidenti rus, Vladimir Putin.
Gjatë konferencës për media të dielën u iniciua ky fond nga presidenti i Indonezisë, Joko Widodo. Në këtë konferencë të pranishëm ishin edhe shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Adhanom Ghebreyesus, dhe presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.
“G20 pajtohet të krijojë një fond për pandeminë për të parandaluar dhe për t’u përgatitur për pandeminë. Donatorët e G20-s dhe shtetet joanëtare të këtij grupi, por edhe organizatat filantropike kanë kontribuar në këtë fond. Por, ky fond nuk është i mjaftueshëm”, tha Widodo.
Ai tha se kërkohen 31 miliardë dollarë për t’u përballur me pandeminë e ardhshme globale.
“Ne duhet të sigurojmë komunitetet në pandemi. Pandemia më nuk duhet të marrë jetë njerëzish dhe të shkatërrojë ekonominë globale”, tha presidenti i Indonezisë.
Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar me 450 milionë dollarë në këtë fond, apo pothuajse një të tretën e totalit të shumës.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha se ky fond i përbashkët është shembull se çfarë mund të bëjë G20-ta për t’u përballur me problemet globale.
“Jam krenare me atë që kemi arritur. Mendoj se hapat që kemi ndërmarrë këtë vit do të ndihmojnë në krijimin e një vizioni më të shëndetshëm dhe më të mirë për t’iu përgjigjur arkitekturës globale shëndetësore”, tha ajo.
Indonezia në një fazë ishte epiqendra e pandemisë COVID-19, kur vala e variantit Delta goditi këtë shtet në mesin e vitit 2021.
Donatorët kryesorë të fondit janë SHBA-ja, Britania, India, Kina, Franca, Kanadaja, Australia dhe Japonia.
“Ne po takohemi në një kohë të krizave të shumëfishta... ky fond i ri është një mjet i rëndësishëm që do të mbështesë shtetet me të ardhura të mesme, në mënyrë që ato të përgatiten për krizat shëndetësore globale”, tha Malpass, duke u bërë thirrje shteteve që të kontribuojnë në këtë fond.
“Fondi për pandeminë mund ta bëjë botën më të sigurt”, shtoi ai.
Ministri i Financave të Indonezisë, Sri Mulyani Indrawati, tha gjatë konferencës se Arabia Saudite po ashtu pritet të kontribuojë në këtë fond. Megjithatë, ai nuk tregoi se sa para do të japë ky shtet për fondin e pandemisë./REL
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpreson të jetë në gjendje të flasë me homologun rus Vladimir Putin ditët në vijim rreth mundësisë për ta kthyer marrëveshjen e eksportit të grurit në një “korridor paqeje”, sipas CNN.
“Në këto 2-3 ditë, nëse mund të kem kontakt me të, atëherë mund të gjej rastin të flas me të se çfarë mendon, çfarë hapash do të ndërmarrin, sidomos gjatë këtij procesi, në pikën e shndërrimit të dialogut në paqe”, u tha Erdogan gazetarëve.
Erdogan tha se do të bisedojë edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Pra, ne pyesim veten në këtë korridor të grurit se si mund të hapim një korridor paqeje nga këtu, ne po e bëjmë këtë. Sigurisht, këtu nuk mjaftojnë vetëm opinionet e Putin. Ne sigurisht që do të takohemi edhe me Zelenskyn për t’i kërkuar mendimin e tyre se çfarë mendojnë ata këtu dhe si e shohin një gjë të tillë. Dhe ne do të kërkojmë mënyra për të parë nëse ky ndërmjetësim do të na çojë drejt paqes”, tha Erdogan.
Zyrtarët rusë dhe indonezianë kanë thënë se Putin nuk do të marrë pjesë personalisht në samitin e ardhshëm të G20-ës në Bali dhe se Rusia do të përfaqësohet nga zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.
Kremlini sinjalizoi të premten se nuk ishte i kënaqur me trajtimin e një marrëveshjeje me OKB-në që rregullon eksportin e plehrave ruse dhe produkteve bujqësore dhe se një zgjatje e marrëveshjes së grurit do të varet nga adresimi i ankesave të tij.
Në fillim të këtij muaji, Rusia rihyri në marrëveshje pasi u tërhoq për pak kohë nga marrëveshja, duke përmendur sulmet me dronë në qytetin e Sevastopolit në Krimenë e pushtuar.
Forcat ruse shkatërruan infrastrukturën kryesore në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, përpara se të tërhiqeshin. Ato që janë shkatërruar janë infrastruktura kritike si komunikacioni, uji, ngrohja, energjia elektrike, etj.
Kryebashkiaku i Kherson-it tha se situata humanitare është e rëndë për shkak të mungesës së ujit, ilaçeve dhe bukës, ndërsa banorët banorët festuan çlirimin e tyre në atë që Zelensky e quajti një “ditë historike”, raporton skynews.
Kryetari i bashkisë, Roman Holovnia u shpreh për mediat: “Qyteti ka një mungesë kritike, kryesisht të ujit. Aktualisht nuk ka mjaft ilaçe, nuk ka bukë të mjaftueshme sepse nuk mund të piqet: nuk ka energji elektrike”.
Zelensky shtoi se autoritetet në përpjekje për të stabilizuar rajonin, kanë trajtuar rreth 2,000 mina, tela dhe predha të pashpërthyera të mbetura nga rusët në largim.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Perëndimi po “militarizon” Azinë Juglindore në përpjekje për të penguar interesat ruse dhe kineze, duke krijuar terren për konfrontim midis Rusisë dhe liderëve perëndimorë në samitin e G20-s që mbahet në Bali.
Lavrov do të kryesojë delegacionin e Rusisë në këtë samit, i pari takim që kur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt, pasi Kremlini tha se presidenti rus, Vladimir Putin, është i zënë dhe nuk mund të marrë pjesë në samitin në Bali.
Ukraina pritet të jetë tema kryesore në agjendën e liderëve perëndimorë dhe ata ka gjasa që publikisht të konfrontohen me Rusinë për pushtimin e Ukrainës dhe të shtyjnë Kinën dhe Indinë, që më herët kanë shprehur shqetësime mbi luftën që të kritikojë veprimet e Moskës.
Duke folur gjatë konferencës për media në përmbyllje të samitit të Shoqatës së shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Kamboxhia, Lavrov kritikoi Shtetet e Bashkuara për veprimet e saj në rajon, të cilin edhe Rusia edhe Perëndimi e shohin si një fushëbetejë strategjike gjeopolitike në dekadat e ardhshme.
“SHBA-ja dhe aleatët e saj në NATO po tentojnë të zotërojnë këtë hapësirë”, tha Lavrov për gazetarët.
Ai tha se strategjia e Indo-Paqësorit e presidentit amerikan, Joe Biden, ishte një përpjekje për të shmangur “strukturat gjithëpërfshirëse” për bashkëpunim rajonal dhe do të përfshinte “militarizimin e këtij rajoni me synimin e dukshëm të frenimit të interesave të Kinës dhe Rusisë në Azi-Paqësor”.
Biden u tha liderëve të Azisë Juglindore se Uashingtoni është i përkushtuar që të ndërtojë një “Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur, të qëndrueshëm dhe prosperuar, të fortë dhe të sigurt”, teksa ai paraqiti Partneritetin Strategjik Gjithëpërfshirës midis SHBA-së dhe rajonit.
As SHBA-ja, e as Rusia nuk janë anëtare të ASEAN, një grup prej dhjetë anëtarësh të shteteve të Azisë Juglindore. Megjithatë, disa liderë botërorë morën pjesë në samitin e këtij grupi, para se të shkojnë në Bali për të marrë pjesë në samitin e G20-s.
Rusia ka kërkuar që të krijojë lidhje më të ngushta ekonomike, politike dhe të sigurisë me shtetet në Azi, pasi Perëndimi goditi Moskën me sanksione të paprecedentë në kundërpërgjigje të pushtimit të Ukrainës.
Putin i portretizon Rusinë dhe Kinën si lidere globale të rebelimit kundër dominimit botëror post-sovjetik të SHBA-së dhe Perëndimit. SHBA-ja e sheh Kinën dhe Rusinë si dy prej kërcënimeve kryesore botërore. /REL
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij iranian janë zotuar të forcojnë lidhjet ekonomike, politike dhe tregtare, teksa lufta vazhdon.
Telefonata me Ebrahim Raisi erdhi ndërsa Kremlini kërkon të forcojë lidhjet me Teheranin dhe vendet e tjera joperëndimore, pasi ai përballet me izolimin pas pushtimit.
Irani është akuzuar se ka furnizuar Moskën me shumë dronë kamikaze që janë përdorur kundër Ukrainës.
Pamjet e Khersonit, qytet në Ukrainë i cili arriti të çlirohet nga rusët pas më shumë se tetë muaj luftë, i kanë rikthyer në kujtesë Kosovën e vitit 1999 ish-raportuesit britanik, Brendan Paddy.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka shpërndarë disa pamje ku shihet një gazetar i Sky News që merr përqafime nga banorët ukrainas, teksa po raportonte në periferi të Khersonit të çliruar.
“Kjo më jep mua kujtimet e arritjes në Kosovë në vitin 1999”, ka shkruar Paddy.