Presidenti Volodymyr Zelensky

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje

18 Prill, 08:42| Përditesimi: 18 Prill, 08:44

  • Share

Në samitin e BE-së të zhvilluar në Bruksel u diskutua edhe çështja e Ukrainës dhe nevojës së saj për t’u furnizuar me armë ushtarake. Presidenti i Këshillit të Europës deklaroi në përfundim të samitit se Zelensky i ka kërkuar të bind SHBA për ndihma.

‘Ne nuk i nënvlerësojmë sfidat në terren për Ukrainën dhe e dimë se kemi përgjegjësinë për të vepruar, do të insistoja gjithashtu pasi Zelensky na kërkoi të bëjmë më të mirën për të bindur Shtetet e Bashkuara të ofrojnë mbështetje më të madhe, duke përfshirë edhe ndihmën financiare për Ukrainën’, u shpreh Michel.

Ndërkohë presidenti ukrainas me anë të një video-konference drejtuar krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së ripërsëriti thirrjen për municione.

‘Për fat të keq, ne nuk kemi parë ende miliona plumbat e artilerisë së Bashkimit Europian për të cilin është folur kaq shumë. Unë kërkoj nga ju që të shpejtoni zbatimin e marrëveshjeve tona me ju, si për furnizimin dhe prodhimin e përbashkët të armëve dhe municioneve, ashtu dhe për financimin e projekteve përkatëse’, tha Zelensky.

Ditën e sotme në Kiev ka mbërritur për një vizitë zyrtare, ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck. Ai do të flasë me presidentin Zelensky për sulmet e fundit ruse n infrastrukturën ukrainase.

Ministri gjerman synon të përgatisë Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës që do të mbahet në Berlin në qershor.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?