Zelensky - Rama gjatë vizitës në Tiranë, shkurt 2024

Lufta në Ukrainë, Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në samitin e Paqes, Zelensky i telefonon Ramës

22 Maj, 17:13| Përditesimi: 22 Maj, 19:09

  • Share

Presidenti i Ukrainës merr garancinë se Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse më samitin e Paqes që pritet të mbahet më 15 - 16 qershor në Zvicër.

Përmes rrjetit social X, Zelensky konfirmon se ka pasur telefonatë me kryeministrin Edi Rama ku mori garancinë për pjesëmarrjen e samitit. Gjithashtu tema e diskutimit ka qenë vijimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

I telefonova kryeministrit Edi Rama, një miku të mirë të Ukrainës lidhur samitin e ardhshëm të Paqes dhe falenderova kryeministrin që konfirmoi pjesëmarrjen e Shqipërisë atje. E informova gjithashtu kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu vijimin e bashkëpunimit tonë në fushën e mbrojtjes.

Samiti i Paqes për Ukrainën do të mbahet në qytezën Bürgenstock në kantonin Nidwalden të Zvicrës më 15-16 qershor. Ky samit do të organizohet në përpjekje për të bashkuar liderët botërorë dhe për të gjetur mënyra me anë të së cilave mund të arrihet paqja afatgjatë në Ukrainë.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?