Zaporizhzhia, termocentrali bërthamor në Ukrainë

Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky mbështet thirrjen e OKB-së për një zonë të sigurt të centralit bërthamor

7 Shtator 2022, 09:09| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 22:00

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mirëpriti thirrjet e agjencisë bërthamore të OKB-së për një zonë mbrojtje sigurisë në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia. Fabrika është pushtuar që prej fillimit të luftës nga Rusia, e që nga ajo kohë është sulmuar vazhdimisht, me të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën.

OKB-ja thotë se bombardimi i termocentralit më të madh bërthamor në Evropë duhet të përfundojë menjëherë, pasi granatimet mund të shkaktojnë lëshim të pakufizuar të materialeve radioaktive.

Në një raport të botuar të martën pas vizitës së javës së kaluar, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se prania e pajisjeve ushtarake ruse në terren mund të minojë sigurinë e centralit.

Granatimet vazhduan ndërsa një ekip prej 14 trupash të IAEA vizitoi vendin javën e kaluar dhe kreu i saj, Rafael Grossi, paralajmëroi për një rrezik real të katastrofës bërthamore. Edhe pse pjesa më e madhe e ekipit u largua nga uzina pas dy ditësh, ai tha se dy nga zyrtarët e tij do të qëndronin atje në baza të përhershme.

Zelensky tha se do të mbështeste krijimin e zonës së sigurisë, nëse synimi është çmilitarizimi i territorit të centralit bërthamor. Zelensky tha se raporti vuri në dukje praninë e pajisjeve ushtarake ruse në territorin e uzinës dhe iu referua presionit ndaj punonjësve, së bashku me "referencat e qarta për pushtimin ushtarak rus".

Të martën, Rusia akuzoi Kievin se goditi zonën tre herë në 24 orë. Ukraina thotë se forcat ruse e kanë përdorur uzinën si një mburojë për të qëlluar në qytetet e afërta, megjithëse Rusia këmbëngul se po ruan vendin që ka nën kontroll.

Ora 21:50
Berlusconi: Nëse do ishte ende kancelare Merkel mund ta bindja Putinin të ndalonte luftën në Ukrainë

1648929685_berlusconi.jpg

Për luftën në Ukrainë komenti i ish presidentit italian, Silvio Berlusconi ka thënë se nëse do ishte ene kancelarja gjermna eMerkel do i përlqente të negocionte për të. 

'Me Merkelin do të më pëlqente të përpiqesha të bindja dhe të ndërmjetësoja për t'i dhënë fund konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë". Kështu tha Silvio Berlusconi në Porta a Porta. “

Për momentin nuk shoh ndonjë humbje ekonomike për Putinin nga këtu e tutje. Mua më duket absolutisht i aftë t'i rezistojë sanksioneve dhe tavanit për çmimin e gazit "- vijoi ai. 

Ora 18:23
'Pa paga e armatime dhe të paushqyer', ushtarët rus në Kherson refuzojnë në luftojnë! Kryengritje e dorëheqje në mesin e tyre! Ukraina: I pret një fat i tmerrshëm

Komandantët rusë në Ukrainën jugore të okupuar po përballen me rebelime masive pasi regjimentet refuzojnë të luftojnë për shkak të mungesës së furnizimeve bazë dhe nuk janë paguar .

Regjimenti 127 rus i korpusit të parë të ushtrisë thuhet se ka injoruar urdhrat për t'u bashkuar me një betejë pranë qytetit jugor të Khersonit, sipas Inteligjencës Ushtarake ukrainase.

Ushtarët që udhëhoqën rebelimin u thanë eprorëve se nuk mund të luftonin sepse kishin duruar javë të tëra mungesë uji dhe racione të pakta, të gjitha ndërkohë që nuk merrnin pagat e tyre.  Pas kësaj, Agjencitë e inteligjencës ruse GRU dhe FSB 'hetuan' individët përgjegjës për udhëheqjen e revoltës dhe 'i larguan' nga pozicionet e tyre, sipas ushtrisë ukrainase.

Kryengritësit ka të ngjarë të përballen me një fat të tmerrshëm,  shumë të ashtuquajtur 'refuzues' dërgohen në qendrat e paraburgimit në territorin e pushtuar nga Rusia, ku nxiten  për t'u kthyer në vijën e frontit ose mbahen në kushte të tmerrshme dhe torturohen.

Regjimenti 127 është vetëm një nga disa njësi ruse që kanë zgjedhur të injorojnë urdhrat në mes të konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë.

Pavarësisht rrezikut për të përfunduar në një kamp torture ose për t'u ekzekutuar, shumë trupa të Putinit kanë dhënë dorëheqjen masivisht nga detyrat e tyre, pasi kanë mësuar të vërtetën për konfliktin që kishin për detyrë të nxisnin.

Të tjerë i lanë armët pas disa javësh beteje, ndërsa ishin të pamjaftueshëm të furnizuar me ushqim, ujë dhe municione.

Një njësi  nga regjimenti i 113-të i pushkëve të të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut në qershor postoi një video përmes aplikacionit të mesazheve Telegram, duke njoftuar se nuk mund të luftonin më për shkak të mungesës së plotë të pajisjeve dhe sëmundjeve dhe lëndimeve të shfrenuara, por se eprorët e tyre 'interpretuan ankesat tona si sabotim'. 

Në pamje, komandanti mund të dëgjohet duke thënë:

 “ Kapërcyem të ftohtin dhe urinë dhe për një periudhë të konsiderueshme e bëmë këtë pa mbështetje materiale, pajisje mjekësore apo ushqim. Mobilizimi i njësisë sonë u zhvillua pa asnjë ekzaminim mjekësor dhe ka nga njësitë tona që në përputhje me ligjet e Republikës Popullore të Donetskut nuk duhet të mobilizohen."

 

Ora 11:19
Putin: Sanksionet e Perëndimit po dëmtojnë jetesën e europianëve

Vladimir Putin ka dënuar sanksionet perëndimore të vendosura për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, duke thënë se përbëjnë kërcënim për të gjithë botën.

Në një fjalim në një forum ekonomik në Vladivostok, ai tha se Rusia po përballej me "agresionin" ekonomik të Perëndimit.

Por presidenti rus tha se evropianët po sakrifikojnë  cilësinë e jetës për shkak të sanksioneve, ndërsa vendet më të varfra po humbnin aksesin akoma edhe në ushqim.

Ai tha gjithashtu se Evropa po mashtron vendet e varfra me grurin e Ukrainës. Për muaj të tërë portet detare të Ukrainës u bllokuan nga forcat ruse, por që kur eksportet rifilluan në fillim të gushtit, lideri rus pretendoi se vetëm dy anije me grurë kishin shkuar në Afrikë.

Vendet perëndimore iu përgjigjën luftës ruse duke vendosur sanksione ndaj një numri të madh individësh, biznesesh dhe ndërmarrjesh shtetërore ruse. Bashkimi Evropian ka kërkuar të shkurtojë varësinë e tij nga gazi dhe nafta ruse dhe Moska ka mbyllur tubacionin kryesor të gazit Nord Stream 1 për Gjermaninë, duke e fajësuar atë për çështje teknike.

Çmimet e energjisë janë rritur, dhe ministrat e BE-së do të takohen të premten për të gjetur një zgjidhje si përgjigje ndaj krizës.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?