Lufta/ Moska: Sulme në Shebekino, qytetin rus pranë kufirit me Ukrainë! Zelensky vizitë të pa paralajmëruar në Bakhmut, shpërblen ushtarët ukrainas

20 Dhjetor 2022, 07:22| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 23:02

  • Share

Mëngjesin e sotëm ka pasur shpërthime në qytetin Shebekin në Belgorod Oblast, i cili ndodhet jo shumë larg kufirit me Ukrainën, raporton “Ukrainska Pradva”. Si pasojë e sulmeve, raportohet se një pjesë e qytetit ka mbetur pa energji elektrike dhe një person ka humbur jetën.

 "Distrikti i qytetit Shebekino është duke u granatuar. Sipas informacioneve paraprake, ka një viktimë, një burrë me kocka të thyera të parakrahut. Si pasojë e granatimeve është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Një e treta e banorëve të qytetit kanë mbetur pa energji elektrike”, tha Vyacheslav Gladkov, Guvernatori i Belgorod Oblast, në Telegram.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri një vizitë të paparalajmëruar në Bakhmut , në rajonin e Donjeckut. Lajmi u raportua nga disa korrespondentë vendas.

Bakhmut është një qytet i vogël në rajonin lindor të Ukrainës dhe ka qenë vendi i luftimeve intensive midis ushtrisë ruse dhe forcave ukrainase për muaj të tërë dhe konsiderohet pika më e nxehtë në vijën e frontit. Vizita u konfirmua nga sekretari i shtypit i kryeministrit:

"Ai vizitoi linjat e frontit, i shpërbleu luftëtarët me çmime dhe dhurata. Presidenti tashmë është larguar nga Bakhmuti", tha Sergej Nikiforov.

Ora 21:01
Bakhmut, ushtarët i dorëzojnë Zelenskit flamurin për Kongresin Amerikan në shenjë falenderimi

Ushtarët ukrainas në frontin e vështirë të Bakhmut-it i dorëzuan Volodimir Zelenskit një flamur kombëtar me nënshkrimet e tyre. Kjo për t'i dërguar edhe  Kongresit të Shteteve të Bashkuara një mesazh falënderimi, por edhe një kërkesë për ndihmë ushtarake.

Më parë, Zelensky vizitoi qytetin e Bakhmut-it dhe i dha çmime në shenjë falenderimi ushtarëve që kanë luftuar në atë zonë.

Ora 19:52
Zelensky shkon në Bakhmut papritmas, ndan çmime për ushtarët ukrainas

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e vijës së parë të frontit, Bakhmut, kjo për të ndarë çmime për ushtarët ukrainas. Atë qytet, forcat ruse e kanë dëmtuar dhe sulmuar vazhdimisht prej disa muajsh. 

Për muaj të tërë, Bakhmuti është shigjetuar dhe është dëmtuar jashtëzakonisht shumë, e jo vetëm ai qytet, por edhe Kherson.  Megjithatë, Ukraina ka mundur ta parandalojë sulmin e egër në disa disa rastë, paçka se ka pësuar dëme.

Korrespondentja e BBC-së për Evropën Lindore, Sarah Rainsford, e përshkruan vizitën si nxitje morali për trupat ukrainase dhe një kontrast me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili u fotografua javën e kaluar në një vend të paspecifikuar në Rusi me gjeneralët e tij.

 

Ora 19:26
Ukraina ndërpret energjinë elektrike në 11 rajone

1671464084_Screenshot1.jpg

Janë mbyllur 11 qarqe në Ukrainë me qëllimin e ruajtjes së sistemit të energjisë si pasojë e dëmeve që kanë sjellë sulmet ruse. Sistemi energjitik ukrainas dhe furnizimi me ujë të pijshëm vazhdojnë të jënë probleme në jetesën e popullit ukrainas dhe kanë gjetur shpeshherë zgjidhje alternative për tu ngrohur.

“Për të ruajtur funksionimin e balancuar të sistemit të energjisë elektrike, janë zbatuar mbyllje emergjente në 11 qarqe të vendit ton. Për shkak të dëmtimit të rëndë të rrjetit, ka një mungesë të konsiderueshme të energjisë elektrike”, shtoi Shmyhal, i cili tha se riparimet janë duke u zhvillua

Ora 19:06
Mbretëria e Bashkuar dhuron 900 gjeneratorë në Ukrainë dhe 15 000 komplete veshjesh për ushtarët, priten edhe 10 000 të tjera

Duke konfirmuar mbështetjen e Londrës për Kievin, Wallace shpjegoi gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të dhurojë mijëra komplete për motin e ftohtë për ushtarët ukrainas dhe ka dërguar tashmë 900 gjeneratorë për të ndihmuar vendin të përgatitet për dimër.

“Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka dhuruar 900 gjeneratorë në Ukrainë dhe ka dërguar rreth 15,000 komplete të motit ekstrem të ftohtë për ushtrinë ukrainase, duke përfshirë veshje për mot të ftohtë, çanta të rënda gjumi dhe tenda të izoluara. Ne presim që të dorëzohen 10,000 komplete të tjera për motin e ftohtë deri në Krishtlindje. Rreth 1.23 milionë komplete dimërore janë shpërndarë në Ukrainë nga e gjithë komuniteti ndërkombëtar" shpjegoi ai.

Ora 17:31
Presidenti gjerman i drejtohet presidentit kinez: Përdorni influencën tuaj ndaj Rusisë për të ndaluar luftën

Presidenti kinez Xi Jinping përdor "influencën e tij" mbi homologun e tij rus Vladimir Putin për ta bindur atë që t'i japë fund luftës në Ukrainë.

Edhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka mbështetur Ukrainën duke përsëritur gatishmërinë e tij. Steinmeier falënderoi presidentin Xi për dënimin e qartë të kërcënimeve të Rusisë për të përdorur armë bërthamore.

Ora 17:08
Putin do vizitojë nesër udhëheqësit ushtarak, ministri i Mbrojtjes do raportojë mbi operacionin special në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë nesër në një takim të zgjeruar vjetor të Këshillit të Ministrisë së Mbrojtjes, me qëllim diskutimin për sulmet në Ukrainë. 

Sipas mediave ruse, do të jetë ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, ai që do të raportojë mbi përparimin e asaj që Moska e quan një "operacion ushtarak special" në Ukrainë

Ora 16:23
VIDEO/ Ka shpërthyer tubacioni i gazit në Rusi, tre të vdekur dhe një i plagosur

 

 Një shpërthim  ka ndodhur në tubacionin e gazit Urengoi-Pomary-Uzhhorod.

Sipas raportimeve të Ministrisë Rajonale të Emergjencave, 3 persona kanë vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Mediat vendase thonë se  shpërthimi ndodhi si pasojë e një rrjedhjeje gazi. Aksidenti ndodhi në distriktin Vurnarsky të Rusisë në Republikën Chuvash, rreth 680 km në lindje të Moskës.

Ora 15:20
Rusia bën thirrje për mbylljen e OJQ-së më të vjetër të të drejtave të njeriut në vend

Ministria e Drejtësisë në Rusi ka bërë thirrje për mbylljen e OJQ-së më të vjetër të të drejtave të njeriut, e cila është ende aktive në vend, Grupit të Helsinkit të Moskës.

"Gjykata ka regjistruar një kërkesë nga Ministria e Drejtësisë e Federatës Ruse për likuidimin e shoqatave publike: i pandehuri është Grupi i Helsinkit të Moskës. Data e seancës nuk është caktuar ende," thanë burime gjyqësore për agjencinë ruse. 

Ora 12:32
Bombardohet qyteti rus Shebekino!  Sulmet shkaktojnë mungesë të energjisë elektrike dhe e ujit

 

Mëngjesin e ditës së sotme u bombardua qyteti rus Shebekino, në rajonin e Belgorodit, ku një re tymi e zezë mund të shihen në video-t e postuara nga banorët. Sulmi shkaktoi ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike.

"Furnizimi me energji elektrike u ndërpre si rezultat i bombardimeve. Një e treta e banorëve të qytetit mbetën pa energji elektrike. Granatat goditën zonën industriale. Ka të paktën një viktimë," shkroi guvernatori i rajonit Vyacheslav Gladkov në Telegram ri postuar nga mediat ukrainase të cilët komentuan: si zakonisht Gladkov fajëson Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Ora 11:52
Putin drejtuar shërbimeve të inteligjencës: Dyfishoni përpjekjet për t’u marrë me rreziqet dhe kërcënimet e reja

Presidenti rus Vladimir Putin u ka kërkuar shërbimeve kombëtare të inteligjencës që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për t'u marrë në rast të shfaqjes së rreziqeve dhe kërcënimeve të reja. 

Putin e deklaroi këtë në një video-mesazh të publikuar me rastin me rastin e Ditës së Shërbimeve të Sigurisë

“Situata gjithnjë në ndryshim në botë dhe shfaqja e rreziqeve dhe kërcënimeve të reja vendosin kërkesa të larta për të gjithë sistemin e organeve të sigurisë ruse. Për këtë duhet të forcohet më tej puna juaj në sektorët kyç dhe të shfrytëzoni sa më shumë potencialin tuaj operacional, teknik dhe njerëzor”, tha kreu i Kremlinit.

Ora 10:11
Thirrja e presidentit Zelensky: Në mbështetje të Ukrainës, të ndërpritet energjia elektirke në të gjithë botën për 1 orë


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një 'errësim' global në mbështetje të Ukrainës.

Zelensky u ka kërkuar institucioneve dhe qytetarëve në mbarë botën që të fikin dritat, jo vetëm ato të institucioneve dhe monumenteve, por edhe dritat e Krishtlindjeve në shtëpitë individuale ditën e nesërme, më 21 dhjetor, nga ora 20:00 deri në 21:00 me orën e Kievit , si një gjest solidariteti me vendin e pushtuar nga rusët dhe që prej javësh është shënjestër e sulmeve ndaj strukturave energjetike.

Fushata, e quajtur #LightUpUkraine, synon gjithashtu të mbledhë të paktën dhjetë milionë dollarë për të financuar blerjen e një mijë gjeneratorëve elektrikë për të lejuar funksionimin e spitaleve ukrainase.

Ora 09:22
Vladimir Putin: Situatë jashtëzakonisht e vështirë në zonat e aneksuara

"Situata në Republikat Popullore të Donetsk dhe Lugansk , në rajonet e Kherson dhe Zaporizhzhia është jashtëzakonisht e vështirë", tha presidenti rus Vladimir Putin dje në mbrëmje, me rastin e Ditës së Shërbimeve të Sigurisë, raporton “The Guardian”.

Putin urdhëroi gjithashtu Shërbimet Federale të Sigurisë (FSB) të rrisin mbikëqyrjen e shoqërisë ruse dhe kufijve të vendit për të kundërshtuar atë që ai e konsideron "shfaqjen e kërcënimeve të reja" nga jashtë.

Ora 08:53
Kievi: Zmbrapsëm sulmet ruse në 10 fshatra në 24 orë

Forcat ukrainase zmbrapsën dje sulmet ruse pranë 10 vendbanimeve në rajonet Lugansk dhe Donetsk , në lindje të vendit. Kjo u bë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Kievit në Facebook, raporton UNIAN .

"Gjatë 24 orëve të fundit, njësitë e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës kanë zmbrapsur sulmet e pushtuesve pranë Stelmakhivka, Chervonopopivka, Serebrianske në rajonin e Luganskut dhe Verkhniokamyanske, Pidhorodne, Bakhmut, Opytne, Kurdiumivka, Krasnohorivka në rajonin Donetsk. , thuhet në njoftim.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 20/12/2022 12:56

    Bravo ukraina 99 mij ushtar rus Po ty mo dell qe te ka ik gjith populli nga vendi refugjat sa bij nenash kan humb jeten app keta nuk tregohen

    Përgjigju
  • Aqifi: 20/12/2022 09:05

    Trapi propaganda duhet por jo tja futesh kot pa lidhje ule pak betin se i bie qe per nje vit do vrasesh 1 milion ushtare mos ja qn tani se nuk i ha njeri keto lajme te rreme qe ngele duke dhene perdite ne tv , po ushtare Ukrainas sa jane vrare perse nuk e thua apo te dheg

    Përgjigju
    • Den: 20/12/2022 13:07

      Aqif kapertoni eshte klysh rus qe shkruan shqip

    • O aqif kapartoni: 20/12/2022 10:52

      Lexoje mir ai thot per 11 muaj luft Jan vrare 99 mij ushtar rus.. jon 99 mij në muaj. Jo 99 mij ne muaj.. rri qet tani mos I shqeteso shum per politiken e jashme.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?