Luftime në Ukrainë

Bota

Lufta në Ukrainë/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

27 Dhjetor, 08:09| Përditesimi: 27 Dhjetor, 08:32

  • Share

Dronët rusë goditën një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin e vijës së parë të Chasiv Yar në rajonin e Donetsk të enjten, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur dy të tjerë, thanë prokurorët, ndërsa një person tjetër u vra në një sulm me dron në rajonin Sumy, thanë autoritetet lokale.

Chasiv Yar ishte objektivi i një sulmi nga forcat e armatosura ruse në Donetsk, fokusi i përpjekjes së tyre për të avancuar drejt perëndimit dhe për të vënë nën kontrollin e tyre të gjithë Donbasin, i cili përfshin, përtej Donetskut, rajonin e Luhanskut.

Zyrtarët në rajonin Dnipropetrovsk , më në perëndim, thanë se një dron goditi një treg në Nikopoli, duke plagosur tetë persona. Një zonë industriale në rajonin juglindor të Zaporizhia u godit gjithashtu , tha shefi i qeverisë lokale Ivan Fedorov, pa përmendur viktimat.

Një civil u vra në rajonin Soumi, thanë autoritetet herët këtë mëngjes, duke përmendur 169 goditje në zonat dhe komunitetet kufitare ditën e djeshme. Viktima është një 59-vjeçar i cili ndodhej brenda shtëpisë së tij në komunitetin Krasnopilia kur u godit nga një dron dhe mori flakë.

Sulmet ruse vazhduan një ditë pas sulmeve ajrore "masive" kundër sistemit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike të Ukrainës të mërkurën e kaluar, ditën kur vendi festoi Krishtlindjet.

Kievi, i cili denoncoi këtë sulm "çnjerëzor", foli për një civil të vdekur para dy ditësh në Dnipropetrovsk.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?