Sanksionet e BE-së kundër Rusisë zgjaten zyrtarisht nga sot. Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, njoftoi në X se Bashkimi Evropian ka zgjatur zyrtarisht "sanksionet sektoriale" kundër Rusisë.
"Ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi Moskën që t'i japë fund luftës së saj në Ukrainë. Çdo sanksion dobëson aftësinë e Rusisë për të zhvilluar luftë", shkroi Kallas, ndërsa vendimi u mor nga liderët evropianë në 27 qershor, në samitin e Brukselit ku ranë dakord të zgjasin sanksionet me gjashtë muaj. BE deri më tani ka miratuar 17 paketa sanksionesh ndaj Rusisë.
Ndërkohë sipas Presidentit amerikan Trump çmimet e ulëta të naftës do ta shtyjnë Putinin drejt armëpushimit. “Mendoj se do të kemi një armëpushim sepse çmimet e naftës janë të ulëta", tha Donald Trump për gazetarët kur u pyet nëse do të ishte në gjendje ta bindte Vladimir Putin për një armëpushim. Bloomberg citon Presidentin e SHBA të ketë thënë se çmimet e ulëta të naftës do të kishin një ndikim në ekonominë e Rusisë dhe në financimin e luftës.
Komente
