Forcat ruse vazhdojnë sulmet e tyre masive në Sumy, Ukrainë. Sipas administratës rajonale, gjatë 24 orëve të fundit, trupat e Moskës kanë kryer gati 90 bastisje, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 19 të tjerë.
Numri më i madh i viktimave ishte në Yunakivka, ku tre gra të moshës 66, 74 dhe 78 vjeç u vranë dhe 19 të tjera u plagosën nga një bombë që goditi autobusin me të cilin po udhëtonin.
Ndërkohë pesë persona të tjerë, përfshirë një vogëlushe, mbetën të pagosur në lagjen Darnytsia të Kievit, njoftoi policia në kryeqytetin ukrainas.
"Shpërthimi dëmtoi dritaret e një pallati apartamentesh nga kati i gjashtë deri në të njëmbëdhjetë, dhe pesë persona u plagosën. Midis të plagosurve është një vajzë dyvjeçare", tha policia.
Që kur ka nisur lufta më shkurt të 2022-it, Rusia ka mohuar vazhdimisht se shënjestron infrastrukturën civile, pavarësisht dëshmive të shumta që tregojnë të kundërtën.
Komente
