Përleshjet mes policisë dhe protestuesve shpërthyen jashtë rezidencës së Benjamin Netanyahu në Jerusalem, ku mijëra u mblodhën spontanisht pasi kryeministri shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.
Ndërkohë raportohen se po mbahen protesta edhe në disa lokacione në veri të Izraelit. Për herë të parë në më shumë se një muaj, protesta po zhvillohen në disa qytete në Izraelin verior, ku udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm që ndalojnë tubimet e më shumë se një mijë njerëzve janë në fuqi për shkak të zjarrit që vjen nga Libani.
Protesta janë shënuar në qytetin e Haifës dhe periferi dhe qytetet Nahariya, Carmiel dhe Rosh Pina. Qindra njerëz po protestojnë gjithashtu në kryqëzimin Karkur dhe kryqëzimin Zichron Yaakov, si dhe në Cezare.
Lajmi kryesor:
Izrael, Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes Gallant! Shpërthejnë protesta në Tel Aviv dhe Jeruzalem! Përleshje para shtëpisë së kryeministrit
S.G/ReportTv.al