Rabini Zvi Kogan

Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është gati! Gjendet i pajetë në Abu Dhabi një rabin! Arrestohen 3 persona si të dyshuar për vrasjen e tij

24 Nëntor, 07:55| Përditesimi: 24 Nëntor, 22:15

  • Share

Burime nga qeveria izraelite kanë deklaruar për televizionin publik izraelit Kan se marrëveshja për armëpushimin në Liban “është përfunduar”.

Sipas transmetuesit, kryeministri Benyamin Netanyahu po shqyrton mënyrën se si ta paraqesë atë para opinionit publik.

Nga ana tjetër, një rabin(klerik hebre) izraelito-moldav i quajtur Zvi Kogan është gjetur i vdekur këtë të dielë (24 nëntor 2024) në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, 3 ditë pasi ishte lajmëruar i zhdukur.

Ngjarja ka tronditur komunitetin hebre në mbarë botën dhe është dënuar ashpër nga drejtuesit e shtetit izraelit. 

Brenda ditës, mediat e huaja raportuan se autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arrestuar 3 persona si autorë të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav.

“Autoritetet e Emirateve kanë arrestuar në një kohë rekord tre personat përgjegjës për vrasjen e Zvi Kogan”,- thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të Emirateve.

Kryeministri Benjamin Netanyahu reagoi duke thënë se vrasja e rabinit izraelito-moldav, Zvi Kogan, është një akt i neveritshëm nga terrorizmi antisemit.

“Shteti i Izraelit do të përdorë të gjitha mjetet dhe do t'i trajtojë kriminelët përgjegjës për vdekjen e tij me ashpërsinë më të madhe të ligjit”,- theksoi Netanyahu.

Po ashtu, presidenti izraelit Isaac Herzog tha se vrasja e rabinit Kogan kujton “çnjerëzimin e armiqve të popullit hebre" dhe bën thirrje që autorët përgjegjës të gjenden e të vihen para drejtësisë.

Ndërkohë, lufta e Izraelit me disa fronte vazhdon ashpër. Së fundmi, ushtria e shtetit hebre ka kërkuar falje për goditjen e një pozicioni të ushtrisë libaneze në jug të vendit sot, duke vrarë një ushtar dhe duke plagosur 18 të tjerë.

Sipas IDF, incidenti ndodhi në një zonë ku po luftohet kundër organizatës terroriste Hezbollah, e cila gjatë ditës së sotme raportohet të ketë lëshuar të paktën 250 raketa drejt Izraelit.

Një burrë është vrarë pasi hapi zjarr ndaj forcave të sigurisë në zonën e ambasadës izraelite në kryeqytetin jordanez, Aman, dhe tre anëtarë të shërbimeve të sigurisë u plagosën, raportojnë mediat.

"Drejtoria e Sigurisë Publike njoftoi se kishte zbuluar një të shtëna kundër një patrulle në lagjen Rabieh të kryeqytetit, Aman, në agimin e së dielës" dhe "autori u vra", sipas agjencisë Petra.

Ora 21:56
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur

1730039275_6u6u6u6u.GIF

Benjamin Netanyahu

Burime nga qeveria izraelite kanë deklaruar për televizionin publik izraelit Kan se marrëveshja për armëpushimin në Liban “është përfunduar”.

Sipas transmetuesit, kryeministri Benyamin Netanyahu po shqyrton mënyrën se si ta paraqesë atë para opinionit publik.

Në mbrëmje, Netanyahu do të zhvillojë një konsultim për çështjet e sigurisë me ministrat. Në qendër të diskutimit do të jetë liria e veprimit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në zonën kufitare midis Sirisë dhe Libanit.

Sipas burimeve pranë delegacionit amerikan, raporton televizioni, Izraeli ka marrë garanci nga Uashingtoni për lirinë e veprimit në rast të shkeljes së marrëveshjes.

Ora 19:31
IDF: Hezbollah ka sulmuar sot Izraelin me 250 raketa

1732473441_download12750x536.jpg

 
Izrael

Hezbollahu ka lëshuar gjithsej rreth 250 raketa në territorin izraelit që nga mëngjesi i sotëm. Lajmi është bërë i dituar nga Forcat Izraelite të Mbrojtjes, duke specifikuar se shumë prej tyre shkaktuan dëme dhe lëndime në pjesën qendrore dhe veriore të Izraelit.

Ora 19:25
Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi

1732473059_1171512.jpg

 
Zvi Kogan

Mediat e huaja raportojnë se autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arrestuar 3 persona si autorë të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav, Zvi Kogan, trupi i të cilit u gjet këtë të diëlë në Abu Dhabi, pasi ishte i shpallur i zhdukur prej 3 ditësh. 

“Autoritetet e Emirateve kanë arrestuar në një kohë rekord tre personat përgjegjës për vrasjen e Zvi Kogan”,- thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të Emirateve.

Ora 11:20
Vrasja e rabinit Zvi Kogan, Presidenti izraelit Herzog: Sulm frikacak antisemitik

1732443990_IsakHerzog.JPG

"Ky sulm i poshtër antisemitik na kujton çnjerëzimin e armiqve të popullit hebre", kështu ka shkruar presidenti izraelit, Isaac Herzog lidhur me vrasjen e rabinit Zvi Kogan.

Ai shkruan se autorët pergjegjës duhet që të vihen para drejtësisë.

‘Vajtoj me pikëllim dhe zemërim vrasjen e rabinit Zvi Kogan. Nuk do të na pengojë që të vazhdojmë të rritim komunitete të lulëzuara në Emiratet e Bashkuara Arabe ose kudo veçanërisht me ndihmën e angazhimit dhe punës së përkushtuar të emisarëve të Chabad në të gjithë botën. Falënderoj autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe për veprimin e tyre të shpejtë dhe besoj se do të punojnë pa u lodhur për të sjellë autorët para drejtësisë. Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me gruan dhe familjen e Rabin Kogan. Qoftë i bekuar kujtimi i tij’, shkruan ai.

 

Ora 09:30
Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

1732441963_ZviKogan.JPG

Rabini izraelito-moldavian, Zvi Khogan

Trupi i një rabini izraelito-moldavian, Zvi Khogan, i cili ishte zhdukur që nga e enjtja, (21 nëntor)  është gjetur në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Izraeli beson se kjo është një vrasje, një episod i "terrorizmit antisemitik" dhe premton të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të nxjerr autorët para drejtësisë. Kjo deklaratë është bërë nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, përmes një postimi ditën e sotme në rrjetin social X.

"Shteti i Izraelit nuk do të ndalet ose do të heshtë derisa përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre," shtoi ai./La Repubblica

 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?