Plani kinez po studiohet me 'vëmendje të madhe' nga Kremlini që thotë se 'nuk ka kushte për zgjidhje të paqes'. Sipas Kremlinit, Krimea nuk do të kthehet kurrë në Ukrainë sepse është pjesë integrale e Rusisë. Luftimet vazhdojnë në terren dhe Zelensky flet për një situatë gjithnjë e më të komplikuar në Bakhmut. Edhe Kievi është shënjestruar sërish nga dronët rusë. Situata në rajonin e Bakhmutit është përkeqësuar dhe ka pësuar humbje të mëdha në njerëz. Bakhmut është një vend një strategjik në rajonin ukrainas të Donjeckut, i cili prej disa javësh është i rrethuar nga rusët dhe vazhdon të mbetet i tillë.
"Situata rreth Bakhmutit është jashtëzakonisht e tensionuar. Pavarësisht se ka pësuar humbje të konsiderueshme, armiku ka dërguar njësitë e tij sulmuese të grupit Ëagner në përpjekje për të thyer mbrojtjen e trupave tona dhe për të rrethuar qytetin," tha komandanti në mediat sociale.
Kreu i shërbimeve inteligjente të Ukrainës, Kyrylo Budanov shprehet se nuk sheh 'asnjë shenjë' që Kina do t'i dorëzojë armë Rusisë.
"Për momentin, nuk mendoj se Kina do të pranojë të transferojë armë në Rusi... Unë nuk shoh ndonjë shenjë që këto gjëra të diskutohen," tha ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Presidenti rus Vladimir Putin ishte dhe mbetet i hapur për çdo kontakt që mund ta ndihmojë Rusinë të arrijë qëllimet e saj, mundësisht me mjete paqësore. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë për gazetën ruse Izvestia. Peskov vuri në dukje se kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë thënë vazhdimisht se do të përpiqeshin të kishin kontakte me presidentin rus, por sipas Peskov, "nuk ka pasur kërkesa".
Peskov theksoi se Franca dhe Gjermania po marrin pjesë në mënyrë indirekte duke përkrahur Ukrainën, gjë që sipas tij vë në pikëpyetje rolin e tyre të mundshëm ndërmjetësues në negociata.
Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj se po përgatiten për të provokuar me substanca toksike. Sipas tyre, një ngarkesë me substanca toksike mbërriti më 10 shkurt në Kramatorsk, bastioni kryesor ukrainas në rajonin e Donetskut, i aneksuar nga Moska shtatorin e kaluar. Ndërsa Kremlini reagon i përmbajtur ndaj planit kinez për paqe, ish-presidentit rus Dimitri Medvedev paralajmëron për një apokalips bërthamor. Sipas ish-presidentit rus Dimitri Medvedev, furnizimi i vazhdueshëm me armë i Ukrainës mbart rrezikun e një katastrofe bërthamore.
Ndërkohë, Qeveria japoneze njoftoi sot sanksione të reja kundër Rusisë, që synojnë të kontribuojnë në përpjekjet ndërkombëtare për të arritur paqen. Ministri i Jashtëm i Tokios tha se do të ngrijë asetet e 39 personaliteteve dhe 73 subjekteve të Federatës Ruse, një banke dhe nëntë personave të vendosur në zonat e pushtuara të Ukrainës lindore dhe jugore, për përfshirjen e tyre në aneksimet e këtyre rajoneve. botërore. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov , ka thënë se Rusia është e hapur për negociata për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, por këmbënguli se Moska “nuk do të bëjë kurrë kompromis” për atë që ai e përshkroi si “realitete të reja territoriale”.
Në një takim të këshillit të ministrave të Jashtëm në Gjenevë, ministri ukrainas Dmytro Kuleba tha se fëmijët në Ukrainë po rrëmeheshin nga rusët. Për këtë denoncim reagoi edhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock e cila kërkoi që të ketë një hetim të plotë për këtë çështje.
PËrsa i përket situatës në Rusi, mbrëmjen e djeshme u dëgjuan shpërthime në qytetin rus Tuapse, në rajonin e Krasnodarit, pasuar nga një zjarr në një rafineri lokale të gjigantit të naftës të kontrolluar nga qeveria ruse, Rosneft. Ndërsa sot forcat ruse në Distriktin Ajror Perëndimor, pjesë e të cilit është edhe Shën Petersburgu, zhvilluan një stërvitje, duke fluturuar luftarakë për të identifikuar dhe përgjuar një objektiv fiktiv. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cituar nga agjencitë ruse. Kjo duhet të jetë arsyeja e mbylljes së hapësirës ajrore mbi Shën Petersburg, edhe pse ministria nuk e sqaron.
Policia moldave u përlesh me qindra protestues nga partia pro-ruse Sor, të cilët po përpiqeshin të bastisnin selinë e qeverisë. Disa persona janë arrestuar. Pas përleshjeve, një pjesë e procesionit u drejtua për në bashkinë e Kishinaut , kryeqyteti i Moldavisë. Këtu guvernatori i rajonit Orhei, Dinu Turcanu, i partisë Sor, iu drejtua turmës duke kërkuar që qeveria të ndihmojë popullatën përballë rritjes së çmimeve të energjisë. Protesta, me demonstrues të ardhur nga i gjithë vendi, u organizua nga Lëvizja Popullore, e cila bashkon organizata të ndryshme, përfshirë partinë Sor. Qeveria akuzon lëvizjen, dhe në veçanti SOR, se duan të "destabilizojnë" Moldavinë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin që pezullon pjesëmarrjen e Rusisë në traktatin për armët bërthamore me Shtetet e Bashkuara, New START.
Putin kishte njoftuar për pezullimin e pjesëmarrjes nga ky traktat gjatë fjalimit drejtuar kombit të mbajtur më 21 shkurt. Në atë fjalim, ai tha se Rusia nuk po tërhiqej nga marrëveshja.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të qarta me Kinën për "implikimet dhe pasojat" e ndihmës ushtarake për Rusinë, e cila do të përfaqësonte "një problem serioz" në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e theksoi këtë gjatë një konference për shtyp në Kazakistan. Ai shpjegoi se nuk do të hezitojnë të merren me kompanitë ose individët kinezë që shkelin sanksionet e SHBA-së ose janë të angazhuar për të mbështetur forcat ruse.
Ushtria ruse ka pretenduar se ka rrëzuar dy dronë ukrainas që synonin të godisnin infrastrukturën civile në Rusinë jugore gjatë natës.
“Regjimi i Kievit ka tentuar të sulmojë objektet e infrastrukturës civile në rajonin e Krasnodarit dhe Republikën e Adygeas me dronë. Dy dronët u neutralizuan” pa shkaktuar dëme", tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.
Finlanda filloi sot ndërtimin e një muri në kufirin me Rusinë në postën Imatra në juglindje të vendit. Barriera, e cila duhet të përfundojë deri në fund të qershorit, do të jetë e gjatë rreth tre kilometra. Ky është një "ndërtim testues" i parë me synimin për të zgjatur rrugën përgjatë së cilës do të instalohen sensorët e lëvizjes. Në shtator, Finlanda miratoi mbylljen e kufijve për turistët rusë, në mes të përshkallëzimit të migracionit si rezultat i mobilizimit të pjesshëm të shpallur në të njëjtin muaj nga Presidenti Vladimir Putin, duke iu bashkuar kështu kufizimeve në këtë kuptim tashmë të miratuara më parë nga vendet baltike dhe nga Polonia.
Forcat ruse në Distriktin Ajror Perëndimor, pjesë e të cilit është edhe Shën Petersburgu, zhvilluan sot një stërvitje, duke luftuar për të identifikuar dhe përgjuar një objektiv fiktiv. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cituar nga agjencitë ruse. Kjo duhet të jetë arsyeja e mbylljes së hapësirës ajrore mbi Shën Petersburg, edhe pse ministria nuk e sqaron.
Mbrëmjen e djeshme u dëgjuan shpërthime në qytetin rus Tuapse, në rajonin e Krasnodarit, pasuar nga një zjarr në një rafineri lokale të gjigantit të naftës të kontrolluar nga qeveria ruse, Rosneft.
“Ka pasur një shpërthim në rafinerinë e naftës Tuapse. Më pas ka vijuar edhe një shpërthim të dytë. Xhamat e shtëpive aty pranë u hodhën në erë, nuk dihet se çfarë digjet, por duket se janë kazanët e naftës”, shkruhej në një nga mesazhet.
Autoritetet lokale konfirmuan se ka pasur një shpërthim në rafineri, duke shtuar se "nuk ka arsye për shqetësim". Sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti, një dron thuhet se u vu re mbi zonë përpara zjarrit.
Në një takim të këshillit të ministrave të Jashtëm në Gjenevë, ministri ukrainas Dmytro Kuleba tha se fëmijët në Ukrainë po rrëmeheshin nga rusët.
Për këtë denoncim reagoi edhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock e cila kërkoi që të ketë një hetim të plotë për këtë çështje.
“Nuk ka gjë më të tmerrshme se fëmijët tanë të merren nga shtëpitë tona, të largohen nga miqtë tanë, nga njerëzit e dashur. Fëmijë të cilët kanë nevojë për të rritur që të kujdesen për ta, jo që t`u shkatërrojë atyre jetët. Ne nuk do të reshtim së kërkuari derisa cdo fëmije të kthehet në shtëpinë e tij”,tha Annalena Baerbock, ministrja e Jashtme e Gjermanisë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov , ka thënë se Rusia është e hapur për negociata për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, por këmbënguli se Moska “nuk do të bëjë kurrë kompromis” për atë që ai e përshkroi si “realitete të reja territoriale”.
Duke folur me gazetarët gjatë një konference, Peskov tha se Moska nuk do të heqë dorë nga pretendimet e saj ndaj katër rajoneve të Ukrainës që Vladimir Putin aneksoi në shtator. Presidenti rus nënshkroi “traktatet e anëtarësimit” duke zyrtarizuar aneksimin nga Rusia të rajoneve Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk pas referendumeve të rreme nga Kremlini që Ukraina dhe Perëndimi i konsiderojnë të paligjshme.
"Ka disa realitete që tashmë janë bërë një faktor i brendshëm. E kam fjalën për territoret e reja. Kushtetuta e Federatës Ruse ekziston dhe nuk mund të injorohet. Rusia nuk do të bëjë kurrë kompromis për këtë, këto janë realitete të rëndësishme,” tha ai.
Ai tha se Moska ishte e hapur për bisedime nëse Kievi pranonte kontrollin rus mbi ato rajone. Forcat ruse nuk kontrollojnë plotësisht asnjë nga katër rajonet.
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka vendosur ende nëse do të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen më 2024, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar në lidhje me zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më vitin 2024. Ai tha së në qendër të vëmendjes tashmë është progresi i luftës dhe arritja e qëllimeve dhe ambicieve kundër Ukrainës, për të fitur katër rajonet.
“Nuk e kemi dëgjuar duke thënë diçka, nëse do të garojë apo jo. Kjo do të thotë se është ende herët”, ka thënë Peskov.
Putin ka qenë president i Rusisë në periudhën 2000-2008 dhe sërish nga viti 2012. Për shkak të ndryshimit të Kushtetutës së Rusisë, atij do t’i mundësohet gara edhe në vitin e ardhshëm. Në të kaluarën, Putin e ka bërë të ditur kandidim e tij pak para zgjedhjeve.
Situata në rajonin e Bakhmutit është përkeqësuar dhe ka pësuar humbje të mëdha në njerëz. Bakhmut është një vend një strategjik në rajonin ukrainas të Donjeckut, i cili prej disa javësh është i rrethuar nga rusët dhe vazhdon të mbetet i tillë.
"Situata rreth Bakhmutit është jashtëzakonisht e tensionuar. Pavarësisht se ka pësuar humbje të konsiderueshme, armiku ka dërguar njësitë e tij sulmuese të grupit Wagner në përpjekje për të thyer mbrojtjen e trupave tona dhe për të rrethuar qytetin," tha komandanti në mediat sociale.
Më parë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte thënë se situata në Bakhmut është "gjithnjë e më e vështirë".
Situata në Bakhmut, një lokacion strategjik në rajonin ukrainas të Donjeckut, i cili prej disa javësh është i rrethuar nga rusët, "është gjithnjë e më e vështirë". Këtë e ka pranuar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Armiku vazhdimisht po shkatërron gjithçka që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona, për të fituar një terren dhe për të siguruar mbrojtjen”, tha Zelensky.
Qeveria japoneze njoftoi sot sanksione të reja kundër Rusisë, që synojnë të kontribuojnë në përpjekjet ndërkombëtare për të arritur paqen. Ministri i Jashtëm i Tokios tha se do të ngrijë asetet e 39 personaliteteve dhe 73 subjekteve të Federatës Ruse, një banke dhe nëntë personave të vendosur në zonat e pushtuara të Ukrainës lindore dhe jugore, për përfshirjen e tyre në aneksimet e këtyre rajoneve. Për më tepër, një ndalim eksporti është vendosur për 21 subjekte që mund të kontribuojnë në përmirësimin e aftësive industriale ruse. Mes të sanksionuarve nga Tokio janë zëvendësministri i Mbrojtjes, Victor Goremikin dhe aksioneri kryesor i kompanisë kallashnikov, Alan Lushnikov.
Ndërsa Kremlini reagon i përmbajtur ndaj planit kinez për paqe, ish-presidentit rus Dimitri Medvedev paralajmëron për një apokalips bërthamor. Sipas ish-presidentit rus Dimitri Medvedev, furnizimi i vazhdueshëm me armë i Ukrainës mbart rrezikun e një katastrofe bërthamore botërore. Natyrisht që "dërgimi i armëve" mund të vazhdojë dhe "të parandalojë çdo mundësi për rifillimin e negociatave," tha nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të përditshmen pro-qeveritare Izvestia.
"Armiqtë tanë po bëjnë pikërisht këtë dhe nuk duan ta kuptojnë se qëllimet e tyre me siguri do të rezultojnë në një fiasko totale. Një humbje për të gjithë. Një kolaps, një apokalips. Ku me shekuj njerëzit do të harrojnë jetën e tyre të dikurshme, derisa rrënojat dhe mbeturinat të pushojnë së rrezatuari", tha Medvedevi.
Edhe lidhur me planin kinez prej 12 pikash për t'i dhënë fund luftës, qeveria e Moskës nuk sheh aktualisht kushte për një zgjidhje "paqësore". "Ne po e shqyrtojmë me vëmendje të madhe planin e miqve tanë kinezë," u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. "Por për momentin ne nuk shohim parakushte që gjërat të shkojnë drejt paqes”, tha Peskov, duke shtuar se "operacioni special ushtarak” në Ukrainë po vazhdon.
Në përvjetorin e parë të fillimit të pushtimit rus Kina prezantoi një dokument në të cilin, ndër të tjera, bën thirrje për armëpushim dhe negociata. Diplomatët dhe ekspertët perëndimorë reaguan me skepticizëm dhe zhgënjim, pasi dokumenti me dymbëdhjetë pika nuk solli ndonjë ide të re. Përveç kësaj Kina konsiderohet një aleate e ngushtë e Rusisë dhe kurrë nuk e ka dënuar qartë pushtimin e Ukrainës./ DW
Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj se po përgatiten për të provokuar me substanca toksike. Sipas tyre, një ngarkesë me substanca toksike mbërriti më 10 shkurt në Kramatorsk, bastioni kryesor ukrainas në rajonin e Donetskut, i aneksuar nga Moska shtatorin e kaluar.
Sipas komandantit të Mbrojtjes së Moskës, Igor Kirilov, po bëhen përgatitje për të provokuar Rusinë.