Presidenti amerikan Donald Trump pritet të diksutojë hapat e radhës me Ukrainën dhe sinjalet nuk janë të mira. New York Times raporton se Trump do të zhvillojë një takim me zyrtarët e tij të lartë Marco Rubio dhe Pete Hegseth në Shtëpinë e Bardhë me të cilët mund të diskutojë pezullimin ose një ndërprerje të përhershme të ndihmave ushtarake amerikane ndaj Ukrainës.
New York Times citon një burim sipas të cilit, pezullimi ose ndërprerja definitive mund të ndalojnë edhe dërgesat e miratuara nga presidenti i mëparshëm Joe Biden.
Ndërkohë nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur për gazetarët para se të largohej nga Londr se është i gatshëm të jap dorëheqjen në këmbim me anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
"Unë kam thënë tashmë se jam gati të jap dorëheqjen për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, atëherë kjo do të thotë se kam përmbushur misionin tim", tha lideri ukrainas.
"Për të më zëvendësuar mua, nuk do të jetë e lehtë, sepse nuk mjafton thjesht të bësh zgjedhje. Duhet të më pengosh të marr pjesë. Dhe do të jetë pak më e vështirë”, shtoi ai.
Në fund Zelensky nënvizoi se Ukraina nuk do t'i njohë kurrë territoret e pushtuara nga Rusia si territor rus.
“Territoret dhe vlerat tona nuk janë në shitje. Liritë tona nuk janë në shitje. Ne po paguajmë një çmim të lartë për faktin që Rusia na e solli këtë”, tha Zelensky.
Një ditë më parë në Londër u mbajt një samit i lidërve të BE-së për situatën e Ukrainës. Pas dy orësh diskutimesh, ku i pranishëm ishte edhe vetë Zelensky, kryeministri britanik Keir Starmer bëri me dije edhe vendimet e marra nga ky takim.
Mes tyre ishte se Kievi do të marrë 1,6 mld paund ndihmë tjetër ekonomike për blerjen e 5 mijë raketave me qëllim mbrojtjen ajrore të vendit, përveç 2,2 mld paund që ishin dhënë kredi më parë.
Komente
