Politikë

‘Lufta nuk bëhet vetëm me kallashnikovë dhe bazuka!’ Berisha: Do e fitojmë betejën, duam qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

28 Maj, 13:00| Përditesimi: 28 Maj, 16:02

  • Share

Kreu i selisë blu u pyet se çfarë nënkuptonte me luftën që sapo ka filluar nga ana e PD-së, kur nesër nis edhe jeta parlamentare në Kuvend, me seancën e parë plenare pas zgjedhjeve të 11 majit dhe me deputetët e vjetër, pasi të rinjtë betohen në muajin shtator.

Ai nuk zbuloi asnjëlloj skenari për nesër, por u shpreh se “edhe kjo që po bëjmë tani është luftë”, duke shtuar se “lufta nuk bëhet vetëm me kallashnikovë dhe bazuka”, edhe pse pas zgjedhjeve të vitit 1996 urdhëroi Policinë dhe SHIK-un të masakronte opozitën, kurse në vitin 1997 urdhëroi ushtrinë dhe ngritjen e avionëve për të bombarduar jugun e vendit, në një nxitje të dukshme të luftës civile.

Ai përsëriti tezën e farsës elektorale, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike.

“Lufta nuk bëhet vetëm me kallashnikov dhe bazuka. Nuk është luftë kjo që po bëjmë? Nuk pranojmë ne këto zgjedhje. Ne kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Nuk pranojmë ne narkoshtetin dhe deputetë të krimit si Besa Spaho, Sara Mile dhe të tjerë. Ne do i gjejmë të gjithë, do ia paraqesim botës. Apo kandidatët e Altin Hajrit e kartelit të Troplinëve e Bajrëve. Kjo është betejë, e veshtirë, por është për të vërtetën dhe ne do e fitojmë këtë”, u shpreh kreu i PD-së.


Lajmi kryesor:

SHBA 'certifikoi' 11 majin, Berisha: Jo urim Ramës, por shqiptarëve! Vota e diasporës? Kutitë u mbushën nga patronazhistët! Padi Celibashit, Rusmajli shërbëtor


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?