ilustruese

Bota

Sulmet në Ukrainë, BE: Sa kohë Rusia vazhdon luftën do e vazhdojmë edhe ne

9 Shtator, 10:09| Përditesimi: 9 Shtator, 10:37

  • Share

Sot pritet të jetë një ditë takimesh në Uashington. Tema kryesore pritet të jetë ajo e sanksioneve ndaj Rusisë e cila nuk po jep sinjale angazhimi për një marrëveshje paqeje me Ukrainën. Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të dielën se këto dy ditë do të presë disa liderë evropianë në Shtëpinë e Bardhë kur foli për sanksionet ndaj Moskës, megjithatë nuk specifikoi emra. Këtë të martë, në seancën plenare në Parlamentin Europian Shefja e Diplomacisë Kaja Kallas tha se BE do të qëndrojë fort përballë luftës sa kohë që Rusia do e vijojoë atë. 

Është thelbësore që ta mbajmë këtë angazhim. Ajo që Rusia mund ta ketë konsideruar të pashmangshme, është shumë larg të qenit e tillë. Rusia nuk e ka thyer vendosmërinë e Ukrainës dhe nuk duhet ta thyejë as tonën. Për ata që dyshojnë: siguria e Ukrainës është siguria evropiane, dhe përderisa Rusia vazhdon luftën e saj të paligjshme, duhet ta vazhdojmë edhe ne” tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

Sipas saj, e vetmja mënyrë për të ndalur Putinin sipas Kallas është që ta detyrojnë të ndërpresë luftën. Sanksionet duket se janë mekanizmi që do të përdorë perëndimi duke i koordinuar ato. 

Sa i përket sanksioneve, jemi duke mbledhur kontributet nga shtetet anëtare. Gjithashtu po koordinohemi me partnerët tanë, sepse ndikimi i sanksioneve të koordinuara në nivel ndërkombëtar është shumë më i fuqishëm sesa një veprim i vetëm nga ana e BE-së” vijoi Kallas gjatë fjalimit të saj. 

Putin i është shmangur organizimit të një takimi me Zelensky-n që prej vizitës së tij në Alaskë. Pas saj Presidenti amerikan priti liderët evropianë dhe Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, pas të cilës deklaroi se rreth dy javë më pas do të kuptohet kush e ka seriozisht angazhimin për paqen. Dy javët kaluan dhe Rusia ka refuzuar të ndërtojë një axhendë takimi me Zelenskyn. Përvecc ftesës provokuese që Zelensky të shkojë në Moskë për takim, Rusia ka vijuar edhe me sulmet e egra ndaj infrastrukturës civile. Të dielën ushtria e Moskës lëshoi mbi 800 drone e raketa drejt Ukrainës. 

A.I/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?