Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah

19 Maj, 07:37| Përditesimi: 19 Maj, 07:40

  • Share

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah për shkak të luftimeve të vazhdueshme. Media Al Jazeera shkruan se në 24 orët e fudnit, të paktën 64 palestinezë kanë vdekur pas sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha në një konferencë për shtyp se ushtria kishte gjetur trupin e pajetë të një tjetër pengu në Rripin e Gazës. Pengu ishte Ron Benjamin, 53 vjeç, i rrëmbyer nga Hamasi në mëngjesin e 7 tetorit.

Hagari shpjegoi se Benjamin u vra nga terroristët e Hamasit më 7 tetor pranë Mefalsim dhe trupi i tij u mor deri në Gaza. Trupi i tij, saktësoi ai, u gjet së bashku me Itzhak Gelerenter, Amit Buskila dhe Shani Louk në operacionin e së enjtes mbrëma.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?