Selia e Partisë Demokratike

Politikë

‘Lufta’ për kontrollin e Partisë Demokratike, sot në Apel shorti për vendimin e Zhukrit

2 Shkurt 2023, 09:32| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 09:40

  • Share

TIRANË- Me shkrirjen e gjykatave të Apelit në rrethe, të gjitha çështjet të cilat nuk kanë asnjë datë për gjykim në Apelin e vetëm në Tiranë do të hidhen edhe një herë në short, për të caktuar gjyqtarët që do t’i shqyrtojnë.

Janë 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi, 27 mijë prej tyre janë çështje që janë bashkuar nga apelet e rretheve që u shkrinë.

Këto dosje pa datë për seancën e parë, do të rihidhen në short ditën e sotme. Mes tyre është edhe ankimimi që Partia Demokratike e Alibeajt i ka bërë vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e partisë Sali Berishës më 25 mars.

Kujtojmë që vetëm një ditë më parë kryekomisioneri Celibashi Ilirjan paralajmëroi se nëse nuk zgjidhet ngërçi brenda PD-së, rrezikon që partia më e madhe opozitare të mos futet në zgjedhjet vendore të 14 majit. Celibashi kërkon që konflikti të zgjidhet para zgjedhjeve, ndërsa theksoi se duhet të angazhohet të gjithë aktorët politikë e institucionalë, pasi këtë ngërç nuk mund ta zgjidhë KQZ.

Mbetet për t’u parë nëse Ilirjan Celibashi do të veprojë njësoj si në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, kur i mbylli derën Sali Berishës pasi mori vendimin që të njihte përfaqësuesit ligjorë të Lulzim Bashës. Kjo detyroi Berishën që të bashkëpunonte me LSI-PDK, të cilët krijuan koalicionin "Shtëpia e Lirisë" dhe futën në garë kandidatët e zgjedhur nga ish kryeministri. 

Deri më tani, në gjykatën e Tiranës rezulton ende kryetar Lulzim Basha që dha dorëheqjen, ndërsa vendimi që pritet të ndajë përfundimisht se kush e ka drejtimin e partisë mes kryetarit të komanduar Alibeaj dhe Berishës, është ai i Apelit që deri më tani është shtyrë disa herë. Megjithatë, për të shmangur ngërçet e mundshme, gjykata duhet të vendosë të paktën deri më 6 mars kur është edhe afati i fundit për regjistrimin zyrtar të partive politike në KQZ për garën elektorale të 14 majit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?