Deputeti demokrat Arbi Agalliu pretendon se përçarja e PD vjen prej Sali Berishës i cili nuk e kap dot pushtetin dhe kërkon grup armiqësor që të justifikojë disfatat e tij. Në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj duke thënë se PD nuk e ka më luksin të humbë kohë me eksperimente.
“Nuk di që të ketë negociata ‘underground’ por di që demokratëve nga PD zyrtarëve ju është shtrirë dora e bashkëpunimit. Sikundër ka qenë dhe fakti i zgjedhjeve të fundit lokale. Edhe kur janë dorëzuar listat me emrat e kandidatëve, kemi bërë thirrje që të dorëzoheshin brenda listës së PD. Berisha e di mjaft mirë që s’vjen në pushtet dhe kërkon të ketë grup armiqësor që të justifikojë humbje pas humbje. Unë besoj që Shqipëria e Kosova po të mos kenë mbështetjen e SHBA, ne s’do ishim duke bërë këtë bisedë”, tha Agalliu.
Ndër të tjera shtoi se PD i ka kapacitetet për t’i ofruar shqiptarëve një alternativë. Ndërsa analisti Genc Burimi e përshëndet rikthimin e Lulzim Bashës por shprehet se nuk do fitojë në zgjedhjet 2025.
Burimi thotë se parti ai takon Berishës, i cili mund të paraqesë një prej mbështetësve të tij si kandidaturë për kreun e PD.
“Përshëndes rikthimin e Bashës. Por mendoj se parti ai takon Berishës sepse sot po e shohim që ai është numri 1 në opozitë. Militantë e simpatizantë të Berishës mund të paraqesin kandidaturë si Ervin Salianji, Belind Këllici apo Tritan Shehu. Berisha të tregohet finok për të çuar njeriun e tij. Me Bashën, Berisha nuk i merr zgjedhjet në 2025. Sot pushteti dhe SHBA duan të imponojnë zgjidhjen e tyre. Amerikanët janë gabuar shpesh herë”, tha Burimi.
Komente

agalliu ,nje shaka e madhe ....
PërgjigjuMire o mollopup, dihet qe Berisha eshte I diskredituar qe nga koha e Skenderbeut, Po ti qe u diskreditove pa hyre mire ne parlament, e i vure kapak me punen e rrogave duke e treguar se cfare cerri je!
Përgjigju