Politikë

Lufta kundër krimit/ Ardi Veliu takim me zv/presidentin gjerman të Zyrës Kriminale, njoftojnë projektin e ri ‘ORKA’

13 Tetor 2018, 10:51| Përditesimi: 13 Tetor 2018, 11:17

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar një takim me zv/presidentin e Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë, Peter Henzler ku është diskutuar për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Në fjalën e tij, Veliu u shpreh se ky bashkëpunim i frytshëm është vazhdimësi e bashkëpunimeve të sukseshme midis qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane dhe çmoi si shumë të rëndësishme mbështetjen nga ana e Policisë gjermane për Policinë shqiptare dhe për Task - Forcën në veçanti.

Duhet të identifikohen qëllimet e përbashkëta edhe në kuadër të projektit "ORKA" që do të nisë së shpejti në Gjermani në bashkëpunim edhe me Task - Forcën "Forca e Ligjit", që është një mundësi shumë e mirë për të luftuar krimin në Shqipëri duke luftuar dhe bllokuar së pari asetet monetare që burojnë nga krimi.

Peter Henzler

Në fund të takimit u nënshkrua marrëveshja për dorëzimin e logjistikës në mjete kompiuterike, mjete lëvizëse motoçikleta dhe pajisje të tjera speciale për Task - Forcën "Forca e Ligjit".

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?