Politikë
Ekonomi

'LUFTA' për pensionet/ Çoçoli: Premtimet e PS më të matura, të realizueshme brenda 4-vjeçarit! Zotimet e PD, mision i pamundur, kolapsojnë shtetin

16 Prill, 16:45| Përditesimi: 16 Prill, 17:07

  • Share

Partitë politikë në këto zgjedhje parlamentare kanë vendosur në qendër të premtimeve të tyre përmirësimin e skEmës së pensioneve dhe rritjen e tyre.

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, ishte i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, ku në mënyrë analitike, sqaroi se sa të realizueshme janë premtimet e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, lidhur me pensionet.

Fillimisht, Çoçoli dha disa informacione bazë për pensionet e afro 731 mijë pensionistëve në Shqipëri.

“Tani që flasim kemi 521 mijë pensionistë nën 200 euro. Këta i kushtojnë buxhetit, pagave tona, parave tona, 889 milionë euro. Nga këto 889 milionë euro, neve arrijmë të sigurojmë një pjesë jo të gjithën, përmes sigurimeve shoqërore, prandaj skema quhet defiçitare. 350 milionë duhet të na i japë buxheti i shtetit”,- tha Çoçoli.

“811 milionë euro janë për ata pensionistë që kanë nga 200 mijë lekë (të vjetra) pension në muaj, në 600-700 mijë lekë (të vjetra)”,- shtoi ai.

“Buxhetit sot skema e pensioneve i kushton 1.7 miliardë euro”,-tha më tej.

Për ekspertin e ekonomisë, zotimet e Partisë Demokratike për pensionet janë të parealizueshme, veçanërisht në 3 mujorin e parë të qeverisjes, siç pretendon Sali Berisha.

“Ndryshe nga Partia Socialisti, Partia Demokratike ka zgjedhur: Unë t’i kënaq të radhë të parët pensionistët. Pikërisht këta që janën nën minimumin jetik. Se e dimë që ka një prag minimumi jetik. Para 6 vitesh e ka matur Avokati i Popullit dhe ka dalë 200 euro, mund të jetë sot më i lart.

Në pensionin minimal të dyja partitë janë shumë të ngjashme për 4 apo 5 vjet.

Premtimi është për t’u përshëndetur, por janë 580 milionë euro çdo vit dhe çdo vit duhet ta rrisësh sepse dalin pensionistë të tjerë në skemë. Janë 15 mijë deri në 17 mijë që i bashkohen. Në rast se është premtuar në 3 muajt e parë është mision i pamundur. Mund të bëhet vetëm në fund të 4-vjeçarit, por nivel të llogjikës ekonomike me aq para sa mbledh buxheti i shtetit sot, është mision i pamundur”,-tha Çoçoli.

Parashikimet e Partisë Socialiste për pensionet gjatë një mandati të katërt, Çoçoli thotë se janë të matura, dhe si rrjedhojë kanë probabilitet më të lartë të përmbushen.

“Partia Socialiste është treguar një çikë më e matur, thotë pensioni minimal 200 euro dhe ka një ndryshim të premtim të saj, nuk e kapur për 4 vjet, ka shtuar, 2030.

Pensioni mesatar ka të bejë me të gjitha pensionet e 731 mijë pensionistëve tanë. Pensioni mesatar është shumë lart nga pensioni minimal dhe kjo e kuptueshme sepse ti ke 210 mijë pensionistë që e kanë pensionin mbi 210 mijë lekë të vjetra. Pensioni mesatar tani që flasim del diku ate 295-297 mijë lekë të vjetra në muaj.

Partia Demokratike ka shkuar deri te pensioni minimal se aty do të kapë sa më shumë vota. Socialistët thonë që jo vetëm pensionin minimal do ta çoj në 200 euro, por thotë që edhe pensionin mesatar unë do ta rris. Ça nënkupton kjo në vetëvete? Që nga shtatori i këtij viti, deri në maj 2029, nuk do të rrisë vetëm pensionet e ulta”,- deklaroi eksperti i ekonomisë.

“PD shkon gati 3 miliardë (euro), vetëm për minimumin jetik. Mos harrojmë që çdo vit shkon në një shifër pak më të lartë sepse të shtohen pensionistë të tjerë në skemë, mund të shtohen edhe njerëz të tjerë që janë invalid, që i janë shtuar skemës apo të tjerë me halle të jashtëzakonshme. Po këto 3 miliardë euro ku do t’i gjesh në buxhet që është vetëm 8.2 miliardë euro, 8.4 e kemi këtë vit, në vit. Është shumë e vështirë në mos e pamundur. Çfarë ka bërë PS? PS është gati në gjysmë të kësaj, por kjo nuk do të thotë që ka premtuar më pak para e nuk e realizon. Për mua si ekonomist më duket se ka më shumë shanse ta realizojë, sepse pensionin minimal nuk ta ka treguar për 3 muajt e parë, ndërkohë që me kaq para nuk i bën kolaps buxhetit të shtetit”,- sqaroi më thjeshtë Çoçoli.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?