‘Lufta’ për Sinecin, banorët e Lumasit në Kuçovë kundër ‘Salillarit’ dhe Bashkisë: Jemi në proces gjyqësor dhe këta vijojnë punimet

2 Mars 2023, 16:56| Përditesimi: 2 Mars 2023, 17:05

  • Share

Banorët e Lumasit marshuan për një orë në këmbë drejt burimit të Sinecit aty ku "Salillari" po vijon punimet për depon e ujësjellësit. Forca të shumta policie u bënë gardh për të mos lejuar përplasjen e banorëve me punëtorët e kompanisë, të cilët shtrinë tubat deri në burim.

Ndërsa banorët të dëshpëruar hodhën akuza ndaj kompanisë “Salillari” dhe Bashkisë së Kuçovës që drejtohet nga Kreshnik Hajdari. Ata thanë se nuk do ndalin betejën në terren dhe në dyert e gjykatës.

‘Një tjetër shkelje është që firma nuk ka rinovuar lejen. Ne jemi në proces gjyqësor përse firma vijon punimet. Ne kërkojmë që të pezullohen punimet dhe kjo firmë të rehabilitoj grithçka, ka shkatërruar në zonën e mbrojtur pra burimin ujit Sinec. E gjithë zona jonë të gjitha fshatrat e Lumasit kanë ujë kjo firmë pretendon për ujësjellës, por ky ujë mesa duket do përdoret nga firma për biznes në përfitim të Salillarit ky investim nuk është për familjet e banorëve te Lumasit’- janë shprehur banorët e Lumasit.- tha një banor.

Burimi dhe kanioni i Sinecit rrezikon të shkatërrohet për shkak të një projekti të bashkisë Kuçovë për të ndërtuar një ujësjellës për të furnizuar me ujë shtatë fshatrat e njësisë administrative Lumas. Për banorët, që protestojnë prej 2021-shit, ujësjellësi shkatërron çdo mundësi për pritjen e turistëve dhe dëme në bujqësi, pasi uji që sot përdorin  për vaditje po futet në tuba.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?