Foto ilustruese

Lufta në Ukrainë/ Putin falenderon rezervistët e mobilizuar për ‘patriotizmin’ e tyre! Kadyrov: 23 ushtarë çeçenë të vrarë në Kherson

28 Tetor 2022, 07:57| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 22:58

  • Share

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), e Organizatës së Kombeve të Bashkuar tha se këtë javë do të kryejë një kontroll të pavarur për të zbuluar çdo “gjurmë” të materialit bërthamor që mund të përdoren ndërtimin e një "bombë të pistë".

Ky inspektim vjen pas akuzave të Rusisë, e cila tha se ushtria ukrainase po përgatitet për përdorimin e “bombave të pisa” (një lloj i rrezikshme arme). Nga ana tjetër, Ukraina ka hedhur poshtë çdo pretendim të Moskës.

“Bota përballet me dekadën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa elitat perëndimore përpiqen të parandalojnë shkatërrimin e pashmangshëm të dominimit global të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, tha presidenti rus Vladimir Putin ishte  kjo një pjesë nga fjalimi i presidentit rus të enjten.

Putin akuzoi SHBA-në të enjten për nxitjen e konfliktit në Ukrainë , duke shtuar se Perëndimi po luan atë që ai e quajti një lojë gjeopolitike “të rrezikshme, të përgjakshme dhe të pistë” që po mbjell kaos në të gjithë botën, ndërsa tha se Rusia nuk do të përdote armë berthamore.

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha se ishte skeptik ndaj garancive të presidentit rus Vladimir Putin për mundësinë e përdorimit të një arme bërthamore në Ukrainë.

"Nëse ai nuk do ta përdorë atë, pse vazhdon të flasë për të? Pse po flet për aftësinë për të përdorur një armë bërthamore taktike?" Biden tha në një intervistë për NeësNation "Ai ka një mënyrë shumë të rrezikshme për t'u marrë me këtë temë," tha presidenti amerikan.

"Fjalët e Vladimir Putin nuk janë të reja dhe nuk tregojnë një ndryshim në objektivat e tij strategjikë. Ky është mendimi ynë. Qasja jonë mbetet e njëjtë, të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën " tha po ashtu dhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre gjatë një konference në bordin e Air Force One. "

Nga Kherson, udhëheqësi çeçen Kadyrov tha se 23 ushtarë të ushtrisë së tij janë vrarë dhe 58 janë plagosur në një sulm në Kiev në frontin jugor.

Ora 22:54
Kievi- Iranit: Ndaloni furnizimet me armë për Moskën

1666990486_ukrainedrone2gtygmh2210171666032588797hpMain16x9992.jpg

Ministri i Jashtëm ukrainas paralajmëroi homologun e tij iranian që "menjëherë" të ndalojë furnizimin me armë për Rusinë. 

"Sot mora një telefonatë nga Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian , gjatë së cilës i kërkova Iranit të ndalojë menjëherë rrjedhën e armëve në Rusi të përdorura për të vrarë civilë dhe shkatërruar infrastrukturën kritike në Ukrainë," tha ai në Twitter. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba .

Ora 20:49
Zelensky fton Melonin në Ukrainë

1666849792_gefsdfg.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërë ftesë kryeministres së re të Italisë, Giorgia Meloni

"Përgëzova Giorgia Meloni për emërimin e saj si kryeministre e Italisë. Shpresoj për bashkëpunim të mëtejshëm të frytshëm. Diskutuam për integrimin e Ukrainës në BE dhe NATO. Bisedova për situatën aktuale në vendin tonë dhe ju ftova të vizitoni Ukrainën", shkruan Volodymyr Zelensky.

Ora 13:39
Medvedev: Nëse Kievi njeh aneksimet, situata e energjisë elektrike në Ukrainë do të përmirësohet

“Situata e furnizimit me energji në Ukrainë do të përmirësohet nëse Kievi njeh kërkesat e Rusisë, të bëra në kuadër të operacionit special ushtarak dhe rezultateve të referendumeve në rajonet që ka aneksuar Moska” shkroi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev të premten në kanalin e tij Telegram .

"Rruga drejt stabilitetit të furnizimit me energji  kërkon njohjen e legjitimitetit të kërkesave të Rusisë në kuadër të operacionit special ushtarak dhe rezultateve të tij, të cilat pasqyrohen në Kushtetutën tonë. Më pas situata e furnizimit me energji do të përmirësohet”, tha ai.

Pas vendimit të autoriteteve ukrainase për të importuar energji elektrike nga Sllovakia, Medvedev beson se "blerja e energjisë elektrike nga regjimi i Kievit nga Sllovakia do të çojë në rritje të mëtejshme të çmimeve të energjisë për evropianët dhe ukrainasit, por nuk do të çojë në stabilitetin e shpresuar të sistemit të furnizimit me energji të Ukrainës".

Ora 12:35
Gjenerali polak zgjidhet për të drejtuar misionin stërvitor të BE-së për trupat ukrainase

1666953657_PiotrTrytek.jpg

Bashkimi Evropian ka emëruar një gjeneral polak për të udhëhequr një operacion të ri stërvitor me trupat ukrainase.

Piotr Trytek, komandanti i divizionit të 11-të të kalorësisë së blinduar të Polonisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan, u zgjodh nga blloku teksa kërkonte të rriste mbështetjen ushtarake për Ukrainën .

"Është një përgjegjësi e madhe, por edhe njohje e pozicionit të Polonisë në arenën ndërkombëtare", tha ministri i mbrojtjes i vendit, Mariusz Blaszczak.

Ora 12:19
Estonia i bën thirrje Rishi Sunak që të angazhohet për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

1666952591_RishiSunak.PNG

Ministri i Jashtëm i Estonisë i bëri thirrje kryeministrit të ri britanik Rishi Sunak që të angazhohet për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, teksa lufta në Ukrainë hyn në muajin e saj të nëntë.

Paraardhësja e Sunak, Liz Truss, e cila kaloi vetëm 44 ditë në detyrë, u zotua të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 3% të prodhimit të brendshëm bruto të Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 2030. Sunak nuk ka pranuar ta mbajë këtë premtim dhe në të kaluarën i përshkroi objektivat e shpenzimeve si “arbitrare".

“Autokratët po investojnë në armë. Ata besojnë në fuqinë e armëve. Për të mbrojtur vlerat tona duhet të investojmë edhe në armë”, tha ministri i jashtëm estonez Urmas Reinsalu në një intervistë për BBC.

Ora 12:15
Kadyrov: 23 ushtarë çeçenë janë vrarë nga forca ukrainase në Kherson

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov pranoi se 23 ushtarë çeçenë vdiqën në rajonin jugor të Ukrainës Kherson, në një bombardim nga forcat ukrainase.

"Shumë njerëz e dinë se në fillim të kësaj jave një nga njësitë çeçene u bombardua në rajonin Kherson. Të gjitha operacionet e shpëtimit në vend kanë përfunduar dhe ekziston një listë përfundimtare e të vdekurve dhe të plagosurve," shkroi ai në Telegram.

 

Ora 11:09
Australia do i bashkohet vendeve që ofrojnë trajnime për trupat ukrainase në Britani

1666951199_Capture.PNG

Australia është vendi i fundit që i është bashkuar një koalicioni shtetesh që ofrojnë trajnime për forcat ukrainase në Britani, shkroi Ministria Britanike e Mbrojtjes në faqen e saj në Twitter.

“Australia do t’i bashkohet listës së vendeve që kontribuojnë në programin e udhëhequr nga Britania për të trajnuar personelin ukrainas në Britani”, thuhet në një postim në Twitter nga ministria.

Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace e ka vlerësuar këtë lajm përmes një deklarate të bërë nga ana e tij.

“Jam i kënaqur që trupat australiane do të mbështesin trajnimin e personelit ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar nga viti 2023, duke iu bashkuar tetë vendeve të tjera partnere. Forcat e Armatosura të Australisë janë të klasit botëror dhe do të sjellin një pasuri të ekspertizës për të siguruar që miqtë tanë ukrainas të kenë njohuritë dhe aftësitë që u nevojiten për të mbrojtur vendin", thuhet në një deklaratë nga Wallace.

Ora 11:02
Ukraina përgatit trupat e saj për një sulm të mundshëm nga Bjellorusia

1666948018_UkrainBjellorusi.png

Ukraina po përgatit forcat e saj për mundësinë e një sulmi nga trupat ruse në Bjellorusi, tha një zyrtar në Kiev, duke përshkruar se si qeveria e tij po rrit numrin e trupave ukrainase në veri të vendit, më afër kufirit me Bjellorusinë.

“Për momentin krijimi i një force goditëse në Bjellorusi nuk është i dukshëm. Ka dhe do të ketë kërcënime. Ne po reagojmë, tashmë kemi shtuar trupat tona në drejtimin verior”, tha Oleksiy Hromov, nënkryetari i operacioneve të shtabit të përgjithshëm të Kievit.

Një numër i madh i trupave ruse janë të vendosura në Bjellorusi, e cila është aleati kryesor i Rusisë dhe i ka lejuar Moskës të përdorë territorin e saj si një terren për sulmet në Ukrainë.

Ora 10:55
SHBA e shqetësuar nga Irani për furnizimin me raketa të avancuara ndaj Rusisë

1666947553_RaketateIranit.jpg

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se SHBA-të janë të shqetësuara se Irani mund të furnizojë Rusinë me armë konvencionale të avancuara.

Kirby u tha gazetarëve në një  konferencë se Moska mund të kërkojë “raketa të avancuara që do të përdoreshin me siguri në Ukrainë”.

Moska ka kryer disa sulme shkatërruese me raketa dhe drone kundër, siç tha Kievi, objektiva civile dhe infrastrukturë kritike, si objektet energjetike.

Përfaqësuesit e Iranit dhe Rusisë në Kombet e Bashkuara kanë  mohuar ashpër raportet  se Teherani e ka furnizuar Moskën me një flotë dronësh për përdorim në Ukrainë. Kremlini ka mohuar në mënyrë të përsëritur se përdor dronët e prodhuar nga Irani për të shënjestruar zona të banuara dhe zona të tjera të larta civile.

Ora 10:04
Në kërkim të së vërtetës për një vrasje të dyshimtë në Ukrainën e pushtuar


Informacioni rreth asaj që ndodhi në fillim të këtij muaji me Tetyana Mudryenkon, 56 vjeçe, infermiere e pediatrisë në qytetin ukrainas Skadovsk, është vështirë të kuptohet.

Më 7 tetor, Mudryenko dhe partneri i saj, 60-vjeçari Anatoliy Oryekhov, u rrëmbyen nga oborri i tyre në Skadovsk, i cili është okupuar nga forcat ruse që nga orët e para të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska më 24 shkurt.

Burimet lokale i kanë thënë motrës binjake të Mudryenkos, Natalya Chorna, se burrat që morën çiftin ishin ish-oficerë policie ukrainase që kishin bashkëpunuar me pushtuesit rusë.

Chorna, e cila i kaloi muajt e parë të pushtimit në Skadovsk me motrën e saj përpara se të kthehej në vendlindjen e tyre në Dnipro, qytet ky që ishte dhe mbetet nën kontrollin ukrainas, kuptoi për rrëmbimin në një grup privat të banorëve lokalë në rrjete sociale.

"Unë isha pjesë e atij grupi të mbullyr", tha Chorna për News of Azov, një projekt i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë.

"Ka vetëm njerëz që i besojnë njëri-tjetrit atje. Ata shkruan se Tanya jonë ishte rrëmbyer".

Tetyana Mudryenko

Një javë më vonë, dikush në grup postoi një fotografi të trupit të Mudryenkos dhe një kopje të raportit të mjekut ku thuhej se ajo kishte vdekur nga "asfiksia". Më vonë, anëtarët e grupit shkruan se Mudryenko ishte varur. Mudryenko "u var nga bashkëpunëtorët e policisë përpara gjykatës pasi tha: 'Skadovsk është i Ukrainës'", shkroi një anëtar i grupit.

Për shkak të luftimeve të vazhdueshme dhe rrethanave brenda zonave të pushtuara nga forcat ruse, Radio Evropa e Lirë nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur informacionin nga Skadovsk.

Më vonë, Chorna mori informacion shtesë.

“Një vajzë më telefonoi një mbrëmje dhe më tha se si e varën”, tha Chorna.

Chorna tregoi se si gruaja përmes telefonit i tha mes tjerash se “duhet ta dini se ata e kanë mbushur me diçka - i kanë derdhur diçka në gojë - dhe më pas e kanë varur para gjykatës”.  Gruaja tha gjithashtu se Oryekhov, i cili ishte rrahur, ishte liruar dhe ishte lejuar të varroste Mudryenkon.

Chorna tha se nuk ka pasur asnjë komunikim me Oryekhov dhe se asnjë nga burimet e saj në Skadovsk nuk duket se e dinë vendndodhjen e tij. Në përgjithësi, tha ajo, njerëzit në qytet jetojnë me frikë.

"Aty të gjithë kanë shumë frikë", tha Chorna.

"Katër të rinj u vranë atje - më tha Tanya. Njerëzit thonë se ka një lloj strukture atje dhe se punëtorët panë se si po varrosej diçka. U hapën llogore dhe u mbuluan. Njerëzit panë diçka të varrosur në varreza... mos mendoni se ata thjesht po varrosnin mbeturina… Por, do të shohim pas çlirimit se çfarë u varros atje”, deklaroi ajo.

Edhe pse Rusia mohon të ketë vënë në shënjestër civilët ose të ketë kryer krime lufte në Ukrainë, çdo ditë e më shumë po dalin prova që dëshmojnë mizoritë e kryera nga forcat ruse si nga brenda zonave nën kontrollin e tyre, ashtu edhe në zonat nga të cilat ato janë tërhequr.

Në një postim në Telegram më 14 tetor, Agjencia e Sigurisë e Ukrainës tha se "kishte konfirmuar raste të vrasjeve dhe torturave të banorëve vendas gjatë pushtimit të përkohshëm" të rajonit të Herson, ku ndodhet Skadovsk.

Varr masiv në rajonin e Donjeck

Rasti i Mudryenkos është dokumentuar nga Iniciativa e Mediave për të Drejtat e Njeriut (MIPL), një OJQ ukrainase që përdor gazetarinë dhe aktivizmin për të ekspozuar shkeljet e të drejtave të njeriut nga forcat ruse dhe bashkëpunëtorët në Ukrainë.

"Anatoliy u mbajt rob për ca kohë dhe ai u lirua më 18 tetor dhe u lejua të varroste gruan e tij", tha gazetarja dhe analistja e kësaj organizate, Anastasia Pantelyyeva për partnerin e Mudryenkos, Oryekhov.

"Çfarë i ndodhi më pas nuk dihet. Shumë shpesh njerëz të tillë lirohen nga robëria, por nuk lejohen të evakuohen në territorin e kontrolluar nga Ukraina. Njerëz të tillë janë në rrezik të vazhdueshëm për t'u rrëmbyer përsëri. Ne dimë raste në rajonin e Hersonit në të cilat i njëjti person është rrëmbyer dy ose tre herë", deklaroi Pantelyyeva.

Pantelyeva shtoi se rasti i Mudryenkos dukej se ishte rasti i parë i varjes nga bashkëpunëtorët e okupimit, i regjistruar në rajonin e Hersonit. Por, ajo tha se mund të shfaqen më shumë raste.

“Detyra jonë kryesore është t'i regjistrojmë ato”, tha ajo.

"Më vonë, kur këto territore të çlirohen, shpresojmë që ato të hetohen më objektivisht. Prandaj, detyra jonë kryesore është regjistrimi i këtyre krimeve dhe dorëzimi i rasteve në organet e rendit", tha ajo./REL

Ora 08:21
Rusia: OKB-ja të jetë vigjilente ndaj 'bombave të pista' në Kiev

"Ukraina mund të krijojë një 'bombë të pistë' jo vetëm në vendet që ekspertët e IAEA synojnë të vizitojnë", kështu ka deklaruar Vasyl Nebenzya, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, raporton "Ria Novosti". 

"Ne i thamë drejtorit të përgjithshëm të IAEA, Rafael Grossi, se ai duhet të jetë vigjilent, sepse këto objekte nuk janë të vetmet ku mund të prodhohet kjo armë. Ukraina ka potencialin për këtë," shpjegoi ai.

Ora 08:15
Putin: Bota përballet me dekadën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore

“Bota përballet me dekadën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa elitat perëndimore përpiqen të parandalojnë shkatërrimin e pashmangshëm të dominimit global të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj”, tha presidenti rus Vladimir Putin të enjten.

Putin akuzoi SHBA-në të enjten për nxitjen e konfliktit në Ukrainë , duke shtuar se Perëndimi po luan atë që ai e quajti një lojë gjeopolitike “të rrezikshme, të përgjakshme dhe të pistë” që po mbjell kaos në të gjithë botën .

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Biden: 28/10/2022 12:05

    Cdo superfuqie i vjen koha si e ka teeguar historia e njerezimit , ka krijimin deri te zhvillimi i saj maksimal dhe renia eshte e padiskutueshme keshtu qe nuk i dihet se ne cfare momenti po kalon perendimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?