Bilanci i viktimave në Rripin e Gazës nga lufta për periudhën 6-mujore nëntor 2023-prill 2024, është i frikshëm.
“Përafërsisht 70% e njerëzve të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, bombardimet dhe veprime të tjera luftarake, ishin fëmijë dhe gra, duke treguar "një shkelje sistematike të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare humanitare, duke përfshirë dallimin dhe proporcionalitetin", thotë një raport i publikuar sot (8 nëntor) në Gjenevë, nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Ky raport mbulon periudhën gjashtëmujore, nga 1 Nëntori 2023, deri më 30 prill 2024, shkruan “La Repubblica”.
Dokumenti prej 32 faqesh detajon "realitetin e tmerrshëm që ka ndodhur për popullin e Izraelit dhe Gazës që nga 7 tetori 2023", duke kërkuar që “drejtësia duhet të vendoset për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare që janë kryer”.
Vrasjet e civilëve dhe shkeljet e së drejtës ndërkombëtare të shqyrtuara "në shumë raste mund të përbëjnë krime lufte”.
“Nëse kryhen si pjesë e një sulmi të gjerë ose sistematik të drejtuar kundër një popullsie civile, në përputhje me politikën shtetërore ose organizative, këto shkelje mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit", shton OKB-ja.
Së fundi, “nëse kryhen "me qëllimin për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, ato mund të përbëjnë gjithashtu gjenocid", paralajmëron raporti.