Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe president i Rusisë, Vladimir Putin

Lufta Rusi- Ukrainë/ Zelensky: Situatë e vështirë në frontin e Donetskut! Putin: Do të fitojmë në Kursk

20 Gusht, 17:06| Përditesimi: 20 Gusht, 17:12

  • Share

'Është një situatë e vështirë në frontin e Doneskut, por po bëjmë gjithçka për të shkatërruar pushtuesin'. Kështu ka deklaruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një fjalim që ka mbajtur ditën e sotme, sipas La Repubblica.

Ndërsa, Oleksandr Syrskyi Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, dha përditësime për rajonin Kursk ku tha se po përgatiten për përforcime.

"Ne po arrijmë objektivat e përcaktuara. Dhe prioriteti është rindërtimi i 'fondit të këmbimit' (të burgosurve të luftës) për Ukrainën. Sot diskutuam punën me partnerët në lidhje me mbrojtjen ajrore: sisteme të reja për Ukrainën. Ne po përgatisim përforcime”, tha ai.

Nga ana tjetër, president i Rusisë Vladimir Putin është treguar optimist se Rusia do të fitojë në rajonin Kursk.

“Rusia do t'i arrijë qëllimet e saj kundër ukrainasve që kryejnë krime në rajonin e Kurskut ashtu siç ka arritur qëllimet e saj në luftën kundër terrorizmit dhe nuk mund të ketë asnjë dyshim për këtë”, tha  Putin gjatë takimit me nënat e fëmijëve të vrarë në sulmin terrorist të vitit 2004 në Beslan.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?