Ukraina u godit nga të paktën 58 raketa ruse dhe 194 dronë mbrëmjen e së enjtes, tha ushtria ukrainase.
Ata shtuan se sulmi rus gjatë natës kishte në shënjestër kryesisht industrinë ukrainase të nxjerrjes së gazit, teksa theksuan se kishin përdorur për herë të parë avionë luftarakë francezë Mirage 2000, të dorëzuar nga Franca muajin e kaluar.
Në një deklaratë, forca ajrore ukrainase tha se kishte rrëzuar të paktën 134 nga këto objektiva, duke përfshirë 34 raketa dhe 100 dronë, në një kohë kur pezullimi i ndihmës ushtarake të SHBA-së ka ngritur frikën për një dobësim të aftësive të mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Pas këtij sulmi përmes një postimi në rrjetet sociale presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, falënderoi Francën për furnizimin e avionëve F-16 dhe Mirage-2000, duke thënë se kanë qenë veçanërisht efektivë kundër raketave ruse.
Më tej Zelensky shprehet se hapat e parë drejt "paqes së vërtetë" duhet të përfshijnë "heshtje në qiell" dhe "heshtje në det".
"Ukraina është e gatshme të ndjekë rrugën drejt paqes dhe është Ukraina ajo që përpiqet për paqen që në sekondën e parë të kësaj lufte. Detyra jonë është të ndalojmë Rusinë," shkruan ai.
Vladimir Putin
Vladimir Putin është i gatshëm të diskutojë një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë, me kusht që të ketë përparim drejt një marrëveshjeje përfundimtare të paqes.
Lajmin e bën të ditur agjencia Bloombe
rg, duke cituar disa burime, sipas të cilave, për një marrëveshje mbi ndalimin e armiqësive duhet të ketë një mirëkuptim të qartë mbi parimet bazë të marrëveshjes përfundimtare të paqes. Rusia do të insistojë – shton Bloomberg – për përcaktimin e parametrave të një misioni të mundshëm paqeruajtës, duke përfshirë marrëveshjen mbi shtetet që do të marrin pjesë në të.
Kryeministri polak Donald Tusk në një konferencë për shtyp ditën e sotme ka njoftuar se është duke u punuar për të një strategji që do të përfshijë të gjithë djemtë e rritur në vend që t'i nënshtrohen trajnimit ushtarak.
"Ne do të përpiqemi të kemi një model gati deri në fund të këtij viti, në mënyrë që çdo djalë i rritur në Poloni të trajnohet në rast lufte, në mënyrë që kjo rezervë të jetë e krahasueshme dhe adekuate me kërcënimet e mundshme." - tha Tusk në një fjalim në dhomën e ulët të parlamentit polak.
Ai gjithashtu thotë se mbështet tërheqjen e Polonisë nga Konventa e Otavës që ndalon përdorimin e minave tokësore kundër personelit, dhe gjithashtu ndoshta nga Konventa e Dublinit që ndalon përdorimin e municioneve thërrmuese. Ai thotë se do të kërkojë mendimin e ministrit të mbrojtjes për këtë çështje.
Tusk shton se ai mendon se Polonia duhet të shpenzojë 5% të PBB-së së saj për mbrojtjen. Këtë vit, qeveria planifikon të shpenzojë 4.7% të PBB-së për mbrojtjen - më e larta në NATO.
Më herët, presidenti Duda propozoi ndryshimin e kushtetutës për të bërë të detyrueshme shpenzimet e mbrojtjes në një nivel prej 4% të PBB-së.
Komente
