Bota

Rusia sulmon stacionin hekurudhor në Chaplyne, 22 të vrarë dhe 50 të plagosur! Zelensky: Do t’i largojmë këta pushtues nga toka jonë

25 Gusht 2022, 07:58| Përditesimi: 9 Mars 2023, 15:38

  • Share

Një sulm me raketë ruse në një stacion treni në Ukrainë ka vrarë 22 persona dhe 50 persona janë plagosur, në ditën që shënoi gjashtë muaj nga fillimi i pushtimit të Moskës. Kievi thotë thotë se pesë nga viktimat e sulmit në qytetin lindor të Chaplyne u dogjën për vdekje në një automjet. Mes viktimave ishte edhe një djalë 11-vjeçar.

Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi sulmin në mes të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai tha se rreth 50 persona janë lënduar. Zelensky tha se mësoi për sulmin në Chaplyne, në rajonin e Dnipropetrovsk, ndërsa po përgatitej të fliste me Këshillin e Sigurimit.

"Kjo është se si Rusia u përgatit për takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Katër vagonë ​​pasagjerësh janë në flakë tani... numri i viktimave mund të rritet," tha ai.

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Binken dënoi sulmin, ndërsa theksoi se do të vijojnë të mbështesin Ukrainën.

"Sulmi raketor rus në një stacion hekurudhor plot me civilë është mizori. Ne do të vazhdojmë, së bashku me partnerë nga e gjithë bota, të mbështesim Ukrainën dhe të kërkojmë përgjegjësi për zyrtarët rusë”, shkroi ai.

Një ditë më parë Ukraina festoi Ditën e Pavrësisë. Në mbarë botën, pati tubime njerëzish në rrugë për të mbështetur Ukrainën. Udhëheqësit botërorë u mblodhën gjithashtu për të mbështetur Ukrainën.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u shfaq në Kiev në një udhëtim të paparalajmëruar për të treguar mbështetjen e vendit të tij, duke njoftuar 63.5 milion dollarë në ndihmë të re ushtarake. Ndërkohë, presidenti i SHBA Joe Biden i akordoi Ukrainës 3 miliardë dollarë, shifra më e lartë e akorduar nga SHBA për Ukrainën që prej nisjes së luftës.

Ora 17:17
Kievi: Rusët kanë shkëputur centralin bërthamor në Zaporizhia nga rrjeti elektrik i Ukrianës

Rusia ka shkëputur termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia nga rrjeti kombëtar i energjisë elektrike i Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga Agjencia e Lajmeve ukrainase “UNIAN” duke cituar operatorin Energoatom, sipas të cilit specialistët po punojnë për ta rilidhur atë.

“Sot, 25 gusht 2022, për shkak të zjarreve në deponitë e hirit të termocentralit Zaporizhzhia, që ndodhet pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, linja e fundit (e katërt) e komunikimit të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia me sistemin elektrik të Ukrianës është shkëputur dy herë”, thuhet në deklaratën e Energoatom. 

 

Ora 16:58
Humbje të konsiderueshme për Rusinë në luftë? Putin nënshkruan dekretin për rritjen e numrit të forcave ushtarake

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për rritjen e numrit  të forcave të  të armatosura ruse nga 1.9 milionë në 2.04 milionë, sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti.

Sipas dekretit të nënshkruar më 25 gusht, numri i personelit ushtarak do të rritet nga 1.013.628 në 1.150.628 efektivë.

Nënshkrimi i këtij dekreti vjen pasi në 28 maj, Putin nënshkroi një ligj që heq kufirin e moshës për rusët dhe të huajt për t’u bashkuar me ushtrinë.

Ora 14:21
Të paktën 25 viktima nga bombardimi i stacionit hekurudhor në Ukrainë

1661430257_220824ChaplyneUkrainemissleaftermathtrainstationac752pac370c.jpg

Ukraina njoftoi se të paktën 25 persona kanë vdekur nga sulmi rus me raketa në një stacion treni në Çapline, Ditën e Pavarësisë së vendit dhe kur u bënë gjashtë muaj që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës

Pesë nga viktimat e sulmit në qytetin lindor Çapline humbën jetën pasi automjeti i tyre u përfshi nga flakët prej shpërthimit të raketave. Dy djem të moshës 6 dhe 11 vjeç u vranë gjithashtu gjatë sulmit rus.

Nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko, i bëri të ditura shifrat e përditësuara të viktimave nga sulmi i së mërkurës.

“Gjithsej 31 persona kanë pësuar lëndime”, tha ai.

Disa orë para sulmit në stacionin e trenit, Rusia tha se po bënte më të mirën për të kursyer civilët, por sulmi rezultoi tragjik.

Ndërkohë, tre persona u vranë në rajonin lindor të Donjeckut të mërkurën dhe një tjetër u plagos, shkroi në Telegram guvernatori Pavlo Kyrylenko. Nikopol, një qytet përtej lumit nga centrali bërthamor i Zaporizhias, u bombarda nga rusët gjatë natës, tha Valentyn Reznichenko, guvernator i rajonit të Dnipropetrovskut.

Ora 08:47
Centrali më i madh bërthamor në Evropë, Rusia planifikon ta shkëpusë nga rrjeti energjetik i Ukrainës

1661410325_61007168303.jpg

Rusia ka hartuar një plan të detajuar për ta shkëputur termocentralin më të madh të Evropës në Zaporizhzhia nga rrjeti energjetik i Ukrainës, shkruan The Guardian. Kjo do të rrezikonte që sistemi i centralit të dëmtohej, duke sjellë pasoja katastrofike.

Udhëheqësit botërorë kanë bërë thirrje që zona e Zaporizhzhia të çmilitarizohet pasi u shfaqën pamjet e automjeteve të ushtrisë ruse brenda uzinës. Liderët perëndimorë e kanë paralajmëruar më parë Rusinë që të mos e shkëpusë centralin nga rrjeti ukrainas për ta lidhur me rrjetin elektrik rus.

Por Petro Kotin, kreu i kompanisë së energjisë atomike të Ukrainës, tha në një intervistë për The Guardian se inxhinierët rusë kanë hartuar tashmë një plan të ndërprerjes mbi bazën e planifikimit të emergjencës.

“Ata ia paraqitën planin punëtorëve në uzinë dhe punëtorët e uzinës na e paraqitën ne. Parakushti për këtë plan është dëmtimi i rëndë i të gjitha linjave që lidhin termocentralin bërthamor Zaporizhzhia me sistemin ukrainas”, tha Kotin.

Ai ka frikë se ushtria ruse tani po synon ta shkëpusë lidhjen energjetike me Ukrainën për ta bërë realitet skenarin e emergjencës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lali: 25/08/2022 14:35

    O taras i zgjuari ska lidhje Kosova me Ukrainën , Rusia nuk do territorin e Ukrainës se nuk ja del dot asaj që ka por do të ndryshoj regjimin aktual sepse është vegël e Amerikës nëse e kupton dhe nga momenti ql ndryshon qeveria do iki në hall të tij Rusi por nuk mund të lejoj që Nato të krijoj baza në derën e Rusisë sepse kishte një marëveahje vitw më parë që Ukraina do ishte shtet neutral , lexo pak më tepër dhe mos shiko shumë lajme se janë propagandë e perëndimit që duan të skllavërojnë botën

    Përgjigju
  • Rexhep Kasap Bule Leka [ kepi ]: 25/08/2022 12:50

    O Zhelinski Muzhiku Rus po bo me fol me vete gjith Evropën e jo mo ty o zhele që e fute Ukrainën në rug pa krye. Ti mendon se politika është theatër o Zhelenski trapër.

    Përgjigju
  • Beni: 25/08/2022 09:10

    Ruset jua kane ndertuar gjithe vendin kurse ju doni ti futni ameriken ne dere te shtepise normale qe do te ndodhnin keto qe po ndodhin

    Përgjigju
    • Tarasi: 25/08/2022 13:11

      Me kete llogjiken tende prej idioti I bie qe Kosova te jete nen pushtimin Serb perjete sepse e ka ndertuar serbi vendin ????

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?