Kiev- Rusia ka nisur prej ditësh bombardimet në front të gjerë, teksa sulmet deri tani kanë shkaktuar mbi 20 të vdekur dhe të paktën 50 të plagosur me raketa dhe dronë.
Objektiv i sulmeve ishte Dobropillia dhe Kharkiv në Ukrainë. Mes viktimave ka edhe fëmijë.
Të premten, forcat ruse dëmtuan infrastrukturën ukrainase të energjisë dhe gazit në sulmin e tyre të parë të madh me raketa që kur SHBA ndërpreu ndarjen e inteligjencës me Ukrainën, duke shtuar presionin mbi Kievin ndërsa presidenti Donald Trump kërkon një fund të shpejtë të luftës.
Kjo ka bërë që Kievi të rishikojë mbrojtjen e Kurskut dhe mund të tërhiqet nga momenti në moment me 10 mijë trupat e tij, të vendosura prej vitit të kaluar, kuf ofensiva ukrainase sprapsi ato ruse dhe pushtoi territorin armik, informon “La Repubblica”.
Rusia depërtoi linjat kryesore të mbrojtjes dhe ndërpreu zinxhirët e furnizimit. Për më tepër, ndalimi i shkëmbimit të inteligjencës nga SHBA po shkakton vdekje të shumta në ushtrinë ukrainase. Gjatë natës, rusët filluan një seri bastisjesh në Donetsk: për momentin numri i të vdekurve është të paktën 12, por është i destinuar të rritet. Tetë të tjerë humbën jetën në Dobropillia.
“Bastisje të neveritshme dhe çnjerëzore”, u shpreh presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky .
Edhe guvernatori ukrainas i rajonit, Vadym Filashkin, tha në rrjetin Telegram se kishte shumë viktima.
“Midis të plagosurve janë shtatë fëmijë”, saktësoi guvernatori, duke theksuar se shtatë të plagosur u shtruan në spital në Dobropillia ndërsa tre në gjendje të rëndë u evakuuan në Dnipro.
Media: SHBA dëshiron të braktisë stërvitjet e NATO-s në BE
Por ky nuk është lajmi i vetëm i keq për Ukrainën.
Shtetet e Bashkuara kanë informuar aleatët për qëllimin e tyre për të ndërprerë pjesëmarrjen në planifikimin e stërvitjeve të ardhshme ushtarake në Evropë. Kështu shkruan gazeta suedeze ‘Expressen’. Sipas burimeve, ngrirja e planifikimit të SHBA-së nuk zbatohet për stërvitjet e vendosura tashmë në vitin 2025.
Nëse synimi i SHBA-së do të qëndronte në vend, do të thoshte se Suedia dhe vendet e tjera të NATO-s do të detyroheshin të planifikonin stërvitje pa pjesëmarrjen e SHBA-së, ose vetëm me njësi të vogla amerikane. Sipas mediave, Trump dëshiron të largojë 35,000 trupa të NATO-s nga Gjermania.
Komente
