Zjarrfikës duke fikur zjarret pas sulmeve ruse

Bota

Lufta/ Rusia vijon bombardimet në Ukrainë, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur! Rubio: Trump-Zelensky mund të takohen javën e ardhshme

16 Shtator, 09:29| Përditesimi: 16 Shtator, 09:41

  • Share

Forcat ruse nisën një sulm masiv mëngjesin e sotëm në Zaporizhzhia, duke vrarë një person dhe duke plagosur shtatë të tjerë tha Ivan Fedorov, guvernatori i rajonit në Ukrainën juglindore.

Fedorov shtoi gjithashtu se mes të plagosurve ishte edhe një fëmijë.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia ka lëshuar më shumë se 3,500 dronë dhe gati 190 raketa kundër Ukrainës vetëm gjatë këtij muaji.

 "Ka pasur edhe provokime kundër partnerëve tanë. Ky është pikërisht lloji i terrorizmit ajror kundër të cilit Ukraina bën thirrje për një mbrojtje të përbashkët, në mënyrë që askush të mos duhet të mobilizojë me nxitim avionë luftarakë dhe të ndiejë presionin e Rusisë në kufijtë e tyre, theksoi lideri ukrainas.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio deklaroi për gazetarët në Izrael se Zelensky dhe Donald Trump mund të takohen javën e ardhshme.

Ai theksoi se Trump shpreson të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje me Presidentin rus Vladimir Putin.

Ora 09:39
Rubio: Takimi Trump-Zelensky i mundshëm javën e ardhshme

1758008489_marcorubio.avif

Foto: Marco Rubio

Presidenti Donald Trump mund të takohet me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky teksa ende shpreson të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje me Presidentin rus Vladimir Putin, tha Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ndërsa u nis nga Tel Avivi për në Doha.

"Trump pati disa telefonata me Putinin, disa takime me Zelenskyn, ndoshta do të ketë edhe një tjetër javën e ardhshme në Nju Jork, ku udhëheqësit do të mblidhen për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara", shtoi Rubio.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?