Ushtria ruse nuk është e përgatitur për një pushtim të shpejtë të Ukrainës, pasi është përballur me mungesa të mëdha logjistike. Kështu shprehet diplomati Lisen Bashkurti në Report TV. Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Bashkurti thotë se ëndrra e Rusisë për të pushtuar Kievin është e parealizueshme pasi sa më shumë i afrohet kryeqytetit po përballet me rezistencën e ushtrisë ukrainase.
“Në javën e tretë tashmë janë realizuar disa tendenca, rusët nuk kanë qenë aq mirë të përgatitur për të përballuar një pushtim të shpejtë të Ukrainës. Është një armatë paradash sesa një ushtri operacionale e shpejtë në terren. U vu re që në javën e dytë të luftës. Ajo që dominon tani është kaosi në tërë konfrontimin mes dy palëve, po shkohet drejt një proporcionalitetit. Është rritur shumë rezistenca e Ukrainës. (...)Vërehen në terren përpjeke të dukshme të armatës ruse për të zgjeruar zonat e ekspansionit. Operacioni rus ka nis nga veri-perëndimi dhe është shtrirë në zonën lindore. Përpjekjet për tu futur më thellë janë ëndrra të parealizueshme të Rusisë. Sa më shumë afrohet drejt Kievit aq më e madhe është rezistenca ukrainase”, tha Bashkurti.
Deklaratat e Putin se Ukraina po rekruton mercenarë nga Shqipëria, Kosova e Kroacia për të luftuar, Bashkurti thotë se presidenti rus po i përdor për të justifikuar rekrutimin e mijëra mercenarëve të Rusisë nga Lindja e Mesme për t’i mbështetur në luftë.
“Kjo është pjesë e propagandës së tyre. Në këtë rast po përpiqet të bëjë një propagandë për të arsyetuar rekrutimin e mijërave mercenarë nga Lindja e Mesme”, vijoi Bashkurti.
Diplomati Bashkurti thotë se situata në Ukrainë do të zgjidhet deri në fillim të qershorit përmes diplomacisë. Ndërsa pati një koment edhe për frikën që Serbia mund të shkaktojë trazira në Ballkan duke qenë se nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Sipas Bashkurtit, Serbia nuk ka kapacitet të destabilizojë Ballkanin.
“Siç vërehet dinamika e zhvillimeve në terren, ku po fuqizohet Ukraina dhe me shtrëngimin e sanksioneve dhe pasojat që po ndjen ekonomia ruse dhe presioni gjykatës ndërkombëtare për krime lufta, mendoj se koha që ky konflikt do mbyllet nuk është aq i largët. Ndoshta nga muaji maj, fillimi i qershorit mund të kemi zgjidhje diplomatike që ndoshta është e kuptueshme për të dyja palët por nuk ka zgjidhje tjetër”, u shpreh Bashkurti në Report Tv.
Sekretar i pare i rinise komuniste te shqiperise , e mori nga ....... e coi ne tiane dhe konklizioni , ky eshte si ai qeni qe ha doren e te zot qe e ushqen
PërgjigjuTe cili fallxhor shkon ky? Pyes per nje mik.
Përgjigju