Një anije mallrash e dëmtuar në portin e Odessa nga raketat ruse

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

8 Tetor, 08:19| Përditesimi: 8 Tetor, 08:24

  • Share

Rusia ka sulmuar portin e Odessa me raketa balistike gjatë mëngjesit të sotëm. Objektivi i sulmuesit ishte infrastruktura portuale", thotë kreu i administratës rajonale të Odessës.

Nga sulmi, humbi jetën një 60-vjeçar ukrainas, punonjës i një kompanie private të trajtimit të mallrave, ndërsa 5 shtetas të tjerë u plagosën.

Sipas La Repubblica, ky është sulmi i dytë kundër një anije civile në portin e Odessa, në jug të Ukrainës, ditët e fundit.

Ndërkohë, forcat ruse kanë hyrë në periferi të qytetit të vijës së parë të Toretsk.

"Situata është e paqëndrueshme, luftimet po zhvillohen në çdo hyrje të qytetit”, tha Anastasiia Bobovnikova, zëdhënëse e Grupit Taktik Operacional.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?